AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Skeda e pasurisë së deklaruar – Bledar Bejko – Prokuroria e Durrësit

Prokurori Bledar Bejko i Prokurorisë së Durrësit do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.

BIRNngaBIRN
19:04 | 27/03/2022
në KPK, Skeda
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Prokurori Bledar Bejko i Prokurorisë së Rrethit Durrës do të përballet të hënën më 28 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Pamela Qirko dhