AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Berisha dëshmon në prokurori për 8-janarin

Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, përsëriti para mediave akuzat për kreun aktual të PD-së Lulzim Basha dhe këmbënguli që protesta e drejtuar prej tij ishte paqësore. “Pretendimet e mia janë të vërteta sepse askush nuk mund të më kundërshtojë mua”, tha ish-kryeministri pas marrjes në pyetje.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha në 8 janar duke tentuar të hyjnë në selinë e Partisë Demokratike. Foto:LSA

Ish-kryeministri Sali Berisha është marrë në pyetje për më shumë se 2 orë në Prokurorinë e Tiranës ditën e enjte në lidhje me protestën e udhëhequr prej tij në selinë e Partisë Demokratike kundër pasardhësit të tij në parti Lulzim Basha.

Berisha u thirr për shkak të dhunës që shpërtheu të shtunën, 8 janar, në selinë e PD-së dhe që është kulminimi i përplasjes midis tij dhe liderit aktual Lulzim Basha. Konflikti shpërtheu pas shpalljes së Berishës ‘non-grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe largimit të tij nga grupi parlamentar i PD-së me urdhër të Bashës.

Pas daljes nga prokuroria Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për dëshminë e tij duke ripërsëritur akuzat publike për Bashën, për të cilin tha se ka mbajtur pranë vetes “vrasës” e “fondamentalistë”. Ai këmbënguli se protesta e organizuar prej tij ka qenë paqësore dhe se dhuna u provokua nga brenda selisë.

I pyetur nga gazetarët nëse i mbështeti në prova pretendimet e tij Berisha u mëshoi thënieve të tij. “Pretendimet e mia janë të vërteta sepse askush nuk mund të më kundërshtojë mua”, tha ish-kryeministri.

Ai shtoi se kishte publikuar në Facebook informacion për emrat e atyre që i cilësoi si mercenarë të Bashës. “Ka foto, por jo vetëm foto kështu që nuk ka asnjeri sot që vë në diskutim ekzistencën e këtij grupi të gjerë mercenarësh, të përbërë nga vrasës, trafikantë, fondamentalistë si roje të Lulzim Bravës”- deklaroi Berisha.

Berisha foli sërish për “revolucion” duke paralajmëruar protesta të tjera në vijim.

Ndërkohë pas daljes së tij nga prokuroria ka reaguar nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj, i cili ka ripërsëritur akuzat ndaj Berishës për orkestrimin e dhunës në protestën e 8 janarit. “Ai që e nxiti, paralajmëroi dhe planifikoi dhunën kundër PD është Sali Berisha”- shkruan Alibeaj në facebook duke iu referuar ish-kryetarit.

Prokuria nisi hetimet për protestën e udhëhequr nga Berisha, pas shfaqeve të dhunës në selinë e demokratëve, ndërsa pritet të thirren për të dëshmuar edhe deputetë e drejtues të kësaj partie. Gjatë ndërhyrjes së forcave policore për shpërndarjen e protestuese u ndaluan 34 persona nga të dyja krahët.

Etiketa: BashadeputetdhunaDhunëEnkelejd AlibeajFacebookgazetarGrupi parlamentar i PDHetimetLulzim BashaPartisë DemokratikePDProkuroriProkuroriaProtestaSali BerishaSHShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësTiranë
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar –Drini Pali –Prokuroria e Durrësit

Skeda e pasurisë së deklaruar –Drini Pali –Prokuroria e Durrësit

logo prokurorise 6533

Gjashtë zyrtarë nën akuzë për abuzim me skemën e ndihmës ekonomike

15:11 | 25/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

14:47 | 25/06/2026
Qeveria tërhiqet nga termat gjithëpërfshirës në ligjin për “Barazinë Gjinore”

Mazhoranca refuzon debatin parlamentar për kërkesat e protestuesve

13:59 | 25/06/2026
zvernec

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit “dëmton shpresat e Shqipërisë për anëtarësim në BE”

09:55 | 25/06/2026
723041393 1558327902329532 6977003806194600217 n

Bota e trilluar e Ramës, përballë realitetit njerëzor

06:13 | 25/06/2026
photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.