AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Mos humbisni Korrupsioni

PD-PS shkëmbejnë akuza për inceneratorët

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
5 years më parë
në Korrupsioni, Lajme, Mjedisi, Në Fokus
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetja, Jorida Tabaku duke folur gjatë mbledhjes së parë të komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët | Foto : LSA

Kryetarja e komisionit hetimor Jorida Tabaku akuzoi socialistët për bojkot të mbledhjes së radhës, ndërsa nënkryetarja Ermonela Felaj tha se mbledhja u thirr pas mbarimit të sesionit parlamentar.

Deputetja, Jorida Tabaku duke folur gjatë mbledhjes së parë të komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët | Foto : LSA

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë përfshirë në akuza të ndërsjella për “aferën e inceneratorëve”, pasi dështoi për mungesë kuorumi mbledhja e radhës e komisionit hetimor. Njoftimi për mbledhjen e së mërkurës u publikua në agjendën zyrtare të Kuvendit, por në sallë ishin të pranishëm vetëm anëtarët e opozitës.  Kryetarja Jorida Tabaku akuzoi socialistët për bojkot dhe bllokim të hetimit. “PS premtoi që nuk do ketë mbrojtje politike për askënd që është i përfshirë në këtë aferë.  Ndërkohë që sot mbrojtja politike po jepet duke bojkotuar mbledhjet e komisionit”- tha Tabaku në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit.

Socialistët nuk kanë pranuar mbledhjen me argumentin se ka mbaruar sesioni parlamentar për këtë vit.  Nënkryetarja e komisionit, Ermonela Felaj, i tha BIRN-it, se caktimi i mbledhjes ishte i njëanshëm. “Sesioni është mbyllur të hënën, 20 dhjetor dhe sipas Rregullores se Kuvendit nuk ka mbledhje te komisioneve në periudhën ndërmjet dy sesioneve”- tha ajo duke shtuar se PD ishte në dijeni të kalendarit të punimeve të Kuvendit. Sipas Felajt, anëtarët e PS-së kanë pritur për të bërë mbledhje që prej datës 7 dhjetor.  “Parlamenti nuk mund të rrijë në agjendën e kacafytjeve të PD-së”- shtoi ajo.

Për Tabakun ky argument nuk qëndron pasi edhe komisione të tjera po vijojnë punën pas seancës së fundit plenare të sesionit. Ajo tha se bojkoti i socialistëve pas arrestimit të një ish-ministri bëhet për të mbrojtur personat e tjerë të përfshirë në këtë aferë korruptive.

“Lefter Koka është vetëm fillimi, është vetëm i pari që duhet të shkojë përpara drejtësisë, PS është rreshtuar haptazi në mbrojtje të interesit korruptiv të Lefter Kokës, të Klodian Zotos që është sot në kërkim, të Stela Gugallias që është sot në kërkim dhe të Mirel Mërtirit”- akuzoi ajo.

Tabaku i bëri thirrje SPAK që të shtrijë hetimin edhe tek personat me pushtet.

“Pa bërë drejtësi për të gjithë këta persona, SPAK-u dhe Komisioni Hetimor nuk kanë për ta kryer punën e tyre”- shtoi ajo duke bërë dhe një herë thirrje institucioneve shtetërore dhe private që të japim të dhënat e kërkuara për komisionin hetimor.

Kjo ishte mbledhja e parë e thirrur pas arrestimit nga SPAK të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka i akuzuar për korrupsion dhe shpërndorim detyre në dhënien e konçensionit për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit.

Komisioni hetimor për aferën e inceneratorëve nuk ka arritur akoma të miratojë një plan hetimor, ndërsa afati i funskionimit është deri me 15 janar 2022, ku i duhet të dalë me një raport gjetjesh për ligjshmërinë e veprimeve të institucioneve shtetërore në dhënien e kontratave koncensionare për impantet e përpunimit të mbetjeve urbane.

Etiketa: AkuzaBIRNbllokimErmonela FelajInceneratorJorida TabakuKorrupsionLefter KokaMbledhjeMbrojtjambrojtjeMjedisitPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePDPSPunëraportSPAK
Tjetri
Që lufta kundër korrupsionit të ketë sukses

Rrjedhja e pagave të 630 mijë qytetarëve shkakton skandal në Shqipëri

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.