AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Protesta: Shteti të sigurojë mbijetesën e familjeve në nevojë

Aktivistet e “Kolektivit Feminist” protestuan të hënën paradite pranë Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës për miratimin dhe zbatimin e politikave sociale për familjet në pamundësi ekonimike dhe njohjen me ligj të minimumit jetik si kusht themelor për një jetë dinjitoze.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Aktivistet protestojnë për vdekjen e Liliana Semës si dhe sigurimin e minimumit jetik për familjet në nevojë | Foto : Nensi Bogdani

Me pankarta migjeniane në duar, aktivistet e ”Kolektivit Feminist” në Tiranë protestuan të hënën për kushtet minimale të jetesës të cilat shteti duhet t’u sigurojë familjeve në nevojë.

”Ne i kërkojmë qeverisë miratimin dhe zbatimin e politikave sociale, njohjen e minimumit jetik, si kusht themelor për jetë dinjitoze”, u shpreh aktivistja Gresa Hasa gjatë protestës.

“Ligji këtu funskionin vetëm me të dobëtit”, vijoi ajo, duke iu referuar ndërprerjes së energjisë elektrike nga OSHEE-ja për të moshuarën në Fier.

Ditën e enjte një rast fatal u shënua në Fier, ku një grua e varfër u gjet e pajetë si pasojë e ngrirjes prej të ftohtit pasi asaj iu ndëpre furnizimi me energji elektrike për shkak të detyrimeve të pashlyera.

Kolektivi Feminist, një grup i përbërë nga aktiviste/ë feministe/ë që angazhohet në kultivimin e një shoqërie të barabartë e të lirë, fajësoi shtetin i cili sipas tyre pasuron një grusht oligarkësh dhe përndjek e burgos ato që skamja nuk i lejon të paguajnë energjinë elektrike, apo të kenë mjaftueshëm ushqim në tavolinë.

”Liliana Sema është viktima e radhës e një sistemi socio-ekonomik që prodhon në masë të varfër e më pas i shndërron ata në statistika të padukshme”, u shpreh aktivistja Gresa Hasa.

Sipas Kolektivit energjia elektrike, sikurse strehimi, ushqimi dhe shërbimet shëndetësore janë të drejta themelore.

Aktivistja Xheni Karaj, u shpreh se situata në vitin 2022 për disa familje vijon të jetë e njejtë me kushtet e tridhjetë viteve më parë.

”Me qindra fëmijë po vazhdojnë t’i bëjnë mësimet siç i kemi pas bërë ne në vitet ’90, akoma me qiri”, tha Karaj gjatë fjalës së saj në protestë.

“OSHEE është ndër institucionet më të korruptuara. Shohim një mosbarazi në zbatimin e ligjeve. Shteti nuk vendos asnjë sanksion për punonjësit e korruptuar të këtij institucioni, por vendos dënim me burg për individët me vulnerabël që e kanë të pamundur të paguajnë faturat elektrike”, tha Karaj gjatë fjalës së saj.

Romina Sefa, aktiviste për të drejtat e komunitetit Rom në Shqipëri gjithashtu pohoi se mbi 20 familje rome dhe egjiptiane që jetojnë ne kapanone në zonën e Kavajës po ngrohen me anë të zjarrit.

”Këtë problem e heqin me mijëra familje të varfëra në Shqipëri, një pjesë e tyre kanë në përbërje persona me aftësi të kufizuar”, u shpreh aktivistja Romina Sefa, duke theksuar domosdoshmërinë e ngrohjes për këto individë.

“Kolektivi Feminist” iu bashkua thirrjes që Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskrimini gjithashtu bëri të premten për Këshillin e Ministrave për të miratuar sa më shpejt “Statusin e Klientit në Nevojë”, si një e drejtë tashmë e njohur me ligj.

Etiketa: aktivistetBurgenergji elektrikeEnergjiaenergjia elektrikeFamiljeFierGresa HasaKolektivi feministKomisioneriLigjMASOligarkëOSHEEProtestaromRomina SefaSHshqipShqipëristrehimitë drejtaviktimaXheni Karaj
Tjetri
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës

SPAK dërgon për gjykim prokurorin Sali Hasa të arrestuar për korrupsion

SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
nje meme me simbolin e flamingove ne protesten kunder projektit ne zvernec. foto nensi bogdani

Nga bulevardi në rrjetet sociale: Fuqia e memeve të protestës

07:24 | 11/06/2026
protesta 10 qershor 202t6

Shqipëria përjeton protestën më të madhe në dekada

01:01 | 11/06/2026
veliaj ndreca

Mungesa e avokatëve bëhet shkak për shtyrjen e gjyqit ndaj Erion Veliajt

17:00 | 10/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.