AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Dy të vrarë në minierë, tragjedi në fshatin e minatorëve në Tropojë

Dy minatorë banorë të fshatit Kepenek u nxorën të vdekur nga galeritë e nxjerrjes së kromit në Lajthizë të Tropojës. Policia njoftoi arrestimin e drejtuesit teknik me akuzën e shkeljes së rregullave të sigurisë.

Bashkim ShalangaBashkim Shala
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hyrja e galerisë në të cilën u vranë dy minatorë. Foto: Bashkim Shala

Fshati Kepenek, në krahinë e Bytyçit në Tropojë, ishte në zi të shtunën, pasi dy burra banorë të fshatit humbën jetën në një prej galerive të kromit vetëm 1500 metra nga fshati.  41-vjeçari Adil Dautaj dhe 43-vjeçari Afrim Zhutaj u nxorën të vdekur nga një prej galerive të kompanisë Editi-A, pasi një front pune u shemb dhe i zuri poshtë mesditën e të shtunës.

Pasditen e të shtunës, pak kohë pasi grupet e “Avari-Shpëtimit” nxorën nga nëntoka edhe minatorin e dytë, kafeneja në qendër të fshatit u kthye në një vend pritje për ngushëllime. Njëri prej banorëve, një djalë i ri i cili qëndronte jashtë saj për të orientuar njerëzit, thotë se  trupat e pa jetë ishin dërguar në morgun e Kukësit.

Ndërkohë në rrugët e shkreta të fshatit nuk është e vështirë të dëgjosh të qarat me zë të lartë të grave nga një prej shtëpive, që siç mësojmë ishte banesa e njërit prej dy minatorëve  që humbën jetën në aksident.

Një person që u prezantua si familjarë i njërit prej minatorëve tha se ata ende nuk dinin shumë për ngjarjen. “Nuk mund të japim asnjë koment”, tha ai.

Policia njoftoi se shkaqet e shembjes ishin ende duke u hetuar. Sipas njoftimit ngjarja ndodhi në mesditë. Menjëherë pas shembjes të njoftuara nga kolegët e dy minatorëve grupet e avari-shpëtimit nxorën fillimisht trupin e Adil Dautajt. Afrim Zhutaj që fillimisht u mendua i bllokuar, u nxor nga galeria rreth tre orë më vonë.

“Në vijim të informacionit të dhënë më parë, në lidhje me shembjen e galerisë në fshatin Lajthizë, ku humbi jetën shtetasi A.D, 41 vjeç dhe mbeti i bllokuar në brendësi të galerisë shtetasi A.ZH, ju informojmë se: Nga grupi i Avari-Shpëtimit të Minierave, punonjësit e Policisë dhe minatorët, u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Zh., 40 vjeç, banues në Kepenek, Tropojë”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Kukës.

Hyrja e galerisë në të cilën u vranë dy minatorë. Foto: Bashkim Shala

Galeria ku ndodhi aksidenti ndodhet vetëm pak minuta larg fshatit. Kur ne mbërritëm, në hyrje ndodhej ende një fugon i policisë dhe dy punonjës të saj. “Galeria është ende një vendngjarje”, na thotë një nga oficerët.

Punonjësi tjetër i policisë, që na shoqëron deri në afërsi të hyrjes, një rrugicë e mbushur me ujë mes dy shkëmbinjve, na paralajmëron: “Mos tento të hysh brenda se do rrezikosh jetën”. Paralajmërimi nuk është aq i nevojshëm. Muret në hyrje të galerisë, që mbahen mbi ca drurë gjysmë të kalbur, të mbërthyer me gozhdë dhe lidhur me kavo, duken mjaftueshëm kërcënues. Boja e tabelave, që paralajmërojnë për kujdes është thuajse e fshirë.

Kompania që menaxhon galerinë që u shemb nuk qe e arritshme për koment.

Drejtuesi teknik i minierës u arrestua të dielën me akuzat për shkelje të rregulave të sigurisë. 

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin:  A. R., 45 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit”, njoftoi policia. 

Fshati i vogël në veri të vendin ka pasur disa galeri funksionale dhe para viteve 90. Ka qenë një qendër e gërmimeve për krom në zonë. Banorët thonë se minierat këtu datojnë që prej Luftës së Dytë Botërore.  Pas viteve 90’shfrytëzimi i tyre bëhet prej kompanish koncesionare. Aksidente të ngjashme kanë ndodhur edhe më herët. Në vitin 2017 një minator u vra dhe një tjetër u plagos rëndë në minierë.

Në Shqipëri, sipas raporteve të Inspektoratit Shtetëror të Punës, minierat dhe karrierat janë sektori i dytë më i rrezikshëm pas atij të ndërtimit. Mbi 20 minatorë kanë humbur jetën në tre vitet e fundit në miniera apo punë të lidhura me to.

Etiketa: aksidentaksidenteBajramBanorëGaleriKromMinatorMinieraParaPoliciaPunëshqipShqipëriTropoje
Tjetri
Ngrohja globale sjell specie të reja peshku në ujërat e bregdetit shqiptar

Porti i peshkimit në Durrës, pranë qytetit dhe larg qytetarëve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.