AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Anita Jella paraqet qëndrimet për denoncimet dhe pyetjet e relatores Natasha Mulaj

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në KPA, Lajme, Vendi
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Anita Jella pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN

Prokurorja e Durrësit, Anita Jella i konsideroi të pabazuara 7 denoncime nga publiku dhe dorëzoi dhjetëra dokumente për të vërtetuar qëndrimin e saj. Gjithashtu, ajo i cilësoi pyetjet e ngritura nga relatorja Natasha Mulaj të shteruara nga shpjegimet që kishte dhënë në Komision dhe jashtë shkaqeve të ankimit.  

Prokurorja Anita Jella pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella paraqiti të hënën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA qëndrimet e saj lidhur me 7 denoncime nga publiku të depozituara se fundmi, si dhe për 11 pyetjet e ngritura nga relatorja e çështjes Albana Shylla në seancën e kaluar më 15 dhjetor, kryesisht mbi shkëmbimin e apartamentit që zotëron aktualisht subjekti.

Prokurorja Jella u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2019, por vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, i kërkuan Komisionerit Publik që të apelojë çështjen me arsyetimin se ajo duhej të shkarkohej për mangësi në deklarimin e pasurisë dhe probleme të profesionalizmit.

Ankimimi i Komisionerit Darjel Sina bazohet kryesisht mbi veprimet dhe mosveprimet e Jellës në çështjen ndaj Liridon Pulës, drejtues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës dhe në ato për një gjyqtare të Gjykatës së Apelit Tiranë, që ishte trasferuar për kompetencë në Durrës. Për pasurinë problemet janë fokusuar në një apartament të porositur në vitin 2011 në Durrës, për të cilin Sina konkludon se subjekti ka kryer deklarim të pamjafuteshëm.

Jella theksoi në seancën e të hënës se për dy prej denoncimeve nuk qëndronin pretendimet e ankuesve, pasi sipas saj, në cilësinë e dejtueses vetëm kishte kryer përcjellje të shkresave. Për një prej denoncimeve ajo sqaroi se kallëzueses i ishin vendosur në dispozicion gjithë aktet dhe se nuk qëndron pretendimi për hetim të cekët.

Po ashtu, Jella konsideroi si të pabazuara dy denoncime anonime, ku në një prej tyre ankohet për vendimarrjen e prokurorisë për pushimin e hetimeve pa e kërkuar në gjykatë, ndërsa në tjetrin ngrihen pretendime se subjekti ka favorizuar një oficer të policisë gjyqësore duke mos i dhënë ngarkesë pune.

Jella shpjegoi se Gjykata e Apelit Durrës kishte krijuar praktikë që për veprat penale që parashikojnë deri në dy vjet burgim të jetë prokuroria që të vendosë pushimin e çështjeve. Megjithatë ajo sqaroi se prokurorët e Prokurorisë Durrës kishin mbajtur qëndrime të ndryshme, pasi ka pasur raste që e kanë kërkuar pushimin e çështjeve në Gjykatë.

Ajo kundërshtoi si të pavërtetë pretendimin për favorizimin e një oficeri të policisë gjyqësore dhe depozitoi si provë dokumentacion për ndarjen e çështjeve për secilin prej tyre. Prokurorja Jella i kundërshtoi dhe denoncimet e tjera. Ajo theksoi se veprimet e saj në cilësinë e drejtueses lidhur me çështjet e trajtuara në denoncime janë në përputhje me kuadrin ligjor. Jella depozitoi si prova dhjetëra vendime dhe dokumentacione në funksion të qëndrimit të saj ndaj 7 denoncimeve të depozituara nga publiku në KPA.

Edhe Komisioneri Darjel Sina i konsideroi të kënaqshme parashtrimet e subjektit për denoncimet e publikut, që sipas tij nuk përmbajnë fakte apo indicie. Megjithatë, pasi u tërhoq, trupi gjykues i KPA vendosi të administrojë gjithë provat e dorëzuara nga subjekti në funksion të qëndrimeve të saj ndaj denoncimeve, si dhe shtyu seancën për të marrë vendim nëse do të kryhet hetim ose jo për pretendimet e ankuesve.

Në vijim Jella paraqiti qëndrimin e saj lidhur me 11 pyetjet e ngritura nga relatorja e çështjes, Natasha Mulaj. Në seancën parardhëse Komisioneri Darjel Sina konsideroi se prokurorja Jella ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, konkretisht lidhur me një apartament banimi me sipërfaqe 113 m2 në Durrës, me vlerë 67 mijë e 900 euro.

Komisioneri evidentoi faktin se në vitin 2016 subjekti ka deklaruar se është kryer këmbimi i apartamentit me sipërfaqe 97 m2 i porositur në 2011-ën nga bashkëshorti me apartamentin me sipërfaqe 113 m2 të porositur nga kunati, i cili ka hequr dorë dhe kompania ndërtuese i ka kthyer atij shumën 71 mijë e 190 euro. Sipas tij, subjekti nuk ka arritur të provojë një investim të pretenduar, që sipas saj ka qenë shkak për mosndryshimin e çmimit të apartamentit dhe pse ka përfituar më shumë sipërfaqe nga shkëmbimi i vitit 2016 me firmën ndërtuese, të apartamentit të porositur me atë të prenotuar nga vëllai i bashkëshortit.

