AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Tregoi “pavarësi dhe integritet”, SHBA-të mbështesin Gjykatën Kushtetetuese

Pas një serie sulmesh publike në të cilët anëtarët e Gjykatës Kushtetuese etiketohen ndër të tjera “skutha” dhe “kriminelë të shkronjave”, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar në mbështetje të gjykatës pas vendimit për rrëzimin e kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e presidentit.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim | Foto: LSA

Ende pa pasur një vendim të zbardhur të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta dhe as argumentet mbi të cilin ai është marrë një sërë opinion shkruesish, të njohur për qëndrimet publike në favor të shumicës parlamentare, kanë sulmuar gjykatën dhe gjyqtarët.

Ish-zëvendës ministri i Mbrojtjes në qeverinë e parë të Edi Ramës,  Dritan Hila e cilësoi në një koment të tij Gjykatën Kushtetuese si “Gjykata e skuthave”.

Mero Baze, drejtues i Gazetës Tema, shkroi në Facebook se vendimi kishte vrarë institucionin e presidencës.

Ndërkohë Baton Haxhiu, në portalin në pronësi të tij Albanian Post, i cilësonte anëtarët e Kushtetueses si kriminelë të “shkronjave juridike”. Në tekst ai thotë se vendimi i gjykatës kishte “shkatërruar republikën”. Duke veçuar kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, Haxhiu, pasi shfryn për katastrofën që vinte pas këtij vendimi, kërkon shpjegime nga ambasadorja së SHBA-ve në Tiranë.

“Sot, po përdor pushtetin e gazetarit për t’i drejtuar pyetje Ambasadores Amerikane, Yuri Kim”, shkruan Haxhiu që në tekst shton se “Gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka shënuar fundin e të gjithë reformës në drejtësi”.

Por ambasada e SHBA, sulmi ndaj së cilës qe një prej arsyeve pse u kërkua nga shumica socialiste shkarkimi i Metës, mendon shumë më ndryshe. Në një reagim të ndarë në Facebook, ambasada bën të qartë se e shikonte vendimin si arritje e reformës në drejtësi.

“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e cila u bë funksionale në dhjetor të vitit 2020, po demonstron aftësinë për të përmbushur funksionin e saj parësor dhe thelbësor duke shqyrtuar faktet dhe argumentet e paraqitura nga palët përkatëse, duke diskutuar mbi këto fakte dhe argumente në bazë të Kushtetutës dhe duke dhënë vendime që pasqyrojnë pavarësi dhe integritet”, thuhet në qëndrim e ambasdës.

Përndryshe nga pretendimi i Haxhiut ambasada garanton se do të vijojë të mbështesë “fuqimisht zbatimin e reformës në drejtësi”.

Reagimet të tjera për vendimin kanë qenë të pakta. I vetmi reagim i drejtpërdrejtë nga shumica socialiste për vendimin ishte ai i kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla. “Nëse do kontrollonim Gjykatën Kushtetuese do ishte shkarkuar Ilir Meta se nuk ka shqiptar dhe shqiptare në këtë vend që nuk bie dakord që ilir meta duhej shkarkuar. Por ka vendosur gjykata, nuk komentohet”, tha Balla gjatë një replike në Kuvend.

Presidenca po ashtu ishte lakonike në reagim. “Kjo çështje as nuk duhej të kishte filluar!”, shkroi zëdhënësi i Metës Tedi Blushi. Por para vendimit presidenca dhe vetë presidenti Ilir Meta u angazhuan në një fushatë kundër anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pas vendimit për të shpallur si të ligjshme zgjedhjet lokale të vitit 2019.

Sulme ndaj gjyqtarëve prej politikës apo medias pas vendimeve të rëndësishme janë të zakonshme në Shqipëri. Sulme të ngjashme ndaj tre gjyqtarëve pati edhe pas vendimit për dënimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Etiketa: Ambasada e SHBABaton HaxhiuDritan HilaEdi RamFacebookGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjyqtarIlir MetakushtetueseKuvendLokaleMetaParaPresidencaSaimir TahiriSHSHBAshkarkimishqipShqipërishqiptareTaulant BallaTedi BlushiVendimVendimiVitore TushaYuri KimZgjedhjet
Tjetri
Komisioni për Mediat përzgjodhi 6 kandidatët për anëtarë të AMA

Kuvendi voton 6 anëtarët e rinj të AMA-s

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.