AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

A ka “fituar” tashmë Rusia mbi Ukrainën?

Kriza e Kosovës pak më shumë se 20 vjet më parë zbuloi forcën dhe vendosmërinë e fshehur të NATO-s; kriza mbi Ukrainën po bën të kundërtën.

Marcus TannerngaMarcus Tanner
4 years më parë
në Artikull kryesor, Nyje Debati, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Presidenti rus Vladimir Putin. Foto: Beta/Mikhail Klimentyev

Rusisë po i duhet jashtëzakonisht shumë kohë për të pushtuar Ukrainën. Kjo mund të ndodhë nga dita në ditë. Presidenti Joe Biden duket se mendon se kjo ose është e pashmangshme ose është një “mundësi e qartë” diku nga shkurti, siç i tha ai presidentit të Ukrainës Zelenskyy në një telefonatë të enjten.

Por kjo nuk është blitzkrieg. Trupat ruse kanë shtuar praninë e tyre rreth kufijve të Ukrainës për muaj të tërë, të paktën që nga tetori 2021. Edhe në shekullin e 19-të, pushtimet ishin më të shpejta se kaq. Franca i shpalli luftë Prusisë në korrik 1870. Prusianët hynë në Paris dhe gjithçka përfundoi gjashtë muaj më vonë.

Kjo vonesë e pafund e Rusisë ngre pyetjen nëse pushtimi i të gjithë/disa pjesëve të Ukrainës është në të vërtetë qëllimi i saj përfundimtar.

Askush nuk e vë në dyshim realitetin e kërcënimit, me mbi 100,000 trupa të vendosura në kufi. Por, nëse qëllimi ishte testimi i unitetit të NATO-s në Ukrainë, në vend të mbrojtjes ushtarake të Ukrainës, Kremlini tashmë ka fituar – pa qëlluar asnjë plumb, madje.

Nëse dikush priste që Aleanca Perëndimore të bashkohej për kërcënimin ndaj Ukrainës në të njëjtën mënyrë si u bashkua për Kosovën në fund të viteve 1990, harrojeni. Ajo që ka ndodhur është se përçarjet dala në pah më parë në lidhje me Sirinë tashmë janë shtuar.

Shtetet baltike dhe të Evropës Qendrore në frontin lindor të NATO-s duan një përgjigje të fuqishme ndaj Rusisë, duke filluar me përforcime të trupave të NATO-s në vendet e tyre – por ato nuk janë mbështetur vazhdimisht nga aleatët e tyre evropianë më në perëndim.

Gjermania nguron të premtojë ndonjë gjë të rëndësishme për Rusinë, pavarësisht nëse ajo pushton Ukrainën apo jo. Veprimi i vetëm i saj, deri më tani, ka qenë parandalues ​​– të ndalojë aleatët e saj që t’i dërgojnë Ukrainës edhe armë mbrojtëse.

Ministrja e Jashtme e Gjelbër e Gjermanisë mbështet një përgjigje të fuqishme ekonomike perëndimore ndaj çdo sulmi të mundshëm ndaj Ukrainës, por partnerët e saj socialdemokratë nuk janë entuziastë. Ata kundërshtuan prej kohësh krijimin e ndonjë lidhjeje të drejtpërdrejtë edhe midis një sulmi ndaj Ukrainës dhe hapjes së gazsjellësit të përfunduar, por ende jo funksional, Nord Stream 2.

Franca e Emmanuel Macron, çuditërisht, është më e interesuar të udhëheqë një “përgjigje” “evropiane”, por në fakt të drejtuar nga francezët ndaj Rusisë, sesa të brohorasë për aleancën e udhëhequr nga SHBA-ja.

Franca thotë se dëshiron t’i japë paqes një shans, por disa druhen se “strategjia e saj e përqendruar në diplomaci i ndërlikon përpjekjet e SHBA-së dhe NATO-s për të treguar një front të ashpër dhe të bashkuar kundër Rusisë”, siç raportoi AP të enjten.

Britania ka bërë një deklaratë ndryshe nga Franca apo Gjermania. Ajo, madhe, dërgoi disa armë antitank në Kiev. Por Britania është në mes të një krize qeveritare që mund të rrëzojë kryeministrin Boris Johnson dhe ka dyshime se bisedat militariste janë kryesisht për konsum të brendshëm – një përpjekje e dëshpëruar e ekipit të Johnson për të larguar vëmendjen nga skandalet që e rrethojnë atë.

