AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLP shkarkon prokurorin Shkëlqim Kokona për shkelje të përsëritura

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbledhja e KLP-së | Foto : Edmond Hoxhaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe vendosi shkarkimin e prokurorit të Pogradecit Shkëlqim Kokona, për një sërë shkeljesh.

Mbledhja e KLP-së | Foto : Edmond Hoxhaj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi të premten kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe vendosi unanimisht shkarkimin e prokurorit të Pogradecit Shkëlqim Kokona.

Kokona u procedua nga ILD për një sërë shkeljesh, ndër të tjera edhe për “mosnxjerrja në 28 raste (2019-2021), e urdhrave për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të dënimit me burgim për të cilat është aplikuar pezullimi i ekzekutimit me kusht”.

Sipas Inspektorit të Lartë të Drejtësisë Artur Metani, prokurori po ashtu kishte “shkelje të përsëritur dhe të rëndë të rregullave të solemnitetit, rregullave të mirësjelljes në marrëdhëniet me palët, me drejtuesit e prokurorisë, me gjyqtarët, me oficerë të policisë gjyqësore, si dhe me personelin e administratës së prokurorisë dhe të gjykatës”.

Kokona u fajësua edhe për sjellje që “kanë sjellë shkelje të rënda profesionale, diskreditim të pozitës dhe figurës së prokurorit, si dhe kanë cënuar besimin e publikut te drejtësia”.

Në seancën dëgjimore të zhvilluar në 13 dhjetor Kokona i mohoi shkeljet e pretenduara nga ILD dhe kërkoi rrëzimin e kërkesës.

I mbledhur në seancë të premten KLP, pasi pranoi vetë përjashtimin nga çështja të dy anëtarëve të tij Vatë Staka dhe Nurihan Seiti, vendosi në dhomë këshillimi të pranonte kërkesën për shkarkim.

Kreu i KLP Gent Ibrahimi tha në leximin e vendimit se ndaj Kokonës ishte miratuar masa e shkarkimit nga detyra dhe ulja e rrogës me 50 për qind deri në datën që vendimi do të marrë formë të prerë.

“Me votë unanime, KLP vendosi të pranojë kërkesën e ILD për dhënien e masës disiplinore “Shkarkim nga detyra” për prokurorin”, thuhet në njoftimin e KLP.

Shënim: Ky shkrim u përditësua për të korrigjuar foton.
Etiketa: Artur MetaniDrejtësiaGent IbrahimiGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarILDInspektor i Lartë DrejtësisëKeshilli i Larte i ProkuroriseKLPKokonaMASMasaNurihan SeitiProkuroriSHShkarkimshkarkim nga detyraVendimi
Tjetri
Vetingu zbulon dënimin në Itali të anëtarit të Gjykatës së Lartë

SPAK sekuestron apartamentin e ish-gjyqtarit Admir Thanza

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.