AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Vojisllav Shesheli bën fushatë për deputet

Kreu i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Shesheli, kandidon sërish për një vend në parlament në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen muajin e ardhshëm, pavarësisht se ka një dënim për krime lufte që duhet ta kishte ndaluar ligjërisht që ai të bëhej deputet.

Milica StojanovicngaMilica Stojanovic
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një poster fushate për Sheshelin në një billbord elektronik në aeroportin e Beogradit. Foto: BIRN.

Politikani ultranacionalist Vojisllav Sheshel, kreu i Partisë Radikale Serbe, po përpiqet të rifitojë një vend në parlamentin serb në zgjedhjet e 3 prillit – edhe pse, pasi u dënua nga gjykata e OKB-së për krime lufte, ai duhej tqa kishte të ndaluar të bëhej deputet.

Shesheli u dënua me dhjetë vjet burg nga Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë në prill 2018 për nxitje të krimeve të luftës kundër kroatëve etnikë në fshatin serb të Hrtkovcit në vitin 1992. Megjithatë, për shkak të viteve që ai kishte kaluar tashmë në paraburgim, ai nuk duhej ta vuante dënimin.

Shesheli ishte deputet kur u dënua, dhe sipas ligjit serb, nëse një ligjvënës dënohet me më shumë se gjashtë muaj burg, mandati i tij ose i saj duhet të përfundojë. Por ligji nuk u zbatua kurrë për Sheshelin.

Ivana Zaniç, drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, tha se “përveç faktit që Serbia ka treguar qartë se nuk respekton vendimet e Gjykatës së Hagës, ajo nuk respekton as ligjet e miratuara nga qeveria e saj”.

“Kemi parë që Vojisllav Shesheli, pasi u dënua nga Gjykata e Hagës, vazhdoi ta kryente funksionin e deputetit krejtësisht normalisht”, tha Zaniç.

Edhe pse Shesheli ishte deputet në kohën e dënimit të tij, ai humbi vendin e tij në parlament në zgjedhjet e fundit në 2020 sepse partia e tij nuk arriti të fitonte vota të mjaftueshme për të kapërcyer pragun prej tre për qind të nevojshëm për të hyrë në legjislaturë.

Ai tani shpreson të rihyjë në legjislaturë dhe Zaniç tha se ai dhe Partia e tij Radikale Serbe janë bërë gjithnjë e më aktivë politikisht kohët e fundit, duke mbështetur luftën e Vladimir Putin kundër Ukrainës.

“Kohët e fundit, pas pushtimit rus të Ukrainës, ai është promovuar në media si një njeri që mbështet Rusinë dhe veprimet e saj, kështu që e gjithë kjo shkon në duart e të djathtëve që janë bërë shumë të fortë në Serbi vitet e fundit”, tha Zaniç për BIRN.

Betejat ligjore të Sheshelit nuk kanë përfunduar ende. Aktualisht ka një çështje civile në vazhdim kundër tij dhe Serbisë, e nisur nga një nga kroatët që u desh të largohej nga Hrtkovci gjatë luftës në vitin 1992, i cili po padit për kompensim në Departamentin Civil të Gjykatës së Lartë në Beograd.

Shesheli është i pari në listën elektorale të Partisë së tij Radikale Serbe për zgjedhjet parlamentare, por në zgjedhjet e njëkohshme presidenciale më 3 prill, ai u ka kërkuar mbështetësve të tij që të votojnë për presidentin aktual Aleksandër Vuçiç, një ish-zyrtar i Partisë Radikale, në mënyrë që Vuçiç të fitojë në raundi i parë pa balotazh kundër një kundërshtari të opozitës.

“Ne nuk duhet të lejojmë që të zhvillohet një raund i dytë zgjedhjesh presidenciale, sepse në raundin e dytë këta tradhtarë (partitë opozitare) do të krijonin kaos në Serbi dhe gjakderdhje”, tha Shesheli.

Vuçiç dhe një ish-bashkëpunëtor tjetër i ngushtë i Sheshelit, Tomislav Nikoliç, u larguan nga Partia Radikale në vitin 2008 dhe formuan Partinë Progresive Serbe, e cila është në pushtet që nga viti 2012.

Etiketa: BeogradBIRNBurgdeputetGjykataGjykatëGjykatëskompensimKrimekrime lufteLufteMediaOKBparaburgimparlamentPartiaPartia Radikale SerbePunëPunëtorPutinQeveriaSerbiSerbiaShesheliShpresONUkrainëVendimetVladimir PutinVojisllav ShesheliVotaZgjedhjet
Tjetri
Lufta e Putinit i ka dhënë jetë gjeopolitikës evropiane

Lufta e Putinit i ka dhënë jetë gjeopolitikës evropiane

Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Dërgohet në gjyq grupi që trafikoi 7 ton kokainë drejt BE-së

11:32 | 08/07/2026
vijat e kuqe të kontrollit të informacionit në mediat shqiptare

‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare

09:15 | 08/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

18:40 | 07/07/2026
SPAK

Arrestohet Emiljan Burba, drejtuesi i një grupi të trafikut të drogës

16:26 | 07/07/2026
v2 cover

Fytyrat e protestës: Njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë

15:18 | 07/07/2026
a small white building with a wooden door

Katër shtetas spanjollë akuzohen për pastrim parash në Shqipëri

14:48 | 07/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.