AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Sjelljet e Berishës një shpërqendrim i dobishëm për dështimet e qeverisë

Nëse Shqipëria do të respektonte shtetin e së drejtës, do ta kishte arrestuar Sali Berishën shumë kohë më parë, por lënia e lirë e tij është e qartë se i shërben interesave të ngushta politike të kryeministrit Rama.

Fron NahzingaFron Nahzi
4 years më parë
në Opinion
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish kryeministri Sali Berisha duke u larguar nga selia e Partisë Demokratike, pas ndërhyrjes së policisë me gaz lotsjellës më 8 Janar 2022. Foto: LSA

Që nga rënia e komunizmit, dy faktorë kryesorë kanë penguar përparimin demokratik të Shqipërisë – ish-kryeministri dhe presidenti Sali Berisha, dhe mungesa e vullnetit politik për të zbatuar shtetin e së drejtës.

Të dy u përballën më 8 janar, kur Berisha organizoi një pushtim të dështuar armiqësor të selisë së Partisë Demokratike.

Policia arrestoi 34 mbështetës të Berishës për shkatërrim prone. Por Berisha u la të shkonte për të vazhduar luftën e tij një ditë tjetër, gjë që bëri që shumë njerëz të pyesin nëse shteti i së drejtës po zbatohet sërish në mënyrë selektive në Shqipëri.

Fatkeqësisht, gjatë 30 viteve të fundit, si liderët ndërkombëtarë ashtu edhe ata shqiptarë, shpeshherë kanë bërë dallime në peshoren e drejtësisë për t’i shërbyer agjendave të tyre politike përkatëse.

Siç vuri në dukje Paskal Milo, ish-ministër i jashtëm, kohët e fundit për një të përditshme kryesore shqiptare, SHB-ja  dhe Evropa kërcënuan të tërhiqnin ndihmën nga Tirana, nëse Berisha arrestohej për tentativën e tij për grusht shtet në vitin 1998. Arsyetimi i tyre, pra, ishte se arrestimi i Berishës mund të çonte në më shumë trazira dhe mund të kërcënonte një rajon tashmë të brishtë.

Sot është ndryshe. Rajoni është më i qëndrueshëm, siç tregohet nga nisma e fundit “Ballkani i hapur”, që lidh Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Berisha nuk gëzon më mbështetjen e Perëndimit si dikur – dëshmuar nga vendimi i fundit i SHBA-së për ta shpallur atë dhe familjen e tij personae non grata, për përfshirjen e tyre në “korrupsion madhor”.

Por Tirana ka treguar pak prirje për ta arrestuar Berishën për këto veprime, apo për ta akuzuar atë për ndonjë krim. Shumë nga kritikët e kryeministrit socialist Edi Rama besojnë se kjo është për shkak se Berisha është një shpërqendrim i mirëpritur nga dështimi sistematik i qeverisë për të zbatuar sundimin e ligjit për vite me radhë.

Ata mund të kenë të drejtë, siç sugjerohet nga raporti më i fundit i Gjykatës Evropiane të Auditorëve, ECA, mbi sundimin e ligjit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Sipas raportit të ECA, “mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor ka pasur pak ndikim në reformat themelore”. Raporti konfirmon gjetjet e Transparency International dhe Bankës Botërore se në Shqipëri dhe shumë nga fqinjët e saj, “pavarësisht vitesh reformë të BE-së, kapja e shtetit dhe korrupsioni i përhapur nuk janë frenuar”.

Në veçanti, raporti i referohet Agjencisë së Prokurimit Publik, APP, për të cilën thuhet: “Përfaqësues të biznesit dhe gazetarë thanë se korrupsioni në prokurimet publike është i përhapur, me indikacione të qarta të kapjes së shtetit: procedurave shpesh u mungon konkurrenca efektive, çmimet që ofrohen për punët publike janë të fryra dhe prokurimi për marrëveshjet koncesionare nuk ka transparencë.”

APP-ja ka qenë shpesh skenë për marrëdhënie të papërshtatshme, reciproke me përfitime ndërmjet liderëve politikë dhe anëtarëve të elitës së biznesit.

Së fundmi u zbulua se një koncesion për inceneratorin e mbetjeve, i dhënë nga qeveria Rama për Lefter Kokën, ish-ministër i mjedisit dhe deputet i Partisë Socialiste, po përdorej si një operacion prej miliona dollarësh për pastrim parash. Koka u arrestua me akuzën për korrupsion. Por lidhjet e tij të dokumentuara mirë me anëtarët e elitës qeverisëse bëjnë që shumë njerëz të besojnë se ai, në rastin më të keq, do të marrë një dënim të lehtë.

Partia Socialiste e Ramës ka qenë në pushtet për më shumë se nëntë vjet dhe kontrollon qeverinë dhe parlamentin dhe gëzon mbështetjen e Uashingtonit dhe Brukselit. Me Partinë Demokratike në rrëmujë të plotë, socialistët ka të ngjarë të qëndrojnë në pushtet për ca kohë, pavarësisht nga rekordet e korrupsionit të partisë.

Kjo vetëm nëse Rama vendos t’i shërbejë interesave të kombit mbi ato të partisë së tij. Për ta bërë këtë, megjithatë, atij do t’i duhej të zbatonte sundimin e ligjit në mënyrë të barabartë dhe të gjerë në të gjitha linjat partiake, gjë që ka të ngjarë të shërbente që Partia Demokratike të rindërtohej.

Përndryshe, ai mund ta shfrytëzojë spektaklin me Berishën si një shpërqendrim nga dështimet e tij, ndërsa flet për përpjekjen e tij për të ndërtuar një shtet të rrënjosur në sundimin e ligjit.

Etiketa: arrestimiBallkaniBallkani i hapurBEdeputetEdi RamaEvropagazetarGjykatësKapja e ShtetitKoncesionKorrupsionKorrupsioniKrimndikimnismanon grataoperacionPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePastrim parashPoliciapushtimQeveriaQeveria RamarajonrajoniRamaRaportiSali BerishaSHSHBAshqipShqipërishqiptareTiranaTransparency InternationaltraziraVendimi
Tjetri

Hysni Vata nuk i hetoi plotësisht aksidentet me vdekje në minierat e Bulqizës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.