Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
Reporter.al
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi KPA

Qeveria shpalli shpërblime ‘fiktive’ për KPA-në

Edmond HoxhajNgaEdmond Hoxhaj
20:57 | 29/12/2021
Në KPA, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Kolegji shlyen mëkatin e KPK-së, shkarkon gjyqtarin Artur Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit | Foto : B. Likmeta

Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave ka luajtur bllof me vendimin për shpërblimin e gjyqtarëve dhe këshilltarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit | Foto : B. Likmeta

Kolegji i Posaçëmi Apelimit ankohet se vendimi i Këshillit të Ministrave për shpërblimin financiar të fundvitit nuk mundësohet për gjyqtarët dhe këshilltarët ligjorë, pasi është përcaktuar të jepet nga fondi i pagave të vitit 2021, i cili ka qenë i pamjaftueshëm dhe thekson se qeveria ka qenë në dijeni të këtij fakti në momentin e vendimarrjes.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të mërkurës se vendimi i qeverisë i 20 dhjetorit që parashikonte shpërblimin e punonjësve të institucionit të shkallës së dytë të vetingut të magjistratëve, nuk e mundëson këtë gjë pasi nuk egziston fondi financiar faktik.

Sipas këtij vendimi efekti financiar i shpërblimit duhet të përballohet nga fondi që kishte gjendje Kolegji për pagat e personelit sipas buxhetit të vitit 2021. “Bëjmë me dije se, Kolegjit të Posaçëm të Apelimit me ligjin vjetor të buxhetit për vitin 2021, i është miratuar një fond për pagat e personelit më i vogël se nevojat e tij për të paguar punonjësit sipas strukturës organike të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, problematikë kjo, e cila është rekuperuar vetëm në muajin tetor të këtij viti”, citohet në njoftim.

Sipas KPA, në këto kushte fondi i destinuar për pagat e personelit ishte e pamundur që të kishte teprica, që të mundësohej shpërblimi i gjyqtarëve dhe të gjithë punonjësve. “Institucionet përkatëse të ekzekutivit, kanë qenë të informuar nga sistemi i thesarit, por dhe zyrtarisht nga Kolegji për situatën e fondit të pagave të personelit në muajin dhjetor 2021”, vëren Kolegji dhe sqaron se teprica e vetme në momentin e miratimit të vendimit të qeverisë, ishte në shumën 465 mijë lekë.

Duke e konsideruar këtë fond të pamjaftueshëm për të mundësuar dhënien e shpërmbimit për të gjithë punonjësit e Kolegjit, Mbledhja e Gjyqtarëve ka vendosur që të mos e përfitojnë shpërblimin gjyqtarët dhe këshilltarët ligjorë. Sipas KPA, shuma prej 465 mijë lekësh është vendosur të ndahet ndërmjet punonjësve administrativë të Kolegjit, në një shumë bruto prej 25 mijë lekësh për person.

Tjetri
Qeveria rikthen në prag të festave koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar

Qeveria rikthen në prag të festave koncesionin e rrugës Thumanë-Kashar

Më të lexuarat

Paqartësi në kërkimet e Komisionerit, KPA shtyn procesin për Rilinda Selimin

‘Para konfirmimit zgjedh familjen’, gjyqtarja Rilinda Selimi mbrohet në KPA

21:11 | 19/05/2022
Kolegji shlyen mëkatin e KPK-së, shkarkon gjyqtarin Artur Malaj

Qeveria shpalli shpërblime ‘fiktive’ për KPA-në

20:57 | 29/12/2021
Në foto: Jeta mes fushave të naftës në Kuçovë

Në foto: Jeta mes fushave të naftës në Kuçovë

17:34 | 17/05/2022
Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

Përfituesit e mëdhenj të programit të Rindërtimit

17:16 | 17/05/2022
KPA kërkon analizë të re financiare për gjyqtarin Dritan Banushi

Gjyqtari Dritan Banushi kundërshton analizën e re financiare

17:14 | 20/05/2022
Marinela Osmani

Komisioneri Publik kërkon lënien në fuqi të konfirmimit të Marinela Osmanit

16:40 | 24/05/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.