AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Në reformimin e sistemit të korruptuar të drejtësisë, Moldavia vëzhgon precedentin shqiptar

Ekspertët moldavë shpresojnë se procesi i tyre i vetingut në sistemin gjyqësor mund të ndjekë shembujt më të mirë të të njëjtit proces në Shqipëri – por të shmangë gabimet e tij.

Madalin NecsutungaMadalin Necsutu
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ministri moldav i drejtësisë Sergiu Litvinenco. Foto: BIRN/Madalin Necsutu

Pavarësisht se është në fund të çdo renditjeje ndërkombëtare për korrupsionin, që kur një qeveri pro-evropiane erdhi në pushtet në korrik 2021, Moldavia ka qenë e vendosur ta korrigjojë këtë situatë përmes reformës totale të sektorit të drejtësisë.

I konsideruar prej kohësh thembra e Akilit të vendit, sektori i drejtësisë i Moldavisë është i strukturuar sipas një modeli sovjetik, kryesisht në varësi të politikanëve dhe oligarkëve që drejtuan vendin për tre dekadat e mëparshme.

Ministri i ri i drejtësisë i Moldavisë, Sergiu Litvinenco, ka vendosur ta ndryshojë këtë duke futur një sistem vlerësimi ose verifikimi të jashtëzakonshëm të të gjithë gjyqtarëve.

Litvinenco tha për BIRN se suksesi i kësaj do të jetë thelbësor për reformën e drejtësisë në Moldavi. “Kur keni një Këshill të Lart Gjyqësor, CSM, me njerëz të ndershëm, politikat që ata do të promovojnë do të jenë të ngjashme. Ata do të inkurajojnë integritetin dhe do të përjashtojnë nga sistemi gjyqtarët dhe prokurorët që kanë probleme integriteti”, tha ai për BIRN.

Një kulturë mosndëshkimi ka dominuar drejtësinë moldave për 30 vitet e fundit që nga rënia e Bashkimit Sovjetik dhe pavarësia në 1991.

Procesi i vetingut në Moldavi është frymëzuar pjesërisht nga Shqipëria, e cila filloi vetingun e saj total në 2017.

Më 10 shkurt, parlamenti i Moldavisë lexoi për herë të dytë një projektligj për verifikimin e integritetit të kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor, CSM, dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë, CSP.

“Spastrimi i sistemit të drejtësisë duhet të jetë sistematik dhe të fillojë në nivelin më të lartë. Ne kemi filluar me CSM dhe CSP – forumet që diktojnë të gjitha emërimet, promovimet dhe shkarkimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, shpjegoi Litvinenco.

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë përbëhen nga 15 anëtarë secili.

Ideja e formimit të një CSM dhe CSP të re, që quhet procesi i “para-vetingut”, synon të kalojë në sitë magjistratët e ndershëm nga pjesa tjetër.

“Nuk do të jetë e lehtë. Gjyqtarët e korruptuar do të jenë gjithashtu ndër ata që do të kundërshtojnë. Megjithatë, ne do të kemi sukses në zbatimin e këtij projekti ambicioz, i cili do të jetë baza për reformën sistematike të drejtësisë”, tha Litvinenco.

Ai këmbëngul se qeveria aktuale reformiste është e vetmja qeveri që mund të ndalojë korrupsionin në gjyqësor dhe “të rindërtojë një shtet ligjor që qytetarët moldavë mund t’i besojnë”.

Shqetësime për të drejtat e gjyqtarëve në procesin e vetingut

Godina e ministrisë së Drejtësisë në Shqipëri.

Ideja bazë është që procesi i para-vetingut fillimisht të krijojë një CSM dhe CSP “të pastër”, të cilat do t’i hapin rrugën vetingut të plotë të magjistratëve të vendit.

Komisioni vlerësues për vetingun do të ketë gjashtë anëtarë: tre nga Moldavia – dy nga partia në pushtet, një nga opozita – dhe tre ekspertë të huaj.

Një ekspert nga Qendra për Analizimin dhe Parandalimin e Korrupsionit në Moldavi, CAPC, Radu Jigau, tha për BIRN se shoqata e tij mbështet procesin e vetingut.

Por CAPC thotë se të drejtat duhet të respektohen gjithashtu. “Ne këmbëngulim në respektimin e të drejtave të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Qeveria erdhi me mesazhin se do reformë dhe ne duam që të drejtat e magjistratëve të mos shkelen në veting”, tha ai për BIRN.

“Ne duam që gjyqtarët të kenë të drejtën të kundërshtojnë disa vendime që i prekin ata dhe të kenë të drejtën e apelimit”, vazhdoi ai.

Një problem tjetër i mundshëm lidhet me magjistratët që do të zëvendësojnë ata që ngelin në veting, pasi Moldavia ka mungesë të profesionistëve të rinj të përshtatshëm.

