AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor

Opozita shqiptare voton e përçarë për rrëzimin e njëri-tjetrit

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Djathas, mbështetësit e Bashës. Majtas, mbështetësit e Berishës. Foto: LSA

Mbështetësit e ish-kryetarit Sali Berisha votuan në një “referendum” për shkarkimin e kryetarit aktual Lulzim Basha ndërsa mbështetësit e Bashës votuan në një “kongres” për të shpallur “nul” vendimet e mbështetësve të Berishës, në atë që mund të shënohet si përçarja më e thellë në këtë parti që nga themelimi i saj tre dekada më parë.

Djathas, mbështetësit e Bashës. Majtas, mbështetësit e Berishës. Foto: LSA

Mbështetësit e ish-kryetarit demokrat Sali Berisha votuan të dielën në një palë zgjedhjesh të brendshme të cilat i quajtën “referendum” dhe vendosën në shumicë dërrmuese shkarkimin e kryetarit aktual Lulzim Basha. Basha dhe mbështetësit e tij organizuan një “kongres kombëtar” të partisë ku shpallën të pavlefshme veprimet e palës tjetër.

Sipas mbështetësve të Berishës, afro 44 mijë anëtarë votuan në të gjithë vendin për të rrëzuar Lulzim Bashën si kryetar ndërsa sipas mbështetësve të Bashës, mbi 5 mijë delegatë të Kuvendit Kombëtar rrëzuan veprimet e Berishës.

“43385 demokratë kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës, duke ratifikuar vendimin numër 6 të kuvendit”, deklaroi Albana Vokshi, një mbështetëse e Berishës, mbrëmjen e së dielës.

Ndërsa rezoluta e mbështetësve të Bashës deklaroi se çdo “qëndrim apo vendim i këtij tubimi është nul dhe nuk ka asnjë vlerë politike dhe ligjore për Partinë Demokratike”.

Dita e dielë ishte e tensionuar për të gjithë mbështetësit e partisë kryesore opozitare në vend, ku në çdo degë duket se pati mbështetës të palëve kundërshtare.

Konflikti mes Lulzim Bashës dhe ish-kumbarit të tij politik Sali Berisha nisi pasi Basha vendosi përjashtimin e tij nga grupi parlamentar për shkak se Departamenti Amerikan i Shtetit e emërtoi Berishën si person “i përfshirë në korrupsion madhor” duke vendosur sanksione mbi të. Me një veprim dukshëm sfidues ndaj diplomacisë amerikane, Berisha zgjodhi të votojë në një lokal të quajtur “Amerika” që gjendet pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë në “referendumin” për rrëzimin e Bashës.

Mbështetësit e Bashës iu përgjigjën duke shënjestruar lëvizjen e Berishës si “antiamerikanizëm”.

“Sali Berisha hodhi bazat e një organizatë politike me frymëzim antiamerikan që vetëm me PD-në nuk ka e nuk do të ketë asnjë lidhje kurrë,” shkruhet në rezolutën pro-Bashës.

Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën se përdorin partinë për interesa personale. Sipas mbështetësve të Bashës, lëvizja “Berisha” synon ta kthejë këtë parti në një bunker të interesave të Berishës ndërsa sipas Berishës, Basha e shfrytëzon partinë për interesa personale.

Themeluar në vitin 1991 si partia e parë jokomuniste në Shqipëri, Partia Demokratike u drejtua formalisht dhe në mënyrë indirekte nga Sali Berisha deri në vitin 2013, kur ky i fundit dha dorëheqjen dhe ia kaloi partinë Lulzim Bashës.

Përgjatë tre dekadave të ekzistencës së saj, kjo parti ka njohur grupime të ndryshme të shkëputura, përfshirë Partinë Aleanca Demokratike në fillim të viteve 1990 dhe Partinë e Re Demokratike në fillim të viteve 2000 por ndarja mes Berishës dhe Bashës duket se është më e thella në këtë parti që nga themelimi.

Beteja mes palëve pritet të vijojë në javët në vijim për kontrollin e zyrave, vulave dhe bravave në çdo degë partie e në çdo zyrë. Mbështetësit e Berishës kanë kërkuar në gjykatën e Tiranës, ku regjistrohen vendimet e organeve drejtuese të partive kryesore, regjistrimin e vendimeve për ndryshime në statut si dhe, besohet, vendimin e “referendumit” për shkarkimin e Bashës.

Berisha bëri të ditur se ka ndër mend të vijojë politikën e tij të tensionimit, për të cilën ka qenë i famshëm përgjatë të gjithë karrierës së tij politike, duke shpallur se do të  organizojë një miting të mbështetësve të tij ditën e hënë, ditë kur presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic do të vizitojë Tiranën.

Lulzim Basha. Foto: LSA
Sali Berisha. Foto: LSA
Mbështetësit e Bashës. Foto: LSA
Mbështetësit e Berishës. Foto: LSA
Etiketa: Albana VokshiAmerikaBashaDepartamenti Amerikan i ShtetitGjykatëkongresKorrupsionkorrupsion madhorkryetarLulzim BashaOpozitaPartiaPartia DemokratikePDReferendumRezolutaSali BerishasanksioneSHSHBAshqipShqipërishqiptareTiranëVendimVendimet
Tjetri
Prokurori Endrit Bimi përballet me vetingun

KPK u nda në rivlerësimin e prokurorit Endrit Bimi

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.