Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
Reporter.al
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Page Positions Artikull kryesor Lajme

Kuvendi kalon ‘vjedhurazi’ zgjatjen e afatit për investimet strategjike

Blerina GjokaNgaBlerina Gjoka
19:56 | 20/12/2021
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 3 minuta
A A
0
Si u vodhën miliona euro tokë në Dhërmi përmes zyrave shtetërore

Bregdeti i Dhërmiut dhe i Palasës i fotografuar nga Qafa e Llogarasë | Foto L LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Në seancën e fundit të sesionit parlamentar, mazhoranca miratoi pa debat nismën e deputetit socialist Arben Pëllumbi për zgjatjen deri në vitin 2023 të afatit për “Investimet strategjike”.

Bregdeti i Dhërmiut dhe i Palasës i fotografuar nga Qafa e Llogarasë | Foto L LSA

Një ligj i qeverisë për “Për investimet strategjike” i vitit 2015,  që ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit, do të shtrijë afatet e zbatimit deri në fund të vitit 2023. Me 75 vota pro mazhoranca qeverisëse votoi të hënën propozimin e deputetit socialist Arben Pëllumbi, i cili u fut me procedurë të përshpjetuar në seancë plenare dhe nuk pati diskutime në komisionet parlamentare.

Vetëm disa ditë pas depozitimit në faqen e Kuvendit dhe pas kalimit pa debat në një mbledhje të Komisionit të Ekonomisë, projektligji me dy nene u votua në mesin e 12 akteve të tjera ligjore në seancë.  Prezantimi i deputetit Pëllumbi nuk tërhoqi  vëmendje dhe nuk krijoi debat në sallën e mbetur gjysëm bosh, ku mungonin deputetët e opozitës.

“Kanë përfituar 31 projekte të Investimeve Strategjike që nga viti 2015”, tha Pëllumbi dhe nga shtyrja e parë që i është bërë afatit deri në dhjetor 2021 kanë ardhur dhe “20 projekte të tjera me vlerë 3 miliardë euro”.  Ai argumentoi se shtyrja kërkohet pasi projektet e reja akoma nuk kanë nisur nga puna pasi “shtrihen ne zona ku ende nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar i pasurive të paluajtshme”.

Ai tha se do i jepet kohë Kadastrës që të vendosë pronat në dispozicion të këtyre investimeve. “Subjektet investuese do të kërkojnë zgjatjen e afatit si e vetmja mënyrë për të zhvilluar investimin. Krijon vakum ligjor, pasi statusi që është fituar nuk është pezulluar dhe pse pronat nuk janë bërë gati dhe mund të krijojë problematike për investimin dhe për qeverinë”- argumentoi ai në Kuvend.

Sipas Pëllumbit kjo shtyrje është e nevojshme dhe në mungesë të një ligji të ri “për investimet” që po përgatitet nga ministria e Financave.

Projektligji në faqen e Kuvendit shoqërohet nga një raport i komisionit të Ekonomisë si komision përgjegjës, ku thuhet se u shqyrtua dhe u miratua nga të gjithë anëtarët e pranishëm.

Por deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, i pyetur nga BIRN për qëndrimin e opozitës tha se “ky projetligj është kaluar vjedhurazi në komision”, pasi opozita ishte e përqëndruar tek debati për dekretet e presidentit në atë mbledhje.

“Unë kam qenë kundër, por nuk pata mundësinë t’i paraqisja argumentet e mia as në komision dhe as në seancë, edhe për shkak të zhvillimeve partiake”- sqaroi Leskaj. Ai tha se mazhoranca ka preferuar të shmangë debatin pasi është një ligj që “u shërben pak personave pranë qeverisë”.

Ligji për investimet strategjike u miratua nga Kuvendi në vitin 2015. Ai i njeh statusin investitor strategjik në turizëm çdo projekti që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë. Në dhjetor të vitit 2015, qeveria ka miratuar gjithashtu 10 vendime me qëllim lehtësimin dhe rregullimin e procedurave për investitorët strategjikë, duke i mundësuar konsolidimin e titujve të pronësisë.

Sipas këtyre vendimeve, shteti është i detyruar t’i ofrojë investitorëve strategjikë infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm, kanalizime dhe trajtim të ujërave të ndotura, dhe infrastrukturë rrugore.

Në seacën e fundit të sesionit të parë të Legjislaturës së 10-të të Kuvendit mazhoranca rrëzoi dekretet e Presidentit Ilir Meta për kthimin e Buxhetit të qeverisë dhe paketës fiskale dhe dekretin që kthente për shtyrtim ligjin “Për Bashkëqeverisjen” dhe miratoi një ligj të ri për jetimët ku parashikohet mbështetje financiare për fëmijët e  punonjësve të Policisë të rënë në detyrë, e kadegori të tjera.

Tjetri
Rikthimi i Christopher Hill në Beograd nënkupton sfidë për Serbinë

Rikthimi i Christopher Hill në Beograd nënkupton sfidë për Serbinë

Më të lexuarat

Si u vodhën miliona euro tokë në Dhërmi përmes zyrave shtetërore

Kuvendi kalon ‘vjedhurazi’ zgjatjen e afatit për investimet strategjike

19:56 | 20/12/2021
Paqartësi në kërkimet e Komisionerit, KPA shtyn procesin për Rilinda Selimin

‘Para konfirmimit zgjedh familjen’, gjyqtarja Rilinda Selimi mbrohet në KPA

21:11 | 19/05/2022
Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

17:16 | 17/05/2022
Në foto: Jeta mes fushave të naftës në Kuçovë

Në foto: Jeta mes fushave të naftës në Kuçovë

17:34 | 17/05/2022
KPA kërkon analizë të re financiare për gjyqtarin Dritan Banushi

Gjyqtari Dritan Banushi kundërshton analizën e re financiare

17:14 | 20/05/2022
Kapedani përballet me dyshimet e ONM-së për ‘kontakt të papërshtatshëm’

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Enkeleda Kapedani

12:07 | 18/05/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.