AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Veting

KPA dëgjon konkluzionet në çështjen e Anita Jellës

Komisioneri Publik Darjel Sina kërkoi shkarkimin e prokurores së Durrësit, Anita Jella për gjithë konstatimet në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit të ngritura në parashtrimet fillestare, ndërsa subjekti i rivlerësimit i quajti të pabazuara shkaqet e ankimit dhe kërkoi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për konfirmimin e saj në detyrë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
4 years më parë
në KPA, Lajme, Veting
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Anita Jella pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën mbylljen e shqyrtimit gjyqësor për çështjen lidhur me ankimin e Komisionerit Publik Darjel Sina ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, si dhe dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve në këtë proces rivlerësimi.

Sina deklaroi se u qëndronte të gjithë shkaqeve të ankimit dhe kërkoi shkarkimin e prokurores Jella, kurse kjo e fundit i konsideroi konkluzionet e Komisionerit të pabazuara dhe në kundërshtim me jurispudencën e Kolegjit.

Prokurorja Jella u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2019, por vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, i kërkuan Komisionerit Publik që të apelojë çështjen me arsyetimin se ajo duhej të shkarkohej për mangësi në deklarimin e pasurisë dhe probleme të profesionalizmit.

Në fillim të seancës, kryesuesja e trupit gjykues të KPA, Ina Rama sqaroi se Prokuroria e Durrësit kishte kthyer përgjigje lidhur me çështjet për veprën penale “ndërtim i paligjshëm” të hetuara nga subjekti për periudhën 2018-2021 që u kërkuan në funksion të një denoncimi, prej nga kishte rezultuar vetëm një e tillë. Si Komisioneri dhe prokurorja Jella nuk ngritën ndonjë pretendim për këtë çështje dhe trupa KPA vendosi të mbyllë shqyrtimin gjyqësor dhe u kërkoi palëve të paraqisnin konkluzionet përfundimtare.

Komisioneri Sina u shpreh shkurtimisht se u qëndronte të gjitha shkaqeve të ngritura në ankim dhe atyre të parashtruara në seancat parardhëse. “Pretendimet e subjektit të rivlerësimit nuk provuan të kundërtën e shkaqeve të ankimit”, deklaroi Sina dhe kërkoi ndryshimin e vendimit të KPK-së dhe shkarkimin e Jellës.

Ankimi i Sinës bazohet kryesisht mbi veprimet dhe mosveprimet e Jellës në çështjen ndaj Liridon Pulës, drejtues i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës dhe në ato për një gjyqtare të Gjykatës së Apelit Tiranë, që ishte trasferuar për kompetencë në Durrës. Për pasurinë problemet janë fokusuar në një apartament të porositur në vitin 2011 në Durrës, për të cilin Sina konkludon se subjekti ka kryer deklarim të pamjafuteshëm.

Konkluzionet për pasurinë

Prokurorja Anita Jella i paraqiti vetë konkluzionet përfundimtare, megjithëse ishte e shoqëruar me përfaqësuesen e saj ligjore, avokaten Romina Zano.

Komisioneri Publik konstaton se Jella nuk ka deklaruar përdorimin e një apartamenti në pronësinë e kunatit dhe konstaton paqartësi në pagesën e këstit të parë për blerjen e një apartamenti në shumën 2.5 milionë lekë duke ngritur pretendime se subjekti lidhet me të drejta pronësie mbi këtë pasuri.

Jella e kundërshtoi këtë shkak, duke argumentuar se nuk ka rezultuar asnë veprim juridik nga ana e saj për fitimin e pronësisë ose posedimit mbi apartamentin e kunatit për periudhën 2011-2016.

Sipas saj, në këtë periudhë ka gëzuar vetëm të drejtën e përdorimit të banesës në fjalë. “Nuk ka asnjë gjurmë të ndonjë veprimi në të cilin unë të kem marrë pjesë, në mënyrë që të përligjin argumentet e Komisionerit Publik, për të lidhur me mua të drejtat e pronësisë mbi këtë banesë për periudhën 2011-2016”, deklaroi Jella.

Ajo sqaroi se me nënshkrimin e deklaratës së shkëmbimit me kunatin, është shuar e drejta reale mbi apartamentin e prenotuar prej saj dhe bashkëshortit në vitin 2011dhe është krijuar e drejta reale mbi banesën që posedon aktualisht, veprim për të cilin theksoi se e ka deklaruar në 2016-ën. Sipas Jellës, dakordësia me kunatin për shkëmbimin ishte arritur që prej vitit 2013 kur ai kishte hequr dorë nga porosia e apartamentit të tij, por shkak i vonesës për formalizimin e këtij veprimi kishte qenë mosregjistrimi i objektit nga ana e firmës ndërtuese.

“[…]Deklaroj me përgjegjësi të plotë se i vetmi apartament që unë kam përfituar nga marrëdhënia juridike e shitjes me shoqërinë ndërtuese V-Ndërtim është apartamenti, që kam aktualisht, provuar kjo dhe me lejen e legalizimit që ka dalë për këtë apartament”, deklaroi Jella.

