AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Air Serbia shton fluturimet drejt Moskës pasi BE-ja ndalon avionët rusë

Kompania ajrore kryesisht shtetërore Air Serbia pothuajse e ka dyfishuar numrin e fluturimeve të saj nga Beogradi në Moskë, ndërsa Serbia mbetet një nga vendet e pakta evropiane që nuk mbyll hapësirën e saj ajrore për linjat ajrore ruse.

BIRNngaBIRN
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Avion i linjës ajrore Air Serbia. Foto ilustruese: Air Serbia.

Air Serbia ka shtuar numrin e fluturimeve nga Beogradi në Moskë për javët e ardhshme, me një deri në tre fluturime direkte në kryeqytetin rus çdo ditë, sipas faqes së saj të internetit.

Nga java e ardhshme, Air Serbia po ofron 15 fluturime direkte për në Moskë, nga tetë përpara se Rusia të niste pushtimin e saj të Ukrainës javën e kaluar.

Megjithatë, më 28 shkurt, Air Serbia njoftoi pasagjerët për në Moskë dhe Shën Petersburg se “ndryshimet në rrugët e fluturimit po ndikojnë në fluturimet tona”, duke shkaktuar kohë më të gjata fluturimi.

Rruga direkte ajrore nga Beogradi në Moskë përshkon Ukrainën, hapësira ajrore e së cilës tani po shmanget nga linjat ajrore komerciale për shkak të luftës.

Pasagjerët gjithashtu mund të fluturojnë nga Beogradi në Moskë nëpërmjet Stambollit në fluturimet e operuara së bashku nga Air Serbia dhe Turkish Airlines.

Pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, shumica e vendeve perëndimore vendosën sanksione ndaj individëve, kompanive dhe institucioneve shtetërore ruse dhe mbyllën hapësirën e tyre ajrore për avionët rusë.

Agjencia Federale e Transportit Ajror të Rusisë, Rosaviation, njoftoi të hënën se është kundërpërgjigjur duke mbyllur hapësirën ajrore ruse për avionët nga 36 vende. Kjo e la Serbinë si një nga vendet e pakta evropiane, avionët e të cilëve lejohen të fluturojnë drejt Rusisë.

Sipas të dhënave të Flightradar24, një shërbim për gjurmimin e fluturimeve, në periudhën nga 23 shkurti deri të mërkurën ka pasur gjithsej nëntë fluturime të Air Serbia drejt Moskës.

Serbia deri më tani ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, pavarësisht se është kandidate për anëtarësim në bllok, që do të përfshinte përafrimin e politikave të saj të jashtme me ato të shteteve të BE-së.

Në një fjalim më 25 shkurt, presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se qeveria e tij “mbështet plotësisht integritetin territorial të Ukrainës”, por nuk do të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Mbetet e paqartë se si Serbia do të votojë për një rezolutë që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës në një takim të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më vonë të mërkurën.

Serbia mban lidhje të forta me Rusinë, si dhe ka një mbështetje të madhe energjetike nga Moska. Beogradi gjithashtu e sheh mbështetjen e Moskës për Kosovën si shumë të rëndësishme.

Ashtu si Serbia, Rusia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe Moska ka të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, të cilën mund ta përdorë për të bllokuar Kosovën që të anëtarësohet në OKB.

Etiketa: BEKandidateKosovëmbështetjeMoskaOKBQeveriaRusiasanksioneSerbiaSHUkrainë
Tjetri

KLP shtyn seancën për zgjedhjen e kryetarit të ri

Veliaj kërkon në Kushtetuese rrëzimin e vendimit për shkarkimin e tij

Rrëzohet kërkesa e Veliajt për të qëndruar jashtë kafazit të xhamtë

17:57 | 16/06/2026
marta kos

Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim nga organizatat mjedisore

16:42 | 16/06/2026
710537798 1387786336707150 2485825779914567109 n (1)

77 organizata mjedisore hedhin poshtë pretendimet e Ramës për Zvërnecin

16:05 | 16/06/2026
SPAK

Goditet një tjetër “perandori” e trafikut të kokainës në Tiranë

15:39 | 16/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Kokainë dhe klandestinë, SPAK kërkon gjykimin e 10 personave

13:27 | 16/06/2026
717442079 1554714409355614 3820285639610769839 n

Kriza politike e Kosovës nuk zgjidhet me zgjedhje të reja

11:17 | 16/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.