Por Nadejda Hriptievschi, eksperte e drejtësisë dhe avokate nga Qendra e Burimeve Ligjore nga Moldavia, tha për BIRN se zëvendësimet mund të gjenden brenda ose jashtë sistemit.

“Zëvendësimi mund të bëhet nga ata që kanë përvojën e nevojshme. Burimet njerëzore janë të mjaftueshme në Moldavi. Shumë të diplomuar të Institutit Kombëtar të Drejtësisë nuk janë emëruar ende gjyqtarë”, vuri në dukje ajo.

Procesi në Shqipëri ka krijuar mungesa të mëdha në personel

Procesi i vetingut në Shqipëri i nisur në vitin 2017 është ende në vijim.

Niveli i parë i vetingut ka përfunduar për rreth 500 magjistratë nga 810. Nga 500 të vlerësuar deri më tani, 190 janë shkarkuar dhe rreth 70 kanë dhënë dorëheqjen. Në 27 raste procesi është ndërprerë për arsye të ndryshme.

“Vetingu është një reformë pozitive, por ka krijuar një boshllëk të madh në sistemin e drejtësisë: për shembull, aktualisht, nga 78 gjyqtarë të gjykatave të apelit, tani janë vetëm 31. Nga 13 anëtarë të Gjykatës Administrative të Apelit, vetëm pesë janë në detyrë”, tha për BIRN Afrim Krasniqi i Institutit për Studime Politike, ISP, në Shqipëri.

Ai argumentoi se reforma në drejtësi në Shqipëri ka hasur vonesa dhe probleme, por është ende reforma më e rëndësishme në vend në tre dekadat e fundit.

“Mësimet thelbësore të nxjerra nga eksperimenti në Shqipëri janë se reforma e thellë kërkon mbështetje të fortë politike dhe burimesh njerëzore, gjë që reformës në drejtësi i ka munguar në Shqipëri”, tha ai për BIRN.

Ai argumentoi gjithashtu se reforma ka siguruar një derë daljeje nga sistemi, por jo një derë hyrjeje në të, duke shkaktuar boshllëqe të konsiderueshme në personel në të gjithë gjykatat dhe prokurorinë.

Afrim Krasniqi tha se procesi i vetingut duhet të ndiqte të njëjtat standarde për të gjitha rastet dhe në të gjitha fazat. Në Shqipëri, shtoi ai, shkarkimet janë bërë vetëm në një nga tre komponentët, pa hetime dhe vlerësimin e duhur të dy komponentëve të tjerë.

“Një reformë e tillë kritike nuk duhet parë si një imponim nga SHBA-ja dhe BE-ja, por si një nevojë thelbësore për zhvillim nga brenda Shqipërisë”, shtoi ai.

Megjithatë, drejtori i Qendrës së Burimeve Ligjore në Moldavi, Vladislav Gribincea, tha në një emision televiziv më 16 shkurt se Moldavia “mund të mësojë nga modeli shqiptar, nëse ai ka mençuri të mjaftueshme”.

“Ajo që e ka bërë Shqipërinë të papërshtatshme si model, ishte se në procesin e vetingut, autoritetet kontrollojnë edhe integritetin, stilin e jetesës dhe profesionalizmin e gjyqtarëve. Por qëllimi i vetëm i vetingut është të eliminojë korrupsionin në gjyqësor”, argumentoi ai.

“Moldavia duhet të sigurohet që të mos kemi korrupsion në organet që vendosin për profesionalizmin. Atëherë organet e tjera mund të vendosin për profesionalizmin e atyre që mbeten në sistem”, tha ai.

I njëjti ekspert vuri në dukje se Shqipëria nuk ka pasur kurrë një sistem deklarimi pasurie. Magjistratët paraqitën për herë të parë deklarata të tilla të pasurisë gjatë vetingut në drejtësi.

Nga ana tjetër, deklarimet e pasurisë kanë qenë të detyrueshme prej vitesh në Moldavi dhe që nga viti 2016 janë shumë të detajuara.

Magjistratët nuk mund të thonë më kanë blerë gjëra me para në dorë, siç bënin më parë. Kjo nuk funksionon më në Moldavi, në Shqipëri ka ndodhur”, përfundoi ai.

Etiketa: AdministrativeAfrim KrasniqiavokateBEBIRNGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarhetimeInstitutit për Studime PolitikeISPKëshilli i Lartë GjyqësorKorrupsionMagjistratMagjistratëtmbështetjeMoldaviMoldaviaOligarkëOpozitaParaPartiaProcesi i vetingutProjektligjprokurorQeveriaReformaSHSHBAshqipShqipëriShqipëriaVetingVetinguzhvillim
Tjetri
Me sytë nga Kievi: përjetimet e shtetasve ukrainas dhe rusë në Shqipëri

Me sytë nga Kievi: përjetimet e shtetasve ukrainas dhe rusë në Shqipëri

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.