AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zbulohet një skemë zhvatjeje përmes ‘call center’ në Tiranë

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
5 years më parë
në Lajme, Vendi
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj dhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj gjatë një konference për shtyp. Foto: LSA

Policia ka arrestuar 35 persona dhe po heton në gjendje të lirë 20 të tjerë që dyshohen si pjesëtarë të një skeme mashtrimi nëpërmjet “call center”, të cilët kanë kontaktuar mbi 2 milionë qytetarë të huaj për t’i zhvatur.

Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Tonin Vocaj dhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj gjatë një konference për shtyp. Foto: LSA

Policia e Shtetit njoftoi të premten rezultatet e një hetimi disa mujor të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ndaj një skeme mashtrimi kompjuterik me qendër në Tiranë, por që kishte ndikim në vende të ndryshme të Bashkimit Europian. Hetimi ka zbuluar se organizatorët e kësaj veprimtarie kanë zotëruar të dhëna personale dhe kanë kontaktuar mbi 2 milionë shtetas të huaj me qëllim përfitimet financiare prej tyre.

Gjatë një konference të përbashkët, drejtori i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, Tonin Vocaj dhe drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj deklaruan se janë arrestuar në 35 shtetas dhe 20 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Mes të arrestuarve është edhe shtetas izraelit, Refael Genish, i cili dyshohet si organizator i skemës së mashtrimit kompjterik që u tha se ushtrohej nëpërmjet shërbimit “call center”.

“Nga hetimet e zhvilluara rezultonte se prej disa vitesh një subjekt tregtar nën emërtimin ‘RG Capital’ zhvillonte aktivitetin e tij në fushën e qendrave të thirrjeve telefonike ose siç njihet në vendin tonë ‘Call center’. Nga bashkëpunimi i ngushtë me partnerët u arrit të evidentoheshin viktima të kësaj veprimtarie kriminale jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë,” tha Vocaj.

Deri tani janë identifikuar të dhënat personale të shumë shtetasve të huaj, të cilat janë përdorur për t‘i kontaktuar këta shtetas dhe më pas t‘i tërhiqnin drejt skemës së mashtrimit kompjuterik, duke përfituar shuma të ndryshme vlerash monetare të cilat varionin nga 500 euro e sipër. Vocaj sqaroi se personat e kontaktuar nga kjo skemë mashtrimi janë mbi 2 milionë dhe ndodhen në shtete të ndryshme të botës.

Gjatë kontrolleve në ambjentet ku është ushtruar ky aktivitet, janë gjetur dhe sekuestruar 123 pajisje kompjuterike, 60 pajisje të telefonisë së lëvizshme, 3 laptop, 2 USB, karta të bardha të ngjashme me ato të bankave dhe një sasi e vogël lënde narkotike e llojit cannabis sattiva.

Sipas ekstraktit historik në Qendrën Kombëtare të Biznesit, kompania RG Capital me pronar Refael Genish është regjistruar më 28 tetor të vitit 2016 dhe ka si objekt të veprimtarisë “konsulencë, tele-marketing dhe tele-shitje”. Në bilancin e vitit 2020, kompania deklaron të ardhura prej 144.2 milionë lekësh.

 

 

 

Etiketa: Bashkimit EuropianCall centercannabisElisabeta ImerajEuroHetimetImerajkonferencendikimPoliciaPolicia e ShtetitQendrën Kombëtare të BiznesitSHshqipTiranëTonin Vocajviktima
Tjetri
Reforma e qeverisë “Rama” kompensoi vetëm 3% të pronarëve në pesë vjet

Rama zhvendos vëmendjen, ndërsa skandali i të dhënave personale thellohet

Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.