AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Komunizmi në Shqipëri i kristalizoi mitet e tij nëpërmjet letërsisë dhe artit

Aspekte të rëndësishme të komunzimit si “miti i qëndresës”, “miti i Nënës Parti”, “miti i luftës së klasave” dhe “miti i vullnetarizmit”, u kalcifkuan dhe u justifikuan për vite me rradhë në praktikat totalitariane të regjimit komunist në Shqipëri.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Konfencë shkencore mbi mitet e komunizmit, në-kuadër të Ditëve të Kujtesës | Foto : BIRN/Nensi Bogdani

Në kuadër të Ditëve të Kujtesës 2022, të premten paradite Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë  (IDMC), me mbështetjen e fondacionit Kondrad Adenauer Stiftung, organizoi një konferencë shkencore ndërkombëtare mbi mitet komuniste në Shqipëri dhe ndikimin e tyre në letërsi, muzikë dhe kulturë.

“Shndërrimit të parimeve komuniste në mite nuk i shpëtoi as folklori shqiptar”, u shpreh gjatë konferencës Rovena Vata Mikeli, nga Akademia e Studimeve Albanologjike.

IDMC e ka kthyer në traditë organizimin e “Ditëve të Kujtesës”, duke synuar  rritjen e  ndërgjegjësimit të të rinjve për krimet e kryera nga regjimet totalitare, përfshirë diktaturën në Shqipëri.

“Mitet janë një portë e rëndësishme për të kuptuar si ndikon kultura politike në kulturën e një shoqërie”, u shpreh gjatë fjalës së tij Idrtit Idrizi, historian në Universitetin e Vjenës dhe njëkohësisht koordinator i konferencës për 2022.

Në një studim të 2015 që sociologia Stephanie Schëandner-Siervers ka kryer në Shqipëri, ka rezultuar se gjysma e të intervistuarve janë shprehur se komunizmi ka qenë një ideologji të saktë, por e implementuar keq në rastin e Shqiperisë.

Gjithashtu sociologia Schëandner-Siervers theksoi rëndësinë e dekonstruktimit social të miteve në formimin arsimor dhe kulturor të brezit të ri, nëpërmjet strategjisë së defamiljarizimit.

“Mënyra më e mirë për t’i mësuar historinë brezit të ri është nëpërmjet defamiljarizimit të narrativave afektive,” tha Schëandner-Siervers.

“Kjo na lejon t’I  dekonstruktojmë mitet nga e kaluara”, shtoi sociologia e Universiteti të Bournmouth-it.

Kolegët e saj shqiptarë mendojnë se historia është burimi kryesor i miteve.

“Mitet janë të veshtira për t’u ç’rrënjosur pikërisht sepse kanë të bëjnë me historinë afektive”, tha Dr.Enis Sulstarova, pedagog në Universitetin e Tiranës.

Sustarova solli shëmbullin e veprave të Kadaresë në letërsinë shqiptare, në të cilat identifikohet qartë “mitit i qëndresës”, mit i cili për popujt e vegjël si Shqipëria kthehet në një “arkemit”, ose mit kryesor.

“Qëndresa ndaj armiqve shpjegon mbijetesën e kombit shqiptar në histori”, tha dr.Sulstarova duke shtuar se miti i qëndresës në komunizëm u përforcua dhe justifikoi izolimin e vendit, duke çuar deri në shtetrrethim, me pretekstin për t’u mbrojtur nga armiqtë.

“Në veprat dhe fjalimet e Enver Hoxhes gjenden kudo motive të miteve të tipit ‘Nëna Parti, ‘puna vullnetare’, ‘edukimi i masave’, ‘lufta e klasave’, ‘njeriu i ri’”, shpjegoi pedagogia Anjeza Xhaferaj.

Të gjitha këto mite të sipërpërmendura të sistemit komunist u injektuan kudo në shoqërinë shqiptare, duke e bërë e vështirë terrenin për ç’rrënjosjen e tyre pas rënies së sistemit.

“Ndërtimi dhe kristalizimi  i këtyre miteve u krye nga aksione që zgjatēn për vite me rradhë në sistemet totalitare”, përfundoi Rovena Mikeli.

“Prandaj ç’rrënjosja e tyre në vende që vijnë nga sisteme të tilla është më e vështirë”, përfundoi ajo.

Etiketa: Akademia e Studimeve AlbanologjikedemokraciDitëve të Kujtesës 2022Enis SulstarovaInstituti për Demokraci Media dhe KulturëkomunizmiKulturaletërsiLuftaMediaMITPunaSHshqipShqipëriShqipëriashqiptareTiranëVjenë
Tjetri
SPAK ‘bllokon’ dëshminë e zyrtarëvë në komisionin hetimor për inceneratorët

SPAK ‘bllokon’ dëshminë e zyrtarëvë në komisionin hetimor për inceneratorët

Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.