AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Konsultimet për hartën e re gjyqësore; avokatët kundërshojnë shkurtimin e gjykatave

Avokatët në Gjirokaster dhe Sarandë kanë paralajmëruar ankimimin e projektit në Gjykatën Administrative si dhe pezullimin e përkohshëm të liçensave nëse projekti do të shkojë për zbatim.

Raimond KolangaRaimond Kola
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Konsultimi i hartës së re gjyqësore në Gjirokastër | Foto: Raimond Kola

Këshilli i Lartë Gjyqësor zhvilloi të premten konsultimin e parë në Gjirokastër lidhur me hartën e re gjyqësore. Kjo hartë  riorganizon institucionet e drejtësisë në 12 rrethe gjyqësore dhe vetëm një prokurori apeli duke shkurtuar ndër të tjera gjykatat e rretheve në Sarandë dhe Përmet, si dhe Gjykatën Administrative dhe atë të Apelit në Gjirokastër.

Dhomat e Avokatisë por edhe forume qytetare në dy qytetet Sarandë dhe Gjirokastër e kanë kundërshtuar projektin pasi sipas tyre cënon aksesin e qytetarëve në drejtësi duke krijuar  probleme në ndjekjen e proceseve gjyqësore nga qytetarët, rrit numrin e çështjeve të mbartura  dhe sjell vonesa edhe më të mëdha në trajtimin gjyqësor sidomos  të çështjeve të pronave.

Harta e re gjyqësore e Shqipërisë u  dorëzua në Ministrinë e Drejtësisë  në shtator të vitit të kaluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Avokat Agron Iljazi i Dhomës së Avokatisë Gjirokastër tha se arsyetimi i shkurtimeve të gjykatave për kostot dhe burimet njerëzore nuk qëndron pasi këto probleme janë gjithmonë për sistemin e drejtësisë. Avokati Iljazi propozoi referendum brenda sistemit gjyqësor për hartën gjyqësore duke votuar variantet e sistemit aktual dhe atij që propozohej apo një variant të tretë që do të propozohej pas procesit të konsultimeve.

Ndërsa Avokati Tahir Novit tha se vetë qytetarët preken drejtpërdrejt nga ky riorganizim  dhe harta e re gjyqësore  nuk është e mirëstudiuar. “Nuk është studiuar rritja e madhe e  shpenzimeve  që qytetarët do të duhet të bëjnë për të ndjekur proceset gjyqësore nga këto zona që preken nga shkurtimi i gjykatave,  tha zoti Novi. Sipas tij nuk është marrë parasysh edhe problematika e madhe që u krijua nga përqëndrimi Gjykatës së Apelit Administrativ në Tiranë.

Dhoma e Avokatisë në Sarandë ka argumentuar se gjykata e Sarandës shqyrton mbi 2,300 cështje në vit dhe kjo ngarkesë është më e madhe se Gjykaat e Rrethit Gjirokastër, e cila shqyrton shumë më pak çështje gjyqësore. “Shkurtimi gjykatës  së Sarandës do zvarriste edhe më shumë cështjet e pronave sidomos në zonën e bregdetit,”  tha avokati Gjergji Ymeraj.

Zv. kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Maksim Qoku tha se do të ketë 6 dëgjesa në nivel rajonesh lidhur me hartën e re gjyqësore.

“Përfaqësuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor do të parashtrojnë risitë që sjell kjo reformë ndërsa sugjerimet e grupeve të interesit do të vlerësohen,”  tha zoti Qoku.

“Studimi që i parapriu hartës ka konsideruar një kompleksitet kriteresh dhe në finale qëllimi është eficenca dhe cilësia më e mirë e shërbimeve gjyqësore,” përfundoi ai.

Etiketa: AdministrativeApeliGjykataGjykatëGjykatësGjyqHarta e reHarta e re gjyqësoreharta gjyqësoreKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorMaksim QokuPërmetProkuroriReferendumSarandëSHshqipshtatorvariant
Tjetri
KPA njihet me konkluzionet për çështjen e Astrit Kalasë

KPA njihet me konkluzionet për çështjen e Astrit Kalasë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.