AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ministrja e Financave e quan ‘rastësi’ kontrollin tatimor në biznesin e Dukës

E pyetur nga BIRN mbi akuzat për përdorim politik të administratës tatimore në kulmin e debatit mes Erion Veliajt dhe Armando Dukës, ministrja Ibrahimaj e quajti kohën ‘një rastësi” dhe shtoi se kontrolli vjen në zbatim të një denoncimi.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:25 | 26/01/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj gjatë konferencës për shtyp që u mbajt të mërkurën më 26 Janar 2022. Foto: LSA

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj pohoi të mërkurën se biznesi i kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka po i nënshtrohej një kontrolli tatimor dhe e quajti ‘rastësi’ nisjen e këtij kontrolli në kulmin e një debati mes Dukës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

E pyetur nga BIRN  mbi akuzat për përdorim politik të administratës tatimore në rastin e Dukës, Ibrahimaj tha se  biznese të tilla janë në kontroll të vazhdueshëm tatimor për shkak të denoncimeve, por edhe objektivave të administratës për të luftuar informalitetin.

“Në fakt, administrata tatimore funksionon në bazë të ligjeve dhe procedurave tatimore. Rasti në fjalë është rastësi që ndodh pikërisht në këtë moment, pasi vjen në zbatim të një denoncimi dhe një sërë denoncimesh të ardhura, të cilat administrata shtetërore duhet t’i verifikojë brenda një afati 7 ditor,” tha Ibrahimaj.

Gara për zgjedhjen e drejtuesve të shoqatave rajonale të futbollit u kthye ditët e fundit në një përplasje të ashpër mes kryebashkiakut Veliaj dhe kreut të FSHF-së, Duka, i cili po kërkon një mandat të gjashtë.

Përmes një audio përgjimi të publikuar të hënën nga Federata Shqiptare e Futbollit, kryebashkiaku Veliaj akuzohet për ndërhyrje dhe shantazh ndaj anëtarëve të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, të cilëve u kërkon mbështetjen e kandidatit të tij në garë.

Veliaj e cilësoi takimin si një “bisedë djemsh” dhe kërkoi të mos nxirrej nga konteksti.

Po të hënën, deputeti Agron Duka u tha mediave se Tatimet mbërritën në ambientet e kompanisë së prodhimit të vezëve ‘AIBA’ në Shkozet, në pronësi të tij dhe të vëllait të tij, Armando Duka, duke e cilësuar kontrollin të qëllimshëm dhe me prapavijë politike.

Përmes një statusi në Facebook, Presidenti Ilir Meta e komentoi deklaratën e ministres Ibrahimaj me nota ironike.

“Domosdoshmëria e çan rrugën përmes rastësisë kemi mësuar dikur në shkollë. Qenka e vërtetë. Apo jo? Ja një provë se si rastësia i ka çarë rrugën domosdoshmërisë,” shkroi Meta.

 

Etiketa: AdministrataAgron DukaBIRNDelina IbrahimajErion VeliajFacebookFederata Shqiptare e FutbollitFSHFIlir MetaKontrolliMetashantazhShkozetshqiptareTiranaTiranë
I mëparshmi

KPA pranoi prova të reja në çështjen ndaj prokurorit Hysen Keta

Tjetri

Analizë libri: Myslimanët e Ballkanit, një komunitet në rrezik?

Tjetri
Xhamia e Plumbit në Shkodër

Analizë libri: Myslimanët e Ballkanit, një komunitet në rrezik?

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.