AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata njeh kongresin e Berishës në PD, Alibeaj: Vendim i pazbatueshëm

Gjykata e Tiranës vendosi të premten të njohë vendimet e dala nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike më 11 dhjetor, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ky vendim është cilësuar si skandaloz nga kryetari i komanduar i kësaj partie, Enkelejd Alibeaj, i cili paralajmëroi gjyqtarin Agron Zhukri me kallëzim penal.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, duke hyrë në selinë blu | Foto: LSA

Konflikti politik në Partinë Demokratike mes dy grupeve kundërshtare është futur në një ngërç ligjor pas një vendimi të marrë të premten nga gjykata e shkallës së parë për njohjen e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Ky Kuvend u thirr jashtë strukturave zyrtare të partisë nga grupimi i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili inicioi një betejë kundër pasardhësit të tij Lulzim Basha. Basha e përjashtoi nga partia pasi Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Gjykata njoftoi se ka pranuar kërkesën e palës kërkuese Partia Domokratike e Shqipërise, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të kësaj partie dhe depozitoi vendimet e Kuvendit Kombëtar të datës 11 dhjetor duke rregjistruar ndryshimet përkatëse në regjistrin e partive politike vendimet e marra nga ky Kuvend.

Vendimet kanë të bëjnë me ndryshimin e statutit, logos dhe shkarkimin e gjithë strukturës drejtuese të partisë që nga kryetari Lulzim Basha. Në këtë Kuvend u ngrit një komision rithemelimi, i cili do të çonte partinë në zgjedhje të reja të brendshme për zgjedhjen e strukturave dhe kryetarit të ri. Vendimet nuk u njohën nga Basha, i cili thirri një Kuvend të ri një javë më vonë, më 18 dhjetor.

Vendimi i gjykatës u kontestua nga Enkelejd Alibeaj, kryetar i komanduar i kësaj partie pas dorëheqjes së Lulzim Bashës disa ditë më parë. Ai e cilësoi vendimin e pazbatueshëm dhe paralajmëroi ankimim në apel. Ndërkohë Alibeaj sulmoi gjyqtarin Agron Zhukri duke akuzuar për shpërdorim detyre dhe tha se do të ketë kallëzim penal ndaj tij.

“Nga njohuritë e mia juridike por edhe nga media sesi zhvillohen gjyqet, për mua është një vendim i nivelit të skandalit,” tha ai para mediave. Sipas tij, gjyqtari në tejkalim të ligjit ka marrë shqyrtimin e çështjes pasi “vetë ka deklaruar anësinë e vetë në këtë proces gjyqësor”.

Alibeaj tha se PD ka bërë ankim për regjistrimin e vendimeve të datës 18 dhjetor si Kuvendi i fundit i partisë dhe çështja është në apel, ndërsa e quajti antiligjore seancën e së premtes pa praninë e “palës tjetër”.  “Kemi të drejtën për të qenë palë, na e ka mohuar gjykata. Për këtë arsye po bëjmë ankim,” theksoi ai.

Ndërsa përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, i cili foli për mediat para gjykatës, tha se vendimi nuk mund të ankimohet nga pala tjetër. Sipas tij një nga vendimet e regjistruara nga gjykata është dhe anulimi i thirrjes së Kuvendit të 18 dhjetorit. “Ligjërisht nuk ka një Kuvend të thirrur. Vendimi mund të ankimohej vetëm nga ne. Vendimi është i ekzekutueshëm. S’kemi pse bëjmë ankime kot”, tha ai.

Dy Kuvendet e mbajtura në dhjetor zyrtarizuan përçarjen e partisë më të madhe të opozitës, e para parti e krijuar pas rënies së sistemit një-partiak komunist në vitin 1990. Në janar grupi i Berishës organizoi një protestë për marrjen e selisë së partisë duke u përplasur në mënyrë të dhunshme me palën tjetër.

Zgjedhjet e pjesshme lokale treguan se kandidatët e grupit të Berishës arritën të merrnin më shumë vota se kandidatët  zyrtarë të PD-së, një situatë që çoi në presionin e deputetëve ndaj Bashës për dorëheqje nga drejtimi i partisë. Deklaratat për bashkim që bëhen nga të dyja palët duken larg veprimeve reale që do të çonte në një bashkim të mundshëm në këtë moment.

Etiketa: Agron ZhukriAnkimApelBashaDepartamenti Amerikan i ShtetitdeputetEnkelejd AlibeajGjykataGjykatëGjykatësGjyqIvi KasokandidatëtKomisionkryetarKuvendKuvendiLigjLokaleLulzim BashaMedianon grataParaPartiaPartia DemokratikePDRithemelimiSali BerishaShpërdorim detyreshqipVendimVendimetVendimiVotazgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e pjesshme
Tjetri

Nën presion për çmimet e naftës, Konkurrenca gjobit kompanitë e plehrave kimikë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.