AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Këshilli i Evropës i kërkon qeverisë që të paguajë pronarët e kompleksit ‘Jon’

Komiteti i Ministrave të KiE shpreh shqetësimin se qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Strasburgut – që do t’u kushtojë taksapaguesve edhe 1.5 milionë euro kamatëvonesa përveç dëmshpërblimit prej 13.4 milionë eurosh.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:39 | 21/03/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kompleksi “Jon” u shkatërrua me eksploziv në vitin 2013 për t’i hapur rrugë ndërtimit të Lungomares. Foto: LSA

Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës i kërkon qeverisë shqiptare që të zbatojë vendimin e Gjykatës së Strasburgut për të dëmshpërblyer “pa vonesa” pronarët e kompleksit Jon, i shembur në vitin 2013 në kuadër të projektit Lungomare në Vlorë.

Në një mbledhje të zhvilluar më 9 mars, Komiteti shprehu shqetësimin se qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret për zbatimin e vendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut të vitit 2018 për çështjen “Sharxhi dhe të tjerët kundër Shqipërisë”.

Vendimi e detyron shtetin shqiptar që të dëmshpërblejë me një vlerë mbi 13.4 milionë euro pronarët e këtij kompleksi – njëri prej të cilëve edhe vjehrri i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ndërkohë, kamatëvonesat llogaritet të kenë kapur më shumë se 1.5 milionë euro.

Komiteti ngre gjithashtu shqetësimin për mungesën e qartësisë së autoriteteve shqiptare si dhe vendos afate për të siguruar pa vonesë dëmshpërblimin, bashkë me kamatëvonesat.

“Duke pasur parasysh kompleksitetin e çështjeve të ngritura nga ky aktgjykim dhe pengesat e hasura në pagesën e shpërblimit të drejtë, vendosi… të ftojë autoritetet të dorëzojnë informacion mbi çështjet në lidhje me masat individuale jo më vonë se 15 qershor 2022 dhe deri më 30 shtator 2022 për pjesën e mbetur si dhe vendosi të rifillojë shqyrtimin e këtij rasti në mars 2023 ,” thuhet në vendimin e Komitetit të Ministrave.

Kompleksi “Jon” u shemb në mënyrë demonstrative me eksploziv në vitin 2013 për t’i hapur rrugë projektit të Lungomares në qytetin e Vlorës. Bashkë me të, qeveria rrafshoi me dhjetra ndërtesa, lokale dhe  restorante të ndërtuara përgjatë vijës bregdetare.

Pronarët e kompleksit e dërguan çështjen në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut me pretendimin se autoritetet shqiptare shpërfillën një urdhër të përkohshëm gjykate që ndalonte çdo veprim që mund të cenonte të drejtat pronësore – dhe e fituan atë.

Megjithatë, qeveria shqiptare e mban pezull zbatimin e këtij vendimi prej vitit 2018 dhe e ka justifikuar shtyrjen e pagesës me arsyetimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, fillimisht me tërmetin dhe më pas me pandeminë e COVID-19.

Komiteti i Ministrave i kërkon autoriteteve shqiptare që të tregojnë masat efektive për realizimin e dëmshpërblimit dhe “të paraqesin informacion mbi kohëzgjatjen e dhënies së kompensimit në rastet e shpronësimit dhe mundësinë që personat e prekur të kundërshtojnë autoritetet në këtë drejtim” .

Sipas Komitetit, qeveria shqiptare kishte marrë përsipër të ngrinte një grup pune për të negociuar me pronarët për pagesë me këste të dëmshpërblimit për shkak të implikimit që kishte në buxhetin e shtetit shuma totale. Por grupi i punës nuk u ngrit asnjëherë, me justifikimin e gjendjes së emergjencës.

Më 24 qershor 2020, Shqipëria ka njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës se situata emergjente kishte pushuar së ekzistuari, por sërish nuk ka dhënë informacion për hapat e marrë për shlyerjen e detyrimit.

Pronarët e kompleksit “Jon” janë ankuar pranë Gjykatës Europiane se qeveria, jo vetëm nuk ka nisur pagesat, por ka dështuar t’u japë informacion dhe hapësirë për negociata për kushtet dhe modalitetet e dëmshpërblimit.

Ata pretendojnë gjithashtu se nuk ka asnjë pamundësi objektive që Shqipëria të paguajë kompensimin e drejtë, apo të marrë masat e nevojshme buxhetore për këtë, duke vënë në dukje se në vitin 2020, Ministria i Financave ka ndarë një shumë prej rreth 100 milionë euro për të paguar një arbitrazh.  Sipas tyre, “arsyeja e dështimit të autoriteteve për të paguar është mungesa e një vullneti të mirëfilltë politik”.

Etiketa: ArbitrazhBashaCOVIDCOVID-19EuroGjykatëGjykatësLokaleLulzim BashaLungomareMbledhjenegociataPartisë DemokratikePunëQeveriaQeveria shqiptareshqipShqipëriashqiptareshtatorVendimiVlorë
I mëparshmi

Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri fryhet nga humbjet dhe koncesionet

Tjetri

Lulzim Basha dorëhiqet si kryetar i Partisë Demokratike

Tjetri
Basha rizgjidhet në krye të PD mes akuzave për ‘garë farsë’

Lulzim Basha dorëhiqet si kryetar i Partisë Demokratike

sandra

“Korporata Aruba”: SPAK godet skemën e miliardave të drogës dhe kullave në Tiranë

16:55 | 12/06/2026
shqiperia 1

Po ja iku ky, kush do të vijë?!

10:50 | 12/06/2026
laguna

SPAK: Skema e dyshuar e pastrimit të parave pas shitjes së tokave në Zvërnec

09:05 | 12/06/2026
SPAK heton kontratën e lobimit të PD-së në SHBA

Shtetet e Bashkuara heqin sanksionin ‘non grata’ ndaj Sali Berishës

19:58 | 11/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Katërmbëdhjetë të akuzuar si pjesë e ISIS dënohen me 112 vjet burg

15:50 | 11/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Ishulli si magjepsje

15:00 | 11/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.