AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Florian Binaj: Aktori që imiton Ramën bëhet fytyra e protestave që po trondisin Shqipërinë

Aktori i humorit Florjan Binaj, i famshëm për imitimin e kryeministrit Edi Rama në televizion, është bërë për ironi të fatit një nga protestuesit më të zhurmshëm kundër qeverisë së Ramës.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
4 years më parë
në Intervista
Koha e leximit: 5 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Florjan Binaj gjatë protestave në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani / BIRN

Në një nga rolet e tij të shumta humoristike në televizion, Florjan Binaj imiton kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Megjithatë, të shtunën më 12 mars, ai përdori mikrofonin e tij për një qëllim paksa ndryshe – për të udhëhequr protestat në rrugë kundër njeriut që ai imiton aq mirë.

Para zyrës së Ramës, Binaj iu bashkua mijëra shqiptarëve duke shprehur zemërimin e tyre për rritjen e paprecedentë të çmimeve, për të cilat autoritetet fajësojnë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Rritjet e mëdha të çmimeve të ushqimeve, naftës dhe transportit kanë bërë më të vështirë jetën e shqiptarëve kohët e fundit dhe shumë prej tyre kanë dalë në rrugë për të treguar shqetësimin e tyre, ose po e bëjnë këtë në rrjetet sociale.

“Në Shqipëri nuk ka vend për profesionistë, vetëm për ‘patronazhistë’”, tha Binaj para turmës, duke iu referuar termit të përdorur për zyrtarët e Partisë Socialiste në pushtet, të cilët në zgjedhjet e përgjithshme të prillit të kaluar u angazhuan për të monitoruar votimin aktual në atë që disa e konsideruan një vëzhgim frikësues, i stilit të Big Brother.

Binaj mbante në duar një pankartë me dy foto.

Njëra ishte e kreut të Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, së bashku me deklaratën e tij të fundit: “Nuk kam humbur kurrë asnjë zgjedhje” – një goditje e drejtpërdrejtë në humbjen poshtëruese të partisë në zgjedhjet e fundit vendore. Tjetra ishte e Ramës, bashkë me deklaratën e tij: “Nuk kam ngritur asnjëherë taksa”.

Protestat nuk janë “vetëm për rritjen e çmimeve”

Florjan Binaj gjatë protestave në Tiranë. Foto: Nensi Bogdani / BIRN

37-vjeçari thotë se jo të gjithë e mirëpresin kur e shohin të udhëheqë një protestë kundër qeverisë.

“Kam pasur shumë kritika sepse protestoj”, tha ai për BIRN gjatë tubimit masiv në kryeqytet, ndërsa ftoi të gjithë kolegët e tij të marrin pjesë gjithashtu.

Binaj i tha BIRN se motivimi i tij për t’iu bashkuar protestave erdhi tetorin e kaluar, kur çmimet në vend filluan të rriteshin për herë të parë.

“Unë kam protestuar që nga dita e parë: jo vetëm në këtë protestë, por edhe në protestën e tetorit 2021 – shkëndija e parë e problemeve që do të vinin dhe erdhën”, tha Binaj.

“Ajo protestë filloi për një rritje të çmimeve, por në thelb ka edhe betejën midis së vërtetës dhe gënjeshtrës”, tha ai.

“Sa më shumë u hapen sytë njerëzve me të vërtetën, aq më shumë hi hidhet në sytë e tyre dhe u shpifet në vesh nga mekanizmi gjigant i qeverisë”, tha ai.

Që nga fillimi i raundit të fundit të protestave në mars, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka këmbëngulur se rritjet janë pasojë e luftës në Ukrainë dhe kritikoi njerëzit për ankesat e tyre.

Rama madje tha se “i vjen turp që një vend i NATO-s nuk i kupton pasojat e luftës” në Ukrainë. Sipas Ramës, protestat i shërbejnë Rusisë dhe “vetëm Kremlini i sheh me admirim”.

Protestuesit nga ana e tyre akuzojnë qeverinë për keqmenaxhim dhe fajësojnë oligarkët, duke pohuar se rritjet kanë pak të bëjnë me luftën në Ukrainë.

Protestat kundër rritjes së çmimit të bukës dhe karburantit nisën më 6 tetor 2021, kur avokati dhe aktivisti i shoqërisë civile Adriatik Lapaj shkroi në Facebook se synonte të mbante një protestë jashtë Kryeministrisë, “për të shprehur kundërshtimin tim ndaj rritjes së çmimit të bukës, gazit, naftës dhe energjisë elektrike”. Mijëra u bashkuan me të.

Protestat rifilluan në mars të këtij viti, kur çmimi i naftës u rrit në dy euro për litër.

Protestat u bënë edhe më të mëdha të shtunën, më 12 mars, kur qytetarët marshuan nga sheshi Skënderbej në qendër të Tiranës drejt Kryeministrisë.

