AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA e gjen të pabazë ankimin e Komisionerit për ish-gjyqtarin Ibrahim Hoxha

Kolegji e çmoi të drejtë vendimin e Komisionit për përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar për shkak të humbjes së statusit të magjistratit, ndërsa i konsideroi pretendimet e komisionerit Darjel Sina si “ngjarje hipotetike”.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19:18 | 24/01/2022
në KPA, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga një seancë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: KPA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 17 nëntor të vitit 2020 të deklarojë të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar për gjyqtarin e Tiranës, Ibrahim Hoxha, pa një vendim përfundimtar për shkak se subjekti kishte humbur statusin e magjistratit pas shkarkimit nga detyra si pasojë e dënimit penal për korrupsion

Ish-gjyqtari Ibrahim Hoxha u arrestua në vitin 2016 nën akuzën se mori 600 mijë lekë ryshfet nga një palë në një proces civil, të cilin policia e zbuloi përmes hetimeve me përgjim. Ai u dënua me dy vjet burgim në dhjetor të atij viti, si dhe iu hoq e drejta për të kryer funksione publike për tre vjet.

Vendimi i Komisionit u ankimua nga Komisioneri Publik, Darjel Sina, i cili fillimisht kërkoi ndryshimin të pjesës urdhëruese, që sipas tij duhej të dispononte ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit për shkak se ka humbur statusin e magjistratit meqenëse ishte dënuar me vendim penal të formës së prerë për kryerjen e një krimi.

Në vijim, gjatë parashtrimeve dhe konkluzioneve përfundimtare, Sina kërkoi prishjen e vendimit dhe urdhërimin e Komisionit të klasifikonte procesin për Ibrahim Hoxhën në kategorinë e çështjeve të papërfunduara.

Sipas Sinës, kërkimi i dytë kishte të bënte me parashikimin e situatës nëse Hoxha fitonte pafajësi në Gjykatën e Lartë. Ai pretendoi se nëse do të binte fakti penal ndaj Hoxhës, atëherë këtij subjekti mund t’i rikthehej statusi i magjistratit dhe kategorizimi si çështje e papërfunduar mund t’i jepte mundësinë Këshillit të Lartë Gjyqësor që ta shqyrtonte.

Për të mbërritur në një konkluzion përfundimtar, Kolegji ka çmuar të shtrojë për zgjidhje tre çështje. Konkretisht, për të vlerësuar nëse në kohën e marrjes prej Komisionit të vendimit objekt shqyrtimi subjekti i rivlerësimit e kishte humbur statusin e magjistratit; se cila do të ishte pasoja ligjore në procesin e tij të rivlerësimit në rastin e humbjes së statusit të magjistratit; si dhe cili do të ishte legjislacioni i zbatueshëm që përcakton vendimmarrjen e Komisionit në pjesën urdhëruese të tij.

KPA vëren se në momentin e hyrjes në fuqi të legjislacionit për vetingun e magjistratëve, Hoxha kishte qenë në detyrë. “Pavarësisht faktit se ai u vendos në kushtet e masës së sigurimit personal ‘arrest me burg’, për shkak të procedimit penal që u regjistrua në ngarkim të tij për kryerjen e veprës penale korrupsion pasiv i gjyqtarit….dhe u pezullua nga detyra për këtë arsye me vendim të KLD-së, ai përsëri gëzonte statusin e gjyqtarit/magjistratit”, konstaton trupi gjykues dhe shton se, bazuar në këto fakte ka filluar procesi rivlerësimit për këtë subjekt në qershor të vitit 2020.

Ndërkohë, kur ka nisur hetimi adiminstrativ është konstatuar se ai ishte shkarkuar nga KLD-ja për shkak të marrjes formë të prerë të vendimit penal që e kishte deklaruar atë fajtor e dënuar për korrupsion. Hoxha nuk ka ushtruar ankim ndaj vendimit të ish-KLD-së për shkarkimin e tij.

