AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Politika bullgare e ndarë për arrestimin e ish-kryeministrit Borissov

Ndërsa qeveria përshëndet arrestimin për mashtrim të ish-kryeministrit Bojko Borissov, anëtarë të ish-partisë së tij qeverisëse GERB akuzojnë autoritetet për një hakmarrje politike dhe parashikojnë arrestime të tjera.

Svetoslav TodorovngaSvetoslav Todorov
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-kryeministri bullgar Boyko Borissov. Foto: Facebook.

Kryeprokurori i Bullgarisë, Ivan Geshev, të premten u ankua se nuk ishte informuar për arrestimin e të enjtes mbrëma të ish-kryeministrit Bojko Borissov për mbi 556 milionë leva, e barabartë me rreth 285 milionë euro, që dyshohet se kanë humbur nga buxheti i shtetit.

Së bashku me Borissov, oficerët e policisë bullgare arrestuan ish-ministrin e financave Vladislav Goranov dhe zëdhënësen e partisë GERB të Borissov, Sevdalina Arnaudova.

Arrestimet erdhën menjëherë pasi Kryeprokurorja Evropiane, Laura Kovesi u takua me kryeministrin aktual Kiril Petkov në Sofje më 16 mars për të diskutuar mbi 120 raste të dyshuar korrupsioni dhe shpërdorimi të fondeve evropiane.

Takimi pasqyroi dëshirën e qartë të qeverisë së re për të trajtuar reputacionin e Bullgarisë për korrupsion dhe për të anashkaluar prokurorinë bullgare dhe veçanërisht kryeprokurorin Geshev.

“Aktualisht janë duke u zhvilluar hetime nga Prokuroria Evropiane”, tha të premten kryeministri Petkov.

Qeveria e ka bërë të qartë prej kohësh se dëshiron të heqë qafe prokurorin Geshev, që shihet si mbrojtësi i interesave dhe trashëgimisë së Borissov.

Ministri i Financave Vassilev zbuloi gjithashtu të premten se autoritetet kishin hetuar për një informacion nga oligarku në mërgim dhe ish-bosi i futbollit Vassil Bozhkov, të dhënë në verën e vitit 2021.

Bozhkov u bë një kundërshtar i zëshëm i Borissov dhe partisë së tij GERB pasi biznesi i tij fitimprurës i lotarisë u shtetëzua në fillim të vitit 2020.

Informacioni i tij bëri që Agjencia e Inspektimit Financiar Publik të mblidhte prova për 556 milionë leva që dyshohet se ishin zhdukur nën mbikëqyrjen e Borissov dhe Goranov.

Të premten, Vassilev pretendoi se Prokuroria nën drejtimin e Geshev ishte në dijeni për akuzat kundër Borissov, por kurrë nuk i hetoi ato.

Menko Menkov, avokati mbrojtës i Borissov, të premten tha se ish-kryeministri ende nuk ishte marrë në pyetje për akuzat dhe se e kishte kaluar natën në një qeli.

Akuza për “represion” politik

Ndërsa ministrat e qeverisë duartrokitën arrestimet, anëtarët dhe mbështetësit e ish-partisë qeverisëse të Borissov, GERB, i dënuan ato si arrestime politike dhe si një akt represioni.

“Kemi informacione se po vijnë arrestime të tjera të ish-ministrave. Ne jemi viktima të një junteje”, tha të premten ish-ministri i shëndetësisë dhe anëtar i GERB-it, Kostadin Angelov.

Ministri i financave Vassilev u kundërpërgjigj se seria e arrestimeve dhe rrahjeve të qytetarëve gjatë protestave 2020-2021 kundër qeverisë Borissov ishte akti i vërtetë i represionit.

“Unë nuk ndërhyj në asnjë mënyrë në punën e organeve të rendit. Drejtësia nuk ka triumfuar derisa të ketë një vendim gjykate”, tha të premten presidenti Rumen Radev, një tjetër kundërshtar i njohur i Borissov.

Borissov dhe partia e tij GERB dominuan politikën bullgare nga viti 2008 deri në zgjedhjet e nëntorit 2021, të cilat e çuan GERB-in në opozitë.

Që atëherë, nën një qeveri të re, trashëgimia e Borissov është përballur me kritika në rritje. Vitin e kaluar u formua një komision për të hetuar pretendimet për zhvatje; në 2020 dhe 2022, Borissov u përmend në një skemë pastrimi parash. Ai ka mohuar çdo akuzë.

Etiketa: AkuzaarrestimebuxhetiBuxheti i ShtetitDrejtësiaEurohetimeKomisionKorrupsionKorrupsioniPartiaProkuroriaPunëQeveriaSHVendimviktimaZgjedhjet
Tjetri
Aktivistëve mjedisorë shtojnë përpjekjet në mbrojtje të shkabës së rrezikuar

Aktivistëve mjedisorë shtojnë përpjekjet në mbrojtje të shkabës së rrezikuar

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.