AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Project Syndicate

Viktima të të pavaksinuarve

Kur një pacient i vaksinuar dhe një i pavaksinuar me COVID-19 kanë nevojë për shtratin e fundit të disponueshëm në njësinë e kujdesit intensiv të një spitali, atë shtrat duhet ta marrë pacienti i vaksinuar. Ata që e shohin vaksinimin si një "zgjedhje personale" duhet të mbajnë përgjegjësi personale se kanë zgjedhur të vënë në rrezik jetën e të tjerëve.

Peter SingerngaPeter Singer
4 years më parë
në Project Syndicate
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Novak Djokovic në US Open 2007 | Foto nga : Edwin Martinez

Novak Djokoviç, tenisti i rangut më të lartë botëror, sapo ka marrë një përjashtim mjekësor për të marrë pjesë në Australian Open. Djokoviç, i cili e ka fituar garën nëntë herë (një fitore më shumë do t’i jepte atij një rekord me 21 tituj të mëdhenj), refuzoi të tregonte prova të vaksinimit, gjë e cila kërkohet për të hyrë në Australi. “Nuk do ta zbuloj statusin tim nëse jam vaksinuar apo jo”, tha ai për Blic, një e përditshme serbe, duke e quajtur atë “një çështje private dhe një kërkesë të papërshtatshme”.

Familja e Dale Weeks, i cili vdiq muajin e kaluar në moshën 78-vjeçare, nuk do të ishte dakord me këtë. Weeks ishte një pacient në një spital të vogël në Ajouan rurale dhe trajtohej për infeksion sepsis. Spitali kërkoi ta transferonte atë në një spital më të madh ku mund të operohej, por një rritje e pacientëve me COVID-19, pothuajse të gjithë të pa vaksinuar, bëri që të mos kishte shtretër rezervë. U deshën 15 ditë që Weeks të transferohej dhe atëherë ishte tepër vonë.

Ëeeks u bë një tjetër nga viktimat e shumta indirekte të COVID-19 – njerëz që nuk e patën kurrë virusin, por vdiqën sepse të tjerët që po merrnin burime të pakta të kujdesit shëndetësor, sidomos shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv. Vajza e tij tha: “Gjëja që më shqetëson më shumë është vendimi egoist i njerëzve për të mos u vaksinuar dhe dështimi për të parë se si kjo ndikon në një grup më të madh njerëzish. Kjo është pjesa që është vërtet e vështirë për t’u gëlltitur.”

Muajin e kaluar, Rob Davidson, një mjek urgjence në një spital në Miçigan, shkroi një ese për New York Times që ofronte një pamje të gjallë të jetës në një spital që kishte qenë vazhdimisht në ose afër kapacitetit për disa javë. Shumica dërrmuese e pacientëve kishin COVID-19 dhe 98% e atyre që kishin nevojë për kujdes kritik akut ishin të pa vaksinuar.

Ajo që ndodhi me Weeks po ndodhte gjithashtu në spitalin e Davidson-it: ata që kishin nevojë për trajtim më të specializuar nuk mund të transferoheshin në një institucion më të madh, sepse pothuajse çdo spital në rajon ishte tashmë plot ose afër kulmit të kapaciteteve të tij. Davidson nuk e shikon dot zgjedhjen për të mos u vaksinuar si një çështje private. “Kjo i detyron pacientët me apendicit dhe kocka të thyera të presin me orë të tëra në departamentin tim të urgjencës, shtyn operacionet për shumë njerëz të tjerë dhe ezauron mjekët dhe infermierët.”

Ka pasur një kundërshtim të konsiderueshëm ndaj kërkesave për vaksinim – kundërshtim që unë e kam argumentuar se është i gabuar. Me variantet e mëparshme, të pa vaksinuarit kanë më shumë gjasa të infektojnë të tjerët. Me variantin më ngjitës Omicron, shkalla në të cilën vaksinat aktuale reduktojnë infektimin dhe aftësinë për të përhapur virusin është më pak e qartë. Por ne e dimë se vaksinimi redukton ashpërsinë e sëmundjes, dhe për rrjedhojë nevojën për shtrim në spital.

