AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Rrogat e ricikluesve të impiantit të mbetjeve në Elbasan peng i procedurave

Ndarësit me dorë të mbetjeve brenda impiantit të kompanisë Albteg Energy nuk kanë marrë ende rrogën e Janarit, ndërsa fati i tyre varet nga procedurat për kalimin e kompanisë në dorë të Bashkisë së Elbasanit.

Bardha NergjoningaBardha Nergjoni
4 years më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Nga inaugurimi i inceneratorit të Elbasanit. Foto: Facebook.

Ardjan Hamitja, është një prej punonjësve më të vjetër të riciklimit të mbetjeve në impiantin e inceneratorit të Elbasanit. Hamitja thotë se prej 7 vjetësh ai punonte si ndarës mbetjesh me dorë brenda impiantit në zotërim të Albteg Energy, me kontratë me kompaninë Integrated Technology Service, një kompani e lidhur me të parën në koncesionin e inceneratorëve.

Hamitja tregoi se puna ishte e vështirë. Ai tha se shpesh nuk kishin pasur paisje dhe prej kohësh nuk merrnin më as maska. “Veshje dhe doreza kemi marrë shumë rrallë, por edhe kemi marrë. Maska ka kohë që nuk na japin”, tha ai

Por nevojtarë për pagën që varjon nga 26 mijë lekë deri në 32 mijë lekë neto në muaj për rreth 50 punonjësit e impiantit, Hamitja dhe të tjerë qëndruan në punë. “Nuk mund të themi se jemi trajtuar shumë mirë, por të paktën merrnim pagat”, thotë ai.

Pagat e tyre u vunë në diskutim kur kompania u vendos në sekuestro preventive në 13 dhjetori 2021 dhe aksionarët e saj u shpallën në kërkim nga Prokuroria e Posaçme me akuzat e korrupsionit. Prej këtij momenti Hamitja dhe kolegë të tij filluan të shqetësoheshin për pagesën dhe vijimin e punës në kompani.

“Kemi nënshkruar një kontratë, se kështu na thanë. Nuk është se e kam lexuar shumë se çfarë thotë pasi ne kemi nevojë për këtë punë. Jemi paguar edhe për muajin dhjetor 2021, por nuk kishim asnjë siguri për pagesën e janarit prandaj nisëm protestën”, thotë ai.

Shqetësimi i se mund të mos paguheshin ishte i justifikuar mes punëtorëve, pas dëshmisë së administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara Farudin Arapi në Komisionin Hetimorë Paralamentar se në llogaritë e kompanisë që menaxhon impiantin nuk kishte më para.   “Në periudhën që ka filluar (administrimi pas sekuestros) nuk disponon më gjendje në llogaritë e saj”, tha Arapi.

Nisur prej kësaj punëtorët u ngritën në protestë dhe refuzuan të hynin në punë duke kërkuar pagesat. Drejtori i Inspektoratit të Punës në Elbasan Egliver Laloshi,  tha se inspektoi impiantin për të kuptuar situatën dhe për t’i dhënë një zgjidhje problemit.

“Ne kemi negociuar për pagat. Ishte shumë e rëndësishme që të zgjidhej ky ngërç pasi nuk do të thoshte vetëm mungesë pagash dhe probleme për ta dhe familjet e tyre por edhe një qytet do të mbetej pa pastruar”, tha Laloshi. Ai tha se Inspektorati po negocionte me Bashkinë e Elbasanit, e cila duhej të merrte në dorëzim impiantin, për të siguruar pagesën e punëtorëve.

Por zgjidhje nuk ka patur dhe Laloshi tha se ishte situatë e vështirë. “Ne jemi në kontakte të vazhdueshme. Situata nuk është e thjeshtë. Ne jemi në krah të punëmarrësve pasi ashtu na e cakton ligji dhe jemi duke luajtur rolin tonë në këtë drejtim”, tha ai.

Paqartësia ka krijuar shqetësim shtesë për ndarësit e mbetjeve për riciklim. Një prej punonjësve,  që kërkon të mos identifikohet, thotë se ata kanë punuar, por nuk e dinë se kur do të paguhen. “Nuk e dimë, por ne kemi punuar, bidonat dhe plastikat i kanë marrë dhe i kanë shitur. Ku shkuan lekët?”, tha ai

Punëtori tha se kishte një pagë neto prej 26 mijë lekësh në muaj dhe se me këto të ardhura mbulonte nevojat e familjes. “U ngritëm në protestë se qarkullonin fjalë që ne nuk do të paguheshim për periudhën që kemi punuar pasi firma është e sekuestruar”, tha ai.

Procesi i ndarjes së mbetjeve është siç thonë punëtorët një punë e vështirë kryhet me dorë në një ingranazh të instaluar brenda impiantit ku shkarkohen makinat që mbledhin mbetjet në qytet. Ndarësit heqin mënjanë duke përzgjedhur një për një materialet e riciklueshme që shiten.

Siç treguan punëtorët puna ishte e vështirë dhe ata shpesh nuk ishin pajisur me mjete mbrojtëse.

Por Drejtuesi i Inspektoratit të Punës në Elbasan Egliver Laloshi tha se vetëm pasi të zgjidhej problemi i pagave do të shikohej i gjithë dokumentacioni dhe pretendimet e tjera të punëtorëve në lidhje me kushtet e punës dhe problemet e tjera që ata kishin.

Ndërkohë i kontaktuar nga BIRN kryetari i bashkisë Elbasan Gledian Llatja tha se bashkia ka kohë që ka filluar procedurën e kalimit në administrim të inceneratorit, por vënia në sekuestro preventive dhe vendosja e një administratori nga shteti ndërpreu këtë proces.

Llatja tha se  pas protestës ishte gjetur një hapësire ligjore për ta marrë në administrim impiantin dhe pjesën e riciklimit dhe kalimin e punëtorëve të këtij procesi në varësi të institucionit vendor. “Duke qenë në sekuestro nuk mund të vijojnë procedurat e kalimit në pronësi, por ne kemi gjetur një hapësirë. Në bazë të një marrëveshje për marrje me qira simbolike 1 euro do të kalojmë administrimin tek pushteti vendor dhe do të zgjidhet çështja e punëtorëve”, tha Llatja.

Kryebashkiaku po ashtu tha se punëtorët do të ftohen të negociojnë kushtet e kontratës së re dhe do të rishikohet edhe çështja e organikës.

Pavarësisht angazhimit asnjë nga institucionet nuk i ka dhënë përgjigje të qartë faktit se kush do të përgjigjet për pagesën e muajve janar dhe shkurt për punëtorët.

Etiketa: BashkiaBIRNelbasanEuroFarudin ArapiGledian LlatjaInceneratormarrëveshjeMaskaMjedisiPagatpaktParaProkuroriaProkuroria e PosaçmePunaPunëPunëtorPunëtorëPushteti vendorriciklimsekuestro preventiveSH
Tjetri
Shpëtim Reka përballet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit

Shpëtim Reka përballet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit

revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Kolonializmi në Shqipëri dhe Revolucioni i Flamingove

16:23 | 04/06/2026
Balluku i quan akuzat ndaj saj “baltë, aludime” dhe sulmon opozitën

Sipas SPAK, Belinda Balluku fshehu në emër të Igli Tares një vilë në Dhërmi të përfituar si ryshfet

15:22 | 04/06/2026
media

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

06:42 | 04/06/2026
Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.