Kjo e lë Amerikën në krye të NATO-s. SHBA-ja e ka paralajmëruar vazhdimisht Rusinë për “pasoja të tmerrshme” nëse pushton Ukrainën, por se cilat janë ato pasoja mbetet ende e paqartë, përtej sanksioneve të ndryshme ndaj liderëve rusë, duke filluar me presidentin Putin.

Pjesa më e madhe e përpjekjeve të SHBA-së duket e përqendruar në sigurimin e furnizimit të Evropës me gaz jo-rus, nëse ka një ndërprerje të dërgesave ruse. Flitet për largimin e Rusisë nga sistemi financiar global, për t’i dhënë asaj “trajtimin që iu bë Iranit” – por shumë dyshojnë se Evropa do të mbështeste gjobat e rrepta të stilit Iran ndaj Rusisë që mund të prekin ekonomitë e saj më shumë sesa SHBA-së.

Të tjerë paralajmërojnë se Rusia ka të ngjarë të përballojë çdo lloj hakmarrjeje ekonomike perëndimore, edhe nëse Rusia do të bëhej më e varur si rezultat nga Kina. Padyshim që Pekini do të përfitonte nga kjo situatë.

“Kështjella e Rusisë mund t’i rezistojë një rrethimi të gjatë financiar”, u shpreh Telegraph britanik këtë javë, duke shtuar se Rusia është shumë më e përgatitur për sanksione tani sesa ishte pas aneksimit të Krimesë në 2014.

Pak më shumë se 20 vjet më parë, një krizë humanitare në Kosovën e vogël bashkoi Aleancën Atlantike si kurrë më parë dhe zbuloi një gatishmëri dhe kapacitet të paparë për të ndërmarrë veprime vendimtare, sado të diskutueshme.

Një organizatë që nuk kishte reaguar kurrë ndaj ndarjes fizike të Berlinit në vitin 1961, pushtimit të Çekosllovakisë në 1968 ose pushtimit të Qipros në 1974, zbuloi se kishte forcë dhe shije për veprime ofensive që nuk e dinte që ekzistonin.

Ndërhyrja ajrore në Serbi dhe Kosovë u kundërshtua nga Rusia pothuajse po aq ashpër sa edhe vetë Serbia, por NATO-ja i shpërfilli të dyja dhe rezultati ishte përulja e të dyjave. Imazhi i Rusisë si një fuqi e madhe, dhe jo thjesht një fuqi, u trondit shumë.

Ky demonstrim i forcës hapi rrugën drejtpërsëdrejti drejt zgjerimit masiv të NATO-s në vitet 2000, me shtatë anëtarë të rinj vetëm në vitin 2004: Bullgaria, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Letonia, Estonia dhe Lituania; plus Kroacinë në 2009, Malin e Zi në 2007 dhe Maqedoninë e Veriut në 2020 – gjithsej dhjetë shtete të ardhur në 16 vjet, një e treta e anëtarësimit total.

Por rritja e vazhdueshme e madhësisë së NATO-s ka fshehur një kalbje të vazhdueshme në çdo kuptim. Kriza e Ukrainës e ka zbuluar këtë, duke ekspozuar një përçarje që disa dyshonin se ekzistonte, por nuk e dinin me siguri. Zërat optimistë thonë se kriza e Ukrainës u ka kujtuar të gjithë anëtarëve të NATO-s se organizata mbetet “e pazëvendësueshme”. Kjo mund të jetë e vërtetë, por, për mirë a për keq, “momenti i saj kosovar” definitivisht ka përfunduar.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorëve dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

 

Etiketa: BidenBIRNBoris JohnsonBullgariaEmmanuel MacronEstoniaEvropaFrancagazGjermaniaGjobatIranJoe BidenKievKinaKosovaKosovëKremliniKrizakrizeKufiMacronNATOpaktpasojaPutinRumaniaRusiasanksioneSerbiSerbiaSHSHBASllovakiaUkrainaUkrainëVladimir Putin
Tjetri
KLP shkarkon prokuroren Belina Zeneli

KLP shkarkon prokuroren Belina Zeneli

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.