AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi mirëpret nismat për regjistrin kombëtar të të dënuarve për krime seksuale

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme, Në Fokus
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë prezantimit të dy projektligjeve në komisionin parlamentar të sigurisë. Foto: Blerina Gjoka.

Dy nisma të ngjashme në thelb që synojnë krijimin e një regjistri kombëtar për të dënuarit për krime seksuale kanë nisur diskutimin në komisionet parlamentare.  Nisma e shoqërisë civile, e  firmosur nga 22 mijë zgjedhës dhe ajo e deputetes Erisa Xhixho do të shkrihen në një projektligj të përbashkët.

Gjatë prezantimit të dy projektligjeve në komisionin parlamentar të sigurisë. Foto: Blerina Gjoka.

Komisioni parlamentar i Sigurisë miratoi të martën në parim dy nisma ligjore që synojnë krijimin e regjistrit kombëtar të të dënuarve për krime seksuale. Njëri projektligj mbërriti në Kuvend nga organizatat e shoqërisë civile; qendra “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”, “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” si dhe Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, i mbështetur gjithashtu nga 22 mijë zgjedhës.

Projektligji i dytë është depozituar nga deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho.

Ejnxh Pepa nga “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza” tha para komisionit se projektligji synon krijimin e një mekanizmi ligjor efektiv për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve, grave dhe çdo viktime të mundshme të dhunës seksuale.

Regjistri kombëtar do të mundësojë sipas saj identifikimin e vendodhjes së të dënuarve për krime seksuale si dhe monitorimin e tyre.

Ndërsa deputetja Xhixho tha se ka një vakuum ligjor në këtë drejtim dhe se është domosdoshmëri krijimi i një regjistri të tillë, duke pasur paarsysh dhe rastet në rritje të krimeve seksuale, kryesisht të pedofilisë.

“Vetëm në Tiranë kemi mbi 50 të dënuar për pedofili, që janë të lirë jashtë monitorimit të policisë,” tha Xhixho.

Të dyja nismat janë të ngjashme në qëllimin kryesor për monitorimin e të dënuarve për krime seksuale dhe synimin për të parandaluar këto krime. Nismat ndryshojnë lidhur me mënyrën e aksesimit në regjistër, nëse ai do të jetë i hapur për publikun e gjerë apo vetëm për organet ligjzbatuese.

Nisma e zgjedhësve parashikon që regjistri të jetë i aksesueshëm për komunitetin, që çdokush që kërkon të dijë nëse në lagjen ku jeton ka një banor të dënuar për krime seksuale ta mësojë këtë. Për organizatat e shoqërisë civile, aksesi i publikut do të bënte të mundur monitorimin e këtyre personave dhe parandalimin e krimeve të kësaj natyre.

“Duke qenë publik, i japim mundësi komunitetit që të bëhet bashkëpunues në monitorimin e këtyre personave dhe të rrisim sigurinë publike,” tha Pepa,  duke konsideruar me rëndësi rolin e shoqërisë civile në ndërgjegjësimin e komunitetit në këtë drejtim.

Ndërsa nisma e Xhixhos parashikon që regjistri të jetë i aksesueshëm nga organet e pushtetit vendor dhe institucionet arsimore, por jo nga publiku. “Kemi marrë modelin e Bashkimit Europian dhe Gjykatës së Strasburgut,” tha ajo, duke shtuar se në një shoqëri si e jona që ka “qasje të fortë ndaj dhunës, duhet të kemi kujdes të mos krijojmë më shumë urrejtje në shoqëri”. Po, ajo theksoi se ky ndryshim mes nismave nuk e afekton qëllimin primar dhe për të personalisht “nuk kishte asnjë problem” bërja publike e emrave të të dënuarve për krime seksuale”.

Relatorja Antoneta Dhima e konsideroi të domosdoshëm një projektligj të tillë, duke marrë parasysh fenomenin në rritje të krimeve me natyrë seksuale. “Në vitin 2020 ka 112 dënime për krime të tilla, ndërsa unë mendoj se numri i këtyre krimeve është akoma më i lartë, sepse një pjesë nuk raportohen për shkak të mentalitetit që ekziston,” tha ajo.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë parashikohet të jetë përgjegjëse për ndërtimin e këtij regjistri, por për hartimin e tij do të bashkëpunojnë gjykatat dhe drejtoritë e burgjeve. Synimi i tij është që të dënuarit për krime seksuale të jenë pjesë e këtij regjistri nga 5 deri në 30 vite pasi kanë mbaruar dënimin, në varësi të llojit të dënimit që kanë marrë.

Për këta persona parashikohet monitorimi i vazhdueshëm nga policia dhe kufizime për punësimin e tyre, duke iu ndaluar për shembull punësimin në vende ku ka fëmijë apo persona me aftësi të kufizuara mendore.

Në fund, komisioni miratoi dy nismat ligjore në parim, të cilat do të kthehen në një projektligj të vetëm  gjatë diskutimeve në komisionet përkatëse parlamentare.

 

Etiketa: Antoneta DhimaBashkimit EuropianDhunëErisa XhixhoGjokaGjykatëGjykatësgraKomisionet parlamentareKrimekrime seksualekufizimeKuvendKuvendiligjzbatueseMonitoriminatyrenismaParapedofiliPoliciaProjektligjProjektligjiPunëshqipShqipërizhvillim
Tjetri
Gjyqtarja Arbana Selmanaj konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Arbana Selmanaj konfirmohet në detyrë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.