AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata e Tiranës dënon me 17 vjet burg Francesco Becchetin

Biznesmeni italian Francesco Beccheti i shpallur në kërkim nga Shqipëria që prej vitit 2015 u dënua në Gjykatën e Tiranës për akuzat e mashtrimit e pastrimit të parave. Bashkë me të u dënuan e ëma Liliana Condimitti, ortaku Mouro de Renzis, financierja e kompanive Eriona Troplini dhe Stavri Peçi e Fetah Dervishi. Në total gjykata dha 49 vjet burg dhe 5 vite dënim me kusht.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shpallja e vendimit për dënimin e Francesco Becchettit në Gjykatën e Tiranës. Foto:BIRN

Biznesmeni italian Francesco Beccheti, i shpallur në kërkim nga Shqipëria që prej vitit 2015 u dënua në Gjykatën e Tiranës të mërkurën për akuzat e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën, krijimit të skemave mashtruese, pastrimit të parave dhe falsifikimit me 17 vite burgim.

Trupa e kryesuar nga gjyqtari Besnik Hoxha me anëtar Sokol Pasho dhe Lazër Sallakun po ashtu vendosi dënimin e partnerëve të Becchetit Mouro de Renzis me 16 vjet burg, Eriona Troplinit me 8 vjet burg dhe nënës së tij Liliana Condimitti me 8 vjet burg. Dy persona të akuzuar për falsifikim të dokumenteve  Stavri Peçin, Fetah Dervishin u dënuan përkatësisht me 2 dhe 3 vjet burg, por gjykata tha se dënimi i tyre konvertohej në dënim me kusht.

Akuzat ndaj biznesmenit italian Francesco Beccheti, i cili pati marrë një të drejtë koncesionare nga shteti shqiptar për ndërtimin e një hidrocentrali në Kalivaç në fund të viteve 90’, u bënë zyrtare në vitin 2015. Veç akuzave ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve prokuroria vuri në sekuestro edhe një sërë biznesesh përfshi televizionin “Agon Channel”. Çështja u bë pjesë e debatit politik në vend, pasi opozita akuzoi kryeministrin se po i mbyllte gojën një televizoni kritik.

Prej vitit 2015 Beccheti vijoi në arrati një përballje me shtetin shqiptar dhe ka fituar në arbitrazh ndërkombëtar 110 milion euro dëmshpërblim, për prishjen e kontratave dhe sekuestron ndaj pasurive të tij.

Ndërkohë paralelisht me këtë proces prokuroria e Tiranës vijoi procedimin penal ndaj Becchettit dhe dërgoi në gjykatë dosjen kundër tij. Sipas dispozitivit të lexuar nga gjyqtari Hoxha, Beccheti dhe kompani të tjera në zotërim të tij dhe nënës së tij e personave të tjerë të akuzuar krijuan mosmarrëveshje fiktive civile.

Kompania “Energji”, e zotëruar nga nëna dhe vjehrra e Becchetit pretendoi se nuk ishte paguar plotësisht dhe e dërgoi KGE, kompani në pronësi të vetë Becchetit përballë një shoqërie private të licensuar për ndërmjetësim dhe arbitrazh. Në përfundim të këtij gjykimi arbitrazhi, kontraktori “Energji” fitoi 48.5 milion euro nga KGE.

Por humbësi, siç doli nga dispozitivi, ishte në fakt kompania Hydro Srl, e zotëruar në 48 për qind të aksioneve të saj nga Deutsche Bank dhe në pjesën tjetër nga Beccheti.  “Nga ky makinacion është Deutsche Bank që ka humbur 45-48 për qind të shumës 48.5 milion euro”, tha gjyqtari.

Pasi lexoi pjesë nga akuza Hoxha tha se gjykata çmoi “se të gjithë të pandehurit duhen shpallur fajtorë për akuzat e ardhura për gjykim”.

Beccheti vetë u dënua për 4 akuza dhe gjykata dha një dënim prej 17 vjetësh nga 20 që ishin kërkuar prej prokurorisë, që në këtë seancë shpallje vendimi përfaqësohet nga tre prokurorë, drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj, prokuroren Mirela Zavalani dhe prokurorin Leonard Filopati.    Becchetti i ka mohuar akuzat dhe ka pretenduar se ishte persekutuar politikisht nga kryeministri Edi Rama dhe qeveria.

Ndërkohë kompanitë e krijuara prej Becchettit dhe të përfshira në këtë skemë u konfiskuan dhe u mbyllën me vendim të gjykatës.

Etiketa: Agon ChannelAkuzaArbitrazhBecchetiBesnik HoxhaBurgDeutsche BankEdi RamaElizabeta ImerajEuroGjykataGjykata e TiranësGjykatëGjykatësgjykimImerajKryeministri Edi RamaMirela ZavalaniOpozitaprokurorProkuroriaProkuroria e TiranësPunëPunëtorPunëtorëQeveriaRamaSHshqipShqipëriaSokol PashoTiranëVendimVendimi
Tjetri
Qark i shkurtër: Si përfunduan paratë e buxhetit në xhepat e Lefter Kokës

Rrogat e ricikluesve të impiantit të mbetjeve në Elbasan peng i procedurave

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
spiropali

Elisa Spiropali kërkon vetëpastrim të Partisë Socialiste

18:19 | 21/06/2026
photo 2026 06 20 23 13 29

Raporti ‘konfidencial’: Protestat të shkaktuara nga ‘pakënaqësi legjitime’

17:41 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.