Për situatën që përshkroi Davidson dhe që fëmijët e Weeks besojnë se çoi në vdekjen e babait të tyre, ekziston një zgjidhje tjetër, një zgjidhje që respekton vendimet e atyre që zgjedhin të mos vaksinohen, por kjo kërkon që ata të mbajnë pasojat e zgjedhjes së tyre. Spitalet që janë në kapacitet ose afër kapacitetit duhet të paralajmërojnë popullatat që u shërbejnë se, pas një date të caktuar – mjaft larg në të ardhme për t’u lënë kohë të mjaftueshme njerëzve që të vaksinohen plotësisht – ata do t’u japin përparësi pacientëve të vaksinuar ndaj pacientëve të pavaksinuar me COVID-19.

Pas datës së shpallur, kur një pacient i vaksinuar dhe një i pa vaksinuar me COVID-19 kanë nevojë për shtratin e fundit të disponueshëm në njësinë e kujdesit intensiv, atë shtrat duhet ta marrë pacienti i vaksinuar. Nëse shtrati i fundit terapi intensive i jepet një pacienti të pa vaksinuar, sepse në atë kohë nuk kishte njeri tjetër që kishte nevojë për të, dhe një pacient i vaksinuar me nevojë më të madhe ose të barabartë për objektin arrin më pas, shtrati duhet t’i rijepet pacientit të vaksinuar.

Pacienti i pa vaksinuar, ose familja e atij pacienti, mund të kundërshtojë. Por nëse lëvizja është në përputhje me një politikë të shpallur më parë dhe të gjithë kishin mundësinë të vaksinoheshin përpara se politika të hynte në fuqi, njerëzit që bëjnë zgjedhje që ka të ngjarë të dëmtojnë të tjerët dhe janë paralajmëruar për pasojat e këtyre zgjedhjeve, duhet mbajnë përgjegjësi për këtë.

Spitalet me kapacitet të mjaftueshëm, natyrisht, duhet të vazhdojnë të trajtojnë sa më mirë pacientët e pa vaksinuar me COVID-19. Pavarësisht nga sforcimet shtesë që i bën kjo personelit të spitalit, të gjithë duhet të kenë dhembshuri të mjaftueshme për t’u përpjekur të shpëtojnë jetë, edhe kur ata, jetët e të cilëve kanë nevojë për shpëtim, kanë bërë zgjedhje të pamenduara dhe egoiste.

Duhet të bëhen përjashtime për ata pak pacientë për të cilët vaksinimi është kundër-indikuar për arsye mjekësore, por jo për ata që pretendojnë se kanë arsye fetare për përjashtim. Asnjë fe e madhe nuk e refuzon vaksinimin, dhe nëse disa njerëz zgjedhin t’i interpretojnë besimet e tyre fetare si të tilla që u kërkojnë t’u kërkojnë atyre të shmangin vaksinimin, atëherë ata dhe jo të tjerët duhet të mbajnë pasojat.

Një politikë e tillë ka të ngjarë të rrisë shifrat e vaksinimit, gjë që do të jetë në dobi të të pa vaksinuarve dhe po ashtu të të vaksinuarve dhe të shpëtojë jetë, ashtu si kërkesat për vaksinim kanë shpëtuar jetë duke rritur numrin e personave të vaksinuar. Por edhe nëse kjo politikë nuk bind më shumë njerëz të vaksinohen, të paktën më pak njerëz do të vdisnin nga problemet shëndetësore mbi të cilat nuk kanë kontroll, sepse të tjerët që e konsiderojnë vaksinimin si një “zgjedhje personale” dhe e refuzuan atë me egoizëm, po përdorin burimet e pakta që nevojiten për të shpëtuar jetë.

Marrë me autorizim nga Project Syndicate. Nuk mund të ripublikohet pa lejen e Project Syndicate. Victims of the Unvaccinated

 

Etiketa: COVIDCOVID-19fitoreinfermierëMjaftMjekmjekëNovak DkjokoviçOmicronpaktProject SyndicaterajonSHSpitalspitaletvaksinimVendimetVendimiviktimazgjedhje
Tjetri

ILD kërkon shkarkimin e prokurores Belina Zeneli për “mospërmbushje të funksioneve”

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.