AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mijëra qytetarë sfidojnë qeverinë, Rama premton ndihmë për të varfrit

Tirana përjetoi një protestë masive të shtunën kur disa mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur zemërimin ndaj kostove në rritje të jetesës dhe korrupsionit të qeverisë. Kryeministri Edi Rama premtoi rreth 30 milionë euro ndihmë ekonomike për të varfrit ndërsa shau protestuesit si “të pamoralshëm”.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor, Artikull kryesor Lajme, Faqja e pare, Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Tirana përjetoi një nga protestat më masive jopartiake të viteve të fundit kur mijëra qytetarë u derdhën në Sheshin Skënderbej dhe më pas, marshuan për te selia e kryeministrit Edi Rama duke protestuar kundër rritjes së kostos së jetesës dhe korrupsionit qeveritar. Njëri prej grupeve mbante një banderolë ku shkruhej “Boll na vodhët” ndërsa kryeministri Edi Rama tentoi pak orë më vonë t’i kritikonte protestat si të pamoralshme dhe të tilla që prishin imazhin e Shqipërisë në sytë e botës në kohën e një krize botërore.

Protesta e së shtunës në Tiranë ishte më e madhja nga një seri protestash në katër anët e vendit, përfshirë edhe qytete që nuk njihen për shpirt protestues ndërsa Policia e Shtetit i është përgjigjur incidenteve të vogla me ndalime në masë dhe mbajtjen si të arrestuar të dhjetra protestuesve në të gjtihë vendin.

Policia, kredencialet e së cilës si forcë jopartiake dhe profesionale po bjerren nga dita në ditë, u përball me kritika nga më të pazakontat, përfshirë thirrjen e Dom Gjergj Metës, Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, për të liruar protestuesit.

“Arrestimet e mbrëmshme dhe të sotshme të disa personave, apo shpallja në kërkim e disa të tjerëve, në Rrëshen dhe Bulqizë, për shkak se kanë dalë të protestonin për shtrenjtimin e çmimit të naftës, është një akt policor ekstrem dhe i pajustifikuar,” shkroi Meta në faqen e tij në Facebook.

“Nuk është vështirë të gjehen nene për të arrestuar dikë. Por kam bindjen, dhe nuk dua të gabohem, se Prokuroria dhe Gjykata do të zhvleftësojë masën e arrestit e do t’i lënë të lirë ata persona, që janë prindër e familjarë e nuk janë kriminela, as trafikantë droge, as zyrtarë të korruptuar, as përfitues të paligjshëm të pasurisë publike,” shtoi ai.

Edhe Presidenti Ilir Meta bëri thirrje për lirimin e protestuesve ndërsa kryeministri Edi Rama tentoi t’i zhvlerësojë kritikët duke i quajtur “minorancë e zhurmshme” apo “protestues me Iphone”, një sugjerim se protestuesit në shesh nuk janë të varfër.

“…ta shkarravisësh sot Shqipërisë në sy të të gjithë botën duhet të mos kesh as moral dhe arsye njerëzore në raport me kombin dhe shtetin tënd,” deklaroi Rama ndërsa shpalli një paketë masash, e cila përfshin rreth 30 milionë euro ndihmë të përkohshme për familjet në nevojë.

Rama tentoi ta paraqesë problematikën e ngritur nga protestuesit si protestë kundër “pasojave të luftës në Ukrainë” ndërsa heshti për akuzat e ngritura për korrupsion dhe kapje të shtetit nga oligarkët.

Ndërsa Rama foli me këtë gjuhë, portalet pranë tij nuk ngurruan të hedhin hipotezën e një komploti rus si nxitës i protestave kundër Ramës “perëndimor” me qëllim “destabilizimin e vendit”, aludime për të cilat nuk dhanë prova.

Protestat e qytetarëve detyruan Ramën përgjatë katër ditëve të fundit të bëjë një kthesë dramatike. Katër ditë më parë, ai u tall me protestuesit duke deklaruar se qeveria e tij nuk ka në dorë çfarë të bëjë në lidhje me rritjen e shpejtë të çmimit të naftës pasi vendi jeton në një sistem të ekonomisë së tregut. Katër ditë më vonë, një komision qeveritar vendosi të shtunën që çmimi i naftës në të gjitha pikat e vendit të jetë 217 lekë për litër, një ndërhyrje në fiksimin e çmimeve që dukshëm bie ndesh me idetë e tregut të lirë të shpallura prej tij vetëm katër ditë më parë. Menjëherë pas deklaratës së Ramës në fillim të javës për mosndërhyrje në treg, çmimet e karburantit u rritën në mënyrë dramatike deri në 290 lekë për litër para se të bien, dukshëm si rrjedhojë e kërcënimit të Ramës ndaj një grupi biznesmenësh importues të hidrokarbureve, në një treg që historikisht ka pasur konkurrencë të pakët.

Çmimi i naftës në Shqipëri është ndjeshëm më i lartë se sa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për shkak të taksave të shumta të vendosura nga qeveritë e shkuara, përfshirë rreth 30 lekë taksë për çdo  litër të vënë nga Rama në vitet 2014-2015. Në atë kohë, çmimi i ulët i naftës në tregun ndërkombëtar e bëri më të lehtë rritjen e barrës fiskale ndërsa sot, ndërsa çmimi në tregun ndërkombëtar është rritur ndjeshëm, barra e taksave dukshëm bie në sy. Aktualisht çmimi i naftës në tregun ndërkombëtar është afërsisht 100 lekë për litër ndërsa taksat mbi karburantet janë rreth 105 lekë për litër.

Plani i Ramës në ndihmë të të varfërve përfshin rritjen e pensioneve në masë të barabartë me rritjen e inflacionit më herët se sa zakonisht këtë vit si dhe një pagesë shtesë prej 3 mijë lekë të muaj për pensionistët me pensione të ulëta. Rama i qëndroi planit për të rritur pagën minimale në 30 mijë lekë, një masë që prezantohet rregullisht si ndihmë për të varfrit por që për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, mbart rritje të barrës për sigurime shoqërore e shëndetësore.

Etiketa: BiznesmenDrogeEdi RamaEkonomiaEuroFacebookGjergj ErebaraGjykataIlir MetaKarburantetKESHKomisionKorrupsionkrizeKryeministri Edi RamaMASMetanaftandalimeOligarkëParaPensionepensionistëPoliciaPolicia e ShtetitPortaletProkuroriaProtestaProtestatprotesteprotestuesQeveriaRamaraportSHshqipShqipëriTaksatTiranaTreg
Tjetri
Policia burgos 30 persona dhe ndjek penalisht 95 të tjerë, pas protestave për çmimet

Gjykata gjen paligjshmëri në arrestimet e protestuesve në Tiranë

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.