“E vetmja opozitë tani në Shqipëri janë protestuesit”

Shqiptarët duke protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës, gazit dhe ushqimeve. Foto: BIRN.

Binaj tha për BIRN se ka përdorur edhe platformën e tij në rrjetet sociale dhe emisionin “Portokalli”, në të cilin ka punuar prej vitesh, për të përhapur mesazhin.

Ai gjithashtu mbështet fushatën e gjelbër “Vjosa Park Kombëtar Tani”, e cila kërkon që shteti të mbrojë një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, Vjosën, nga një ndërtim i dëmshëm digave.

“Përfshirja ime në këtë është sepse jam rritur pranë atij lumi”, shpjegoi ai.

“Arsyeja tjetër është se unë jam një adhurues i natyrës. Nuk kemi pse të bëjmë mrekulli atje; paraardhësit tanë na e lanë trashëgim atë”, tha ai për median lokale ABC Neës, kur u pyet për përfshirjen e tij.

“I kam shprehur mesazhet e mia në sheshin Skënderbej. Kam vite që jap mesazhe në ‘Portokalli’ dhe në rrjetet e mia sociale”, kujton ai.

“I bëj thirrje kolegëve të mi të bëjnë të njëjtën gjë – të guxojnë, sepse heshtja është e barabartë me pranimin e shtypjes”, tha ai.

Demonstratat e mëparshme ditore janë bërë më të rralla, por protestuesit kanë hartuar një listë kërkesash për publikun dhe presin plotësimin e tyre deri të shtunën, kur mund të rifillojnë protestat.

Më kryesoret janë: heqja e taksave të ndryshme për karburantin – taksat e qeverisë për karburantet përbëjnë 53 për qind të kostos përfundimtare – si dhe heqjen e përkohshme të TVSH-së për artikujt ushqimorë bazë; më shumë kompensim dhe mbështetje për fermerët; një paketë më e mirë krize për pensionistët, invalidët dhe familjet; dhe hetimin dhe mbikëqyrjen e koncesioneve dhe shpenzimeve nga buxheti i shtetit dhe të atyre forcave që mund të manipulojnë tregun.

“Kërkesat u bënë publike… i përcaktuan ekspertët, këto kërkesa janë bërë disa herë edhe gjatë protestave”, tha ai.

Më e rëndësishmja është “lehtësimi i taksave të naftës, sepse rritja e çmimit të naftës filloi reaksionin zinxhir të rritjeve në të gjitha çmimet e tjera”, tha ai.

Binaj shtoi se këtë moment e sheh si “historik”, duke pasur parasysh situatën e vështirë politike në vend.

Me opozitën kryesore, Partinë Demokratike, tani të ndarë në dy fraksione, opozita e vetme tani janë “qytetarët në rrugë”, tha ai.

Duke iu referuar politikanëve kryesorë që kanë dominuar politikën që nga rënia e komunizmit në fillim të viteve 1990, ai tha se vetëm tre figura politike kanë udhëhequr vendin për 30 vjet dhe se të gjithë ata ishin “vampirë”.

“Ky është një moment historik për Shqipërinë. Asnjë vend që dëshiron të hyjë në Evropë nuk është pa opozitë siç jemi ne. Sot opozita e vetme në Shqipëri janë qytetarët që mbushin sheshet këto ditë”, tha ai për BIRN.

Sipas Binajt, Shqipërisë i duhet “gjak i ri, i pastër, patriotik, që nuk është pjellë e politikës që ka grabitur vendin për interesat e veta”.

“Sot kemi një shoqëri anemike dhe të asfiksuar, një rini të shtypur dhe të nënshtruar dhe një elitë të blerë dhe të emigruar”, tha ai.

Ata që ndajnë “ëndrrën për ta parë Shqipërinë ashtu siç e meriton, janë me mua”, tha Binaj – “dhe me protestuesit në shesh dhe me qindra mijëra njerëz me të cilët komunikoj në rrjetet sociale dhe takohem çdo ditë”.

“Tani është radha e tyre!” nënvizoi Binaj.

Etiketa: AdriatikBashaBIRNbuxhetiBuxheti i ShtetitEdi RamaEuroFacebookFlorianKarburantetkompensimKremlinikrizeLokaleLulzim BashaLumimrekulliNATONensi BogdaniOligarkëOpozitaParaPartisë DemokratikePartisë SocialistepensionistëProtestatRamaRrjetet socialeSHshqipShqipëritaksaTaksatTiranëTVSHUkrainëVjosazgjedhjeZgjedhjet
Tjetri
KPA i kërkon KLGJ-së të dorëzojë dosjen e procedimit  disiplinor për Enkeleida Hoxhën

Pas një serie kërkesash, KPA shtyu seancën për gjyqtaren Enkeleida Hoxha

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.