AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ndryshimet në ligjin “Për noterinë” shkaktojnë debat tek “Ligjet”

Kuvendi ka nisur diskutimet mbi projektligjin për ndryshime në ligjin “Për noterinë” ku parashikohen masa disiplinore deri në heqje licence për noterët nëse ka indicie për kontakte me botën e krimit. Deputetët e opozitës e cilësuan joefikas dhe me standarde të dyfishta verifikimin.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami gjatë prezantimit të hartës së re gjyqësore. Foto:LSA

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja mbrojti të hënën në Komisionin e Ligjeve projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 110/2018 “Për noterinë”.  Manja tha se ndryshimet në ligj bëjnë të mundur verifikimin e figurës së kandidatëve për noterë dhe të noterëve në sistem për kontaktet e tyre me elementë të krimit të organizuar, duke marrë masa nëse ka indicie apo prova për këto kontakte.

Ai u shpreh se “Projektligji parashikon ndërhyrjen me masa të shpejta rregullatore për të parandaluar depërtimin e elementëve në konflikt me ligjin në profesionin e noterit si dhe për të adresuar rastet kur pas licencimit të tyre noterët që cënojnë integritetin dhe besueshmërinë”.

“Për kandidatët për noterë do të ketë një filtër integriteti para provimit”- tha ai. Ndërsa, për ata që janë në sistem “do të ketë kontroll periodit çdo vit”- theksoi Manja. Ai argumentoi nevojën e ndryshime në një ligj relativisht të ri me faktyin se ai “nuk parashikonte asnjë instrument që të pengonte bashkëpunëtorët e kriminelëve në profesionin e noterit”.

Por instrumentet e parashikuara nga ministria ngrenë shqetësimin e opozitës se do t’i jepet dorë e lirë ministrit si autoritet për të vendosur për figurën e noterit. Gjithashtu deputetët e opozitës e cilësuan joefikas dhe me standarde të dyfishta këtë verifikim.

Deputeti Gazment Bardhi tha se nuk mund të ketë besueshmëri në një vlerësim për integritet figure kur autoriteti që e bën këtë nuk është verifikuar vetë. “Si mundet që një funksionar publik që nuk e ka kaluar vetë atë standard, ta aplikojë për funksionarët poshtë tij?”- pyeti ai. Duke e cilësuar këtë standard të dyfishtë në vlerësim, Bardhi iu drejtua Manjës duke përdorur një shembull që lidhej me të. “Nëse një kandidat për noter ka kontakt me Ymer Lalën, ti e kalon apo nuk e kalon, sepse ti ke kontakt vetë me këtë. Na ndërhyn Ymer Lala dhe thotë kaloje se ky është miku im”- tha deputeti demokrat.

Ministri i Drejtësisë u mbrojt duke thënë se nuk ka kontakte me botën e krimit. “Nëse dikush nga ju ka prova apo indicie se unë jam në konflikt me ligjin mund t’i paraqisni në organet e drejtësisë”- shtoi ai.

Ndërsa në lidhje me diskrecionin që ka ministri në pezullimin apo heqjen e liçencës së noterëve në ligj, Manja tha se në fakt roli i ministrit është vetëm ekzekutiv, pasi masat i merr bordi disiplinor. “Nuk jam unë si ministër garantisti i këtij procesi, garant është ligji. Janë të gjitha mekanizmat, qoftë për heqjen e licencës së noterit, qoftë për pezullim, e ka ligji këtë”- tha ai.

Nënkryetarja e Komisionit të Ligjeve, Dhurata Çupi, tha se këto ndryshime janë bërë pa marrë parasysh opinionet e Dhomës së Noterisë dhe vëretjet e bëra nga misioni OBDAT.  Po ashtu ajo ngriti shqetësimin se kontrolli i ministrisë së Drejtësisë mbi noterët do të përdoret për të futur apo për të nxjerrë nga sistemi njerëz për arsye politike.

Në relacionin shoqërues thuhet se “objektiv i këtij projektligji është që të garantojë integritetin dhe besueshmërinë profesionale të të interesuarit, kandidatit për noter, zëvendësnoterit ose noterit duke kontrolluar dhe duke marrë masat përkatëse kur ka një dyshim të arsyeshëm, të bazuar në indicie, të dhëna ose fakte të besueshme për mbajtjen e kontakteve të papërshtatshme të të interesuarit ose kandidatit për noter me persona të përfshirë në krimin e organizuar ose në kryerjen e veprave të rënda penale, për kryerjen e sjelljeve të rënda të papërshtatshme etike e morale që cenojnë besimin e publikut në sistemin noterial.”

Etiketa: deputetDhurata ÇupiGazment BardhikandidatëtKEkonfliktKontrolliLigjMasanoterëParaProjektligjiPunëPunëtorPunëtorëUlsi ManjaverifikimYmer Lala
Tjetri
Erion Veliaj nën akuzë për shantazh dhe kërcënime ndaj anëtarëve të Federatës së Futbollit

Erion Veliaj nën akuzë për shantazh dhe kërcënime ndaj anëtarëve të Federatës së Futbollit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.