AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Zgjatja e organeve të vetingut futet në kalendar pa pëlqimin e opozitës

Mazhoranca futi të enjten në kalendarin e punimeve të Kuvendit me datë 10 shkurt votimin e nismës së saj për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut. Opozita nuk mori pjesë në votim duke kërkuar që procedura të përfshinte dhe nismën e saj për ndryshime kushtetuese për vetingun e politikës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seanca parlamentare e 27 janarit 2022 | Foto : LSA

Nisma e Partisë Socialiste për zgjatjen e afateve kushtetuese për Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerët Publikë për rivlerësimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve do të votohet në seancën plenare të datës 10 shkurt. Nisma u fut në kalendarin e punimeve gjatë një votimi me karton në seancën e së enjtes vetëm me votat e mazhorancës.

Opozita nuk mori pjesë në votim dhe nuk shfaqi kundërshti për nismën në vetvete, por për procedurat që ishin ndjekur për ta miratuar atë në Këshillin Legjislativ të Kuvendit, të cilin ajo e bojkotoi në të gjitha mbledhjet që u mbajtën për shqyrtimin e kësaj nisme.

Debatet mes palëve në një mbledhje të Konferencës së Kryetarëve të mërkurën u importuan në seancën plenare të së enjtes.  Kryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ftoi opozitën që të pranonte futjen në kalendar duke e cilësuar si një nismë jopolitike, por si një nevojë për ecurinë e procesit të vetingut.

“Kemi diskutuar në konferencën e kryetarëve kalendarin dhe ndryshimet kushtetuese janë të tilla që afatet janë të përcaktuara me shumë rigorozitet nga ana e vetë Kushtetutës dhe e rregullores së Kuvendit”- tha ai duke ftuar deputetët e opozitës që të pranonin datën 10 shkurt. Sipas tij, Kuvendi ka detyrim ta votojë  në një afat 21 ditor nismën pas miratimit në mbledhjen e Këshillit të përbashkët të Legjislacionit dhe afati i fundit është 17 shkurti.

“Nuk është një proces që duhet politizuar, nuk është një proces ndryshimesh kushtetuese që duhet bërë pjesë e axhendave të tjera politike”- u tha ai kolegëve demokratë.

Por për kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, vetë procesi që është ndjekur për të miratuar këtë nismë ka qenë i politizuar dhe i njëanshëm.

“I gjithë procesi i zhvilluar deri më tani është i nëjanshëm që nga dita e parë”- tha Alibeaj duke ftuar mazhorancën që të bien dakord për bashkimin e dy nismave për ndryshime kushtetuese në një seancë plenare.  “Ftesa jonë është kjo, procedurat për të gjitha iniciativat parlamentrare të jenë të harmonizuara në proces pa kondicionuar asgjë”- shtoi ai.

Deputetët e PD-së nuk morën pjesë në diskutimin e zgjatjes së afateve të vetingut pasi nuk mazhoranca nuk pranoi bashkimin e procedurës për nismën e saj për disa ndryshime kushtetuese, nismë e cila po diskutohet paralelisht nga Këshilli Legjislativ.

“Sipas rregullores dhe praktikës më të mirë të të gjitha iniciativave parlamentare të ndërhyrjes në kushtetutë do të duhej të ndiqnin të njëjtën rrugë proceduriale. E kemi kërkuar me ngulm dhe kemi parë refuzimin tuaj për të diskutuar sëbashku këto iniciativa”- theksoi Alibeaj duke sqaruar pozicionin e opozitës.

Funksionimi i KPK-së dhe KP-së kishte një afat 5-vjeçar deri në qershor 2022, por ato nuk kanë arritur të përfundojnë procesin e rivlerësimit për 1/3 e dosjeve të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Edhe pse Kushtetuta parashikonte kalimin e kompetencave tek Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, mazhoranca pas një kërkese të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ndërmori nismën për të zgjatur afatin e tyre deri më 31 dhjetor 2024. Në një opinion dërguar Kuvendit edhe Komisioni i Venecias pranoi se ka arsye objektive për zgjatjen e mandatit dhe e cilësoi nismën në përputhje me standardet evropiane.

Çdo nismë për ndryshimin e Kushtetutës kërkon shumicë të cilësuar në Kuvend duke e bërë të dosmodoshëm konsensusin politik mes palëve në seancën e datës 10 shkurt.

Etiketa: deputetdetyrimEnkelejd AlibeajGjyqgjyqtarKëshilli i Lartë GjyqësorkomisionerKomisioni i VeneciasKPKPKkryetarkushtetueseKuvendKuvendiMbledhjenismaOpozitaPartisë SocialistePDProcesi i vetingutprokurorTaulant BallavotimVotimi
Tjetri
Zyrtarët shqiptarë pajtohen të bashkëpunojnë për të gjetur të zhdukurit e komunizmit

Zyrtarët shqiptarë pajtohen të bashkëpunojnë për të gjetur të zhdukurit e komunizmit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.