Ajo vërejti se bashkëshorti dhe vëllai i tij kishin nënshkruar dy kontrata të ndryshme, në kohë të ndryshme dhe për blerjen e dy apartamenteve të ndryshme. Po ashtu, Jella shtoi se ata kishin marrë dy kredi të ndryshme me shuma të konsiderueshme që janë kaluar në llogarinë e shoqërisë nëpërmjet transaksioneve bankare. Sipas subjektit, ka provuar se kunati e ka paguar rregullisht kredinë e marrë prej tij dhe vijon të jetë ende debitor.

Lidhur me mos pagesën e ndonjë shtese në çmimin e apartamentit të shkëmbyer që më parë e kishte porositur kunati, Jella sqaroi se shoqëria ndërtuese e ka pranuar investimin e kryer prej saj në atë banesë, ndaj dhe e ka mbajtur të pandryshuar.

Lidhur me pretendimin e Komisionerit se investimet e kryera mbeten në nivel deklarativ, Jella shpjegoi ndër të tjera se nuk rezultonte asnjë vit me balanca negative dhe se kishte pasur mundësi për kursime. Për mosdeklarimin e pakësimit të gjendjes cash në vitin 2010, ajo sqaroi se në atë periudhë kishte marrë trajtim mjekësor dhe se kishte pasur rrethana objektive për shkak dhe të gjendjes psikologjike në atë kohë. Ajo kërkoi që mosdeklarimi i pakësimit të gjendjes cash në vitin 2010 të konsiderohet si pasaktësi e paqëllimshme.

Duke ju referuar edhe jurispudencën e Kolegjit, Jella pretendoi se kishte arritur të provonte bindshëm burimet e ligjshme të pasurisë dhe se kishte provuar vërtetësinë e deklarimeve në këtë kriter.

Profesionalizmi

Konstatimin e Komisionerit për mungesë të koordinimit dhe ekzistencës së një sistemi efektiv dhe eficient të regjistrimit dhe shpërndarjes së procedimeve penale në muajin gusht të vitit 2019, prkurorja Jella e kundërshtoi si të pabazuar. Ajo solli në vëmendje se çështja ndaj zyrtarëve të Kadastrës për të cilët Sina pretendon se nuk është hetuar, është përfunduar dhe është dërguar për gjykim. Sipas subjektit, nuk ka asnjë indicie se ka pasur favorizim të të proceduarve.

“[…]Gjë që është reflektuar dhe në trajtimin e çështjes në fjalë, ku janë kryer të gjitha veprimet hetimore me korrektësi dhe brenda afateve të parashikuara nga ligji”, deklaroi Jella.

Lidhur me pushimin e një çështje penale ndaj një të dyshuari për mbajtje narkotikësh ku ngrihen pretendime prej Komisionerit se subjekti ka kryer hetime të cekëta pasi nuk ishin krahasuar deklarimet e tij me rezultatet e analizave të ekspertimit prej nga kishte rezultuar përdorues i lëndëve narkotike, prokurorja Jella solli në vëmendje faktin se kjo rrethanë ishte verifikuar nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë dhe është vendosur arshivimi pasi nuk janë gjetur indicie.

Për pretendimet e Komisonerit lidhur me transferimin në Durrës të një çështje për një gjyqtare të Gjykatës së Apelit Tiranë që është pushuar, Jella sqaroi se nëse do të kihte pasur dyshime për korrupsion do të ishte hetuar nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK. “Gjykata e apelit e ka përkrahur ankimin e prokurorisë dhe ka vendosur pushimin”, deklaroi Jella.

Lidhur me shkaqet e ngritura për çështjet e hetuara nga prokurorë të tjerë të Prokurorisë së Durrësit gjatë periudhës kur Jella ka ushtruar funksionin e drejtueses, ajo vërejti se nuk i përket periudhës së rivlerësimit 2013-2016.

Ajo këmbënguli se nuk mund të vlerësohet për këto çështje, pasi ndërhyrja e saj do të përbënte cënim të sigurisë juridike. “Çdo qëndrim nga ana ime si drejtuese do të cënonte pavarësinë e prokuorit”, pohoi Jella dhe deklaroi se udhëzimet e saj jo detyruese kishin përkuar gjithmonë me vendimet e gjykatave.

Subjekti këmbënguli se denoncimet anonime ishin të pabazuara dhe dashakeqe. Po ashtu, ajo i quajti kriminale shkrimet ndaj saj në disa portale që i cilësoi “jo serioze”.

Në përfundim, prokurorja Antia jella kërkoi që të arrihej në konkluzionin se kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe profesionalizmin dhe të lihej në fuqi konfirmimi në detyrë.

KPA njoftoi se vendimi do të shpallet më 15 shkurt, në orën 09:00.

Etiketa: Anita JellaAnkimAnkimiBashkëshortiDarjel sinaDurrësGjykataGjykata e ApelitGjykatëGjykatësgjykimGjyqGjyqtarehetimeIna RamaKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKorrupsionKPAKPKkrediMjekmjekëNarkotiknarkotikëONMprokurorProkuroriaProkuroria e Krimeve të RëndaProkuroria e Rrethit DurrësRamarivlerësimiRomina ZanoSHSPAKtë drejtaVendimetVendimiVëzhguesit
Tjetri
Çfarë ndikon te Putin?

Çfarë ndikon te Putin?

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.