Në këto kushte, Kolegji konstaton se situata faktike që i është nënshtruar vlerësimit të Komisionit nuk ka pasur asnjë ekuivok në drejtim të sigurisë së faktit se subjekti i rivlerësimit e kishte humbur statusin e magjistratit.

Kolegji vlerëson se nëse në të ardhmen, kjo situatë faktike do të ndryshojë për shkak të një vendimi pafajësie nga Gjykata e Lartë, rikthimi i tij në detyrë dhe rifitimi i statusit të magjistratit do ishin ngjarje krejt hipotetike.

“…Pretendimi i Komisionerit Publik se duhet gjykuar vendimi i Komisionit mbi ngjarje që mund të ndodhin në të ardhmen, është i padrejtë dhe i pambështetur në dispozitat procedurale administrative që përcaktojnë kufijtë dhe fushën e kontrollit të vendimeve të organeve administrative prej gjykatës,” citohet në vendim.

Bazuar në këto konkluzione, Kolegji vlerëson ashtu si dhe KPK, se vetingu nuk mund të vazhdojë për një subjekt rivlerësimi që nuk e gëzon më këtë status në momentin e dhënies së vendimit. Në vendimin e arsyetuar evidentohet se qëllimi kushtetues i vetingut është pastrimi i radhëve të magjistratëve nga individë që nuk e gëzojnë besimin e publikut. “…Ky proces nuk është parashikuar të jetë per se, një qëllim edhe për ata që nuk janë më pjesë e këtij sistemi”, argumenton Kolegji dhe çmon se qëllimi kushtetues në këto raste është realizuar nëpërmjet mekanizmave të tjerë ligjorë siç janë shkarkimi nga detyra dhe dënimi penal.

Në vijim, Kolegji vërën se nuk ka një rregullim ligjor dedikuar këtij rasti dhe vlerëson se KPK me të drejtë ka aplikuar nenin 95 të Kodit të Procedurave Administrative për zgjidhjen ligjore të situatës, duke e përfunduar procesin e rivlerësimit për Hoxhën pa një vendim përfundimtar.

Komisioneri Sina paraqiti pretendime të ngjashme dhe në ankimin e kryer ndaj vendimit të KPK-së për ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri, edhe ky i shkarkuar nga detyra për shkak të dënimit penal për korrupsion. Në rastin e Mirit, Komisioni kishte vendosur ndërprjen e procesit të rivlerësimit duke arsyetuar se shkarkimi nga KLGJ ka sjellë përfundimin e statusit të magjistratit.

Ankimi u shqyrtua nga trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, KPA e kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz e Ardian Hajdari, që me shumicë votash vendosi më 7 tetor 2021 prishjen e vendimit të KPK-së. Megjithëse shumica dhe pakica e Kolegjit kanë çmuar se Komisioni duhej të kishte deklaruar të përfunduar procedurën administrative pa një vendim përfundimtar, janë ndarë në disponimin përfundimtar – ku të parët kanë vendosur prishjen e vendimit të KPK-së, ndërsa pakica orienton ndryshimin.

 

Etiketa: AdministrativeAnkimAnkimiArdian HajdariArrestArrest me burgBurgDarjel sinaGjykataGjykatësGjyqGjyqtareIbrahim HoxhaIna RamaKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJKolegjiKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorrupsionKPAKPKkrimiMagjistratMASNatasha MulajnpakicapasojaPoliciaRamarivlerësimiryshfetshkarkimiShkëlqim MiriSokol ÇomoTiranëVendimVendimiVetingu
I mëparshmi

Denoncimi ndaj gjyqtarit Genti Shala për aksione në një shoqëri rezultoi i pavërtetë

Tjetri

Alimehmeti zgjidhet në krye të shoqatës së futbollit pavarësisht ndërhyrjes së Veliajt

Tjetri
Alimehmeti zgjidhet në krye të shoqatës së futbollit pavarësisht ndërhyrjes së Veliajt

Alimehmeti zgjidhet në krye të shoqatës së futbollit pavarësisht ndërhyrjes së Veliajt

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.