AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Qeveria vazhdon të kontrollojë axhendën e Kuvendit, vlerëson raporti

Një raport monitorimi i Institutit të Studimeve Politike për sesionin e parë parlamentar del në përfundimin se Kuvendi nuk e ushtron rolin kushtetues si kontrollues i qeverisë, ndërsa performanca e opozitës është ndikuar nga konflikti i saj i brendshëm politik.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
18:13 | 25/01/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama
dhe anëtarët e kabinetit të tij në Parlament. Foto: LSA

Parlamenti i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht rikthimit të opozitës dhe një funksionimi formal, nuk ka arritur ende të luajë rolin e një parlamenti normal, të kontrollojë ekzekutivin dhe të ndërmarrë nisma që sjellin reforma – vlerëson një raport monitorimi i punës 3-mujore të Kuvendit të Shqipërisë, i kryer nga Instituti i Studimeve Politike, ISP.

“Ndonëse shënoi disa elementë pozitivë progresi, Kuvendi ende nuk ka arritur të forcojë rolin kushtetues të kontrollit mbi pushtetin ekzekutiv dhe ekziston perceptimi i gjerë se qeveria vijon të ketë ndikim dhe kontroll si në axhendën parlamentare, ashtu edhe në vendimmarrjet e tij,” thekson raporti.

Gjatë periudhës shtator-dhjetor 2021, rreth 94 për qind e nismave ligjore kanë mbërritur nga ekzekutivi, ndërkohë që vetë kryeministri Edi Rama votoi vetëm 59% të akteve të propozuara nga qeveria e tij.

Një tjetër problematikë ka të bëjë me përfaqësimin politik të opozitës, e cila, sipas raportit të monitorimit, është ndikuar nga konflikti i brendshëm politik për shkak të shpalljes “non-grata” e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërkohë Berisha praktikisht nuk e ka ushtruar detyrën e deputetit në këtë legjislaturë, pasi ka shkuar vetëm në një seancë, atë të betimit.

“Ndikimet e disa zhvillimeve të brendshme në PD dhe votat në bllok të mazhorancës për çdo akt në shqyrtim, e dobësuan funksionalitetin dhe pluralitetin e Kuvendit. Gjithsesi, legjislatura aktuale shfaqet më cilësore sesa në vitet 2019-2021,” vlerëson raporti.

Raporti i monitorimit të ISP bën vlerësimin e performancës parlamentare për çdo deputet, ndërsa sheh si shqetësues fjalorin politik të deputetëve.

“Ligjërimi politik parlamentar vijon të jetë i ngarkuar dhe i personalizuar, në disa raste edhe denigrues mbi bazë gjinore, moshore dhe politike, duke mbetur një pengesë serioze në qëllimin e Kuvendit për rritjen e besimit publik, të integritetit dhe të llogaridhënies,” thuhet aty.

Drejtori ekzekutiv i ISP, Afrim Krasniqi, i tha BIRN se deputetët më aktivë vijojnë të jenë disa që i njohin dhe i përdorin praktikat parlamentare, ndërsa deputetët më të dobët janë ata që përfaqësojnë biznesin dhe vazhdojnë të zgjidhen pa pasur kontribute parlamentare. Sipas tij, sistemi i zgjedhjes së deputetëve është për ata që fitojnë vota dhe jo për ata që përfaqësojnë më shumë zgjedhësit”.

“Parlamenti ka bërë hapa në kuadër të transparencës edhe falë donacioneve të huaja, por  mbetet shqetësues ligjërimi politik, i cili është denigrues, fyes mbi krahinat, grupet e zërat kritikë, duke sjellë shembuj negativë dhe duke përçuar konflikt në shoqëri, kur duhej të ishte e kundërta,” tha Krasniqi.

ISP risjell në vëmendje se ka ende probleme me transparencën për median dhe publikun, pavarësisht praktikës së mbledhjeve të komisioneve online. ”Vonesa në publikimin e procesverbaleve dhe mangësitë në procesin e konsultimeve publike mbeten një shqetësim i vazhdueshëm,”thuhet në raport.

Në performancën e deputetëve vihet re që gratë deputete kanë qenë më aktive sesa deputetët meshkuj (+3% në nivel krahasues në parlament).  Nga ana tjetër, deputetët e vjetër ishin +7% më aktivë sesa deputetët e rinj, prurje nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Opozita dominoi me 52% të diskutimeve, por në kohë diskutimi mazhoranca ishte dominuese.

Bazuar në fjalimet e mbajtura në Kuvend dhe diskutimet në komisionet parlamentare, deputetët më aktivë janë vlerësuar Jorida Tabaku e PD-së dhe Erion Braçe i PS-së. Ndërkohë, raporti vë në dukje se 18 deputetë nuk ishin aktivë në komisione dhe as në seanca plenare, duke mos lënë gjurmë të aktivitetit të tyre parlamentar.

ISP ka tentuar gjithashtu të masë zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit për institucionet që kontrollohen prej tij, por 10 institucione nga 24 gjithsej nuk kanë dhënë informacion të mjaftueshëm apo nuk janë përgjigjur kërkesës së Institutit.

“Deri në këto momente është konstatuar fakti se, referuar përgjigjeve të dhëna, në tërësi evidentohet një nivel nën mesatar i përmbushjes së rekomandimeve,” thuhet në raport.

Etiketa: Afrim KrasniqiBIRNdeputetdeputeteEdi RamaErion BraçeInstituti i Studimeve PolitikeISPJorida TabakuKomisionet parlamentarekonfliktKryeministri Edi RamaKuvendKuvendiLigjMASMonitorimindikimnismaOpozitaparlamentPDPSPunëQeveriaRamaraportRaportiReformaSali BerishaSeancaSeanca plenareSHshqipshtatorShtetet e BashkuaraShtetet e Bashkuara të AmerikësVotaZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Fahrije Gjana – Prokuroria e Kukësit

Tjetri

Gjyqtari Gentian Marku përballet me vetingun

Tjetri
Gjyqtari Gentian Marku përballet me vetingun

Gjyqtari Gentian Marku përballet me vetingun

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.