AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Këshilli Legjislativ voton pro zgjatjes së afateve të organeve të vetingut

Anëtarët e mazhorancës në Këshillin Legjislativ të Kuvendit votuan të premten pro nismës për zgjatjen e afateve të KPK dhe KP. Kryetarja e Kuvendit i tha BIRN-it se nisma nuk do të kalojë në seancë pa marrë konsensusin e opozitës, i domosdoshëm për ndryshimin e Kushtetutës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli legjislativ i Kuvendit

Amendamenti kushtetues që parashikon zgjatjen me 36 muaj të afatit për funksionimin e organeve të vetingut, të Komisionit të Pavarur i Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë,  u miratua të premten në mbledhjen e përbashkët të Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore. Pro nismës votuan të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste, ndërsa votoi kundër deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho.

Anëtarët e Partisë Demokratike munguan gjatë diskutimeve, ndërsa kjo parti nuk ka akoma një qëndrim zyrtar për nismën.

Por, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i tha BIRN-it, se mazhoranca nuk do ta kalojë nismën në seancë plenare pa marrë konsensusin e PD-së, pasi ndryshimet kushtetuese kërkojnë shumicë të cilësuar

“Në linja politike po bëhet diskutimi midis grupeve parlamentare dhe anëtarëve të komisionit të ligjeve”, tha ajo pas mbledhjes, duke theksuar se do vijojë linja e komunikimit me opozitën para se ndryshimet kushtetuese të futen për votim në seancë.

Përfaqësuesit e PD-së e kushtëzuan pjesëmarrjen e tyre në diskutimet për organet e vetingut me me futjen në të njëjtin kalendar të nismës së tyre kushtetuese që parashikon vetingun e politikanëve, nismë e cila po diskutohet paralelisht në Këshillin Legjislativ.

Për të argumentuar nevojë për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut mazhoranca iu referua edhe opinioneve të ardhura nga institucionet vendase dhe ndërkombëtare dhe nga shoqëria civile.

Relatorja e nismës, Klotilda Bushka, tha se “pasi kemi studiuar të gjitha materialet e ardhura në adresë tonë, pasi kemi bërë një vlerësim të çështjeve, vlerësojmë se nisma është në përputhje me kushtetutën, ka një interes legjitim në të mirë të reformës në drejtësi dhe arrijmë në përfundimin se kjo nismë të miratohet”. Ajo iu referua opinionit të Komisionit të Venecias, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Europian, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Srukturës së Posaçme Anti Korrupsion, organizatave të shoqërisë civile dhe ekspertëve të thirrur nga Kuvendi.

I vetmi rekomandim kundër ishte ai i ekspertës, Silva Caka, e propozuar nga LSI, e cila shprehej se çështja e vetingut ishte parashikuar në Kushteturë me kalimin e kompetencave tek KLGj dhe KLP.

Por, të dyja këto organe që duhej të merrnin në dorë ventingun në qershor 2022, në opinionet e tyre shprehnin rezerva, duke e parë si një detyrë shtesë për punën e tyre dhe si prishje e vijueshmërisë së standardit të rivlerësimit.

Sipas KLGJ-së kalimi i vetingut të gjyqtarëve tek ky institucion kërkon kapacitete shtesë të burimeve njerëzore dhe ndryshime ligjore. Po ashtu KLP në opinionin e saj dërguar Këshillit Legjislativ dilte në konkluzionin se marrja përsipër e vetingut të prokurorëve i krijonte këtij këshilli mbingarkësë dhe rrezikonte standarde të dyfishta rivlerësimi për prokurorët.

Në dy letra zyrtare për Kuvendin zgjatja e afateve cilësohej e nevojshme dhe e bazuar në arsye objektive edhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i Komisionit Europian dhe nga Programi për Drejtësi i Departamentit Amerikan të Shtetit (OPDAT). Në të dyja rekomandimet kërkohej forcimi i kapaciteteve të organeve të vetingut dhe zgjatja e mandatit të tyre, në mënyrë që procesi i rivlerësimit të ruante të njëjtin standard ligjor dhe të përfundohej deri në dhjetor 2024.

Edhe Komisioni i Venecias në një opinion të miratuar në dhjetor 2021 pranonte se ka arsye objektive për zgjatjen e mandatit duke iu referuar pengesave në ngritjen dhe funksionimin e këtyre organeve dhe pandemisë së covid-19. Komisioni kërkonte që procesi i vetingut të mos pengonte funksionimin e gjykatave. “Komisioni arrin në përfundimin se zgjatja e propozuar e mandatit deri më 31 dhjetor 2024 mund të konsiderohet në përputhje me standardet evropiane për sa kohë që sigurohet funksionimi i gjyqësorit si i tillë”- thuhet në opinionin e “Venecias”.

Nga analiza e bërë në Këshillin Legjislativ nga viti 2018 deri në fund të 2021 organet e vetingut kanë arritur të rivlerësojnë një pjesë të madhe të dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por akoma mbetet në proces ose pa nisur 1/3 e tyre.

Etiketa: Bashkimit EuropianBIRNCOVIDCOVID-19Erisa XhixhoGjyqgjyqtarKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKlotilda BushkaKLPkomisionerKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKomisioni i VeneciasKorrupsionkushtetueseKuvendiLindita NikollaLSIndryshime ligjorenismaOPDAToperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitParaPartisë DemokratikePartisë SocialistePDprishjeProcesi i vetingutprokurorPunërivlerësimiShteteve të Bashkuara të AmerikësVetingvotim
Tjetri
Tre motra sjellin shijen e kuzhinës afgane në Shëngjin

Tre motra sjellin shijen e kuzhinës afgane në Shëngjin

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.