AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

SPAK ‘bllokon’ dëshminë e zyrtarëvë në komisionin hetimor për inceneratorët

Hetimet paralele të ‘aferës korruptive’ të inceneratorëve e kanë bërë të ‘pamundur’ dëshminë e dy dëshmitarëve në komisionin hetimor të inceneratorëve.

Besar LikmetangaBesar Likmeta
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët Jorida Tabaku

Kryetarja e komisionit hetimor për trajtimin e mbetjeve urbane, Jorida Tabaku i tha BIRN se do të kërkojë shpjegime nga Struktura e Posaçme Kundër Krimet të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, në lidhje me pretendimin e një dëshmitari se nuk mund të dëshmojnë në Kuvend, për shkak se dëmton procesin penal.

“Do të kërkoj një takim zyrtar me drejtues te SPAK për të sqaruar situatën,” tha Tabaku, e cila shtoi se deri tani nuk ka pasur njoftim nga SPAK.

Florjan Muçaj, ish-administrator i përgjithshëm i bashkisë Fier dhe anëtar i komisionit të prokurimit të inceneratorit të të njejtit qytet, i tha të premten komisionit parlamentar për trajtimin e mbetjeve urbane, se nuk mund të dëshmonte në Kuvend, pasi ishte thirrur nga SPAK.

“Kam dhënë dëshminë time si pjesë e hetimit që zhvillohet prej tyre,” shpjegoi Muçaj.

“Kam ardhur këtu në respekt të këtij Komisioni, por nuk mundem të vazhdoj më të jap dëshmi këtu në lidhje me atë çështje, sepse çdo gjë që mund të them këtu, mund të përbëjë një prishje të hetimit që është duke u zhvilluar nga SPAK-u,” shtoi Muçaj.

Ish-administratori i bashkisë Fier, i cili tani drejton kompaninë shtetërore të naftës Albpetrol, i tha komisionit se për shkak të dëshmisë së dhënë në SPAK, deri në përfundimin e hetimeve ai mund të fliste vetëm me autorizimin e këtij institucioni.

“Në momentin që kam dhënë dëshminë përpara SPAK, jam informuar nga ana e tyre se nuk mund të flisja për këtë çështje me askënd tjetër,” theksoi Muçaj.

Të mërkurën deputetët socialist në komisionin hetimor, bllokuan dëshminë e një tjetër ish-anëtare të komisionit për prokurimin e inceneratorit të Fierit, Sabina Cenameri, duke përdorur dëshminë e saj në SPAK si justifikim.

I pyetur nga BIRN mbi deklaratën e Muçës, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja, nuk iu përgjigj një kërkesë për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.

Përveç dy anëtarëve të komisionit për prokurimin e inceneratorit të Fierit, SPAK i ka kufizuar dëshminë publike përpara Kuvendit edhe 6 anëtarëve të komisionit të prokurimit të inceneratorit të Elbasanit, të cilët janë marrë të pandehur.

Ndryshe nga rasti i dëshmitarëve Muça dhe Cenameri, për personat nën hetim SPAK i është drejtuar me kërkesë zyrtare komisionit për të kufizuar dëshminë e tyre.

Në një mbledhje me dyer të mbyllura të mërkurën, deputetët vendosën se nuk do të merren dëshmitë e tyre publike.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, KLSH kontratar koncesionare të inceratorit të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës kapin një vlerë prej gati 500 milionë euro për një periudhë 30 vjeçare. Prokuroria e Posaçme po heton dyshime të arsyeshme se pas këtyre kontratave ngrihet një skemë korruptive që shkon në nivelet më të larta të shtetit.

Në 14 dhjetor, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka është arrestuar, i akuzuar për korrupsion. Ai dyshohet se është paguar mbi 3.6 milionë euro rryshvet nga kompanie fituese e koncesionit të inceneratorit të Elbasanit dhe një nënkontraktor i saj. Në kërkim janë shpallur drejtuesit e dy kompanive, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto.

Javës që vjen pritet që në komisionin hetimor të dëshmojnë edhe kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi dhe deputiti i PS-së, Alqi Bllako. Të dy janë marrë në pyetje nga SPAK për inceneratorët dhe mbetet e paqartë nëse dëshmia e tyre publike do të kufizohet nga organi i akuzës.

Etiketa: Afera e inceneratoreveAlbpetrolAlqi BllakoArben KrajaArmando SubashiBIRNdeputetdëshmitarëEuroFierFlorjan MuçajHetimInceneratorInceneratoretJorida TabakuKlodian ZotoKLSHKomisioni hetimor parlamentarKorrupsionKuvendLefter KokaMbledhjeMjedisitprishjeProkuroriaProkuroria e PosaçmePSSabina CenameriSPAKStela GugalljaTiranë
Tjetri

KPA dëgjon dëshmitarin e thirrur nga Dhurata Haveri për të sqaruar një hua

photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.