Komisioneri vlerëson se Jella nuk e ka deklaruar apartamentin që përdor prej vitit 2011 dhe i konsideroi të pabazuara pretendimet e subjektit se në deklarimet periodike, përpara ndryshimeve ligjore, nuk ka qenë e detyrueshme dhe nuk kërkohej deklarimi i sendeve të paluajtshme në përdorim.

Mulaj e pyeti Jellën për mosdeklarimin e adresës së plotë në vitin 2011 kur kanë filluar të banojnë në shtëpinë e blerë në Durrës; për mosdeklarimin e investimit dhe ndryshimin e çmimit; për mënyrën e regjistrimit të pasurisë; lidhur me kreditë e marra për dy apartamentet dhe se cili e paguan; për katin ku gjendet apartamenti; deklarimin e vlerës që shoqëria ndërtuese i ka kthyer kunatit për shkak të heqjes dorë në vitin 2013; për mungesë të provave për shkëmbimin si dhe për marrjen e një vlere monterare nga vjehrra ndërkohë që dispononin.

Prokurorja Jella solli në vëmendje se për pyetjet e drejtuara kishte dhënë shpjegime dhe përgjigje shteruese gjatë hetimit administrativ në KPK. Sipas saj, pyetjet që i janë drejtuar lidhur me vëllain e bashkëshortit nuk qëndrojnë, pasi nuk rezulton që ai të jetë person i lidhur apo person tjetër i lidhur. Subjekti theksoi se pasuritë e vëllait të bashkëshortit nuk mund ti nënshtrohen hetimit. Jella sqaroi në qëndrimin e saj se kur kunati kishte porositur apartamentin e tij, ajo dhe bashkëshorti ishin për kurim në Angli.

“Në disa pyetje tejkalohen dhe shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik”, vërejti Jella dhe u shpreh se nuk mund të merren në shqyrtim nga Kolegji. Sipas subjektit, jo vetëm që disa pyetje janë në tejkalim të shkaqeve të ngritura nga Komisoneri, por janë dhe në tejkalim të gjësë së gjykuar. “Ligji parashikon se gjykata gjykon brenda kërkimit të ankimeve”, pohoi Jella.

Ajo deklaroi se megjithëse përgjigja e pyetjeve e vendos jashtë sigurisë juridike, do të paraqiste shpjegime e qëndrim për secilën prej tyre.

Jella pohoi se kishte deklaruar vetëm adresën e lagjes dhe të rrugës ku gjendet pallati ku jeton, pasi objekti nuk ishte regjistruar në atë kohë. Ajo këmbënguli se të drejta reale për këtë pasuri kishte fituar vetëm me nënshkrimin e kontratës së shkëmbimit të vitit 2016. Lidhur me mospasqyrimin e investimeve të kryera, Jella pohoi se shoqëria ndërtuese kishte deklaruar se çmimi nuk ndryshonte për shkak të punimeve të kryera.

Ajo sqaroi se së bashku me bashkëshortin paguanin kredinë e marrë prej tyre, ndërsa kunati vijonte të shlyente kredinë e tij. Subjekti vendosi në dispozicion të Kolegjit vërtetime të bankës që sipas saj provojnë këtë fakt.

Jella pohoi se kërkesa për legalizim është kryer bazuar në kontratën e shkëmbimit të apartamenteve dhe se sipas lejes së legalizimit apartamenti gjendet në katin e pestë të banimit.

Lidhur me marrjen e një vlere monetare nga vjehrra, Jella këmbënguli se ishin përdorur vetëm për marrjen e vizës dhe se ky veprim ishte kryer për shpejtësi.

Në fund të seancës Komisioneri Publik deklaroi se parashtrimet dhe qëndrimet e subjektit nuk kanë arritur të kundërshtojnë shkaqet e ankimit dhe sipas tij Jella nuk arrin nivel të besueshëm.

Seanca kur pritet që KPA të vendosi lidhur me hetimin ose jo të denoncimeve nga publiku u shty për më datë 10 janar 2022, ora 10:00.

 

Etiketa: AngliAnita JellaBashkëshortiBIRNDarjel sinaDurrësEuroGjykataGjykata e ApelitGjykata e Apelit DurrësGjykatëGjykatësGjyqGjyqtareHetimKolegjiKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisionKomisioneriKomisioneri PublikKPAKPKNatasha MulajONMprokurorProkuroriaProkuroria e Rrethit DurrësSeancatë drejtaVendimVëzhguesit
Tjetri
Gjyqtari Arqile Basho shkarkohet nga detyra

Gjyqtari Elidon Papazisi u dorëhoq pasi u njoh me rezultatet e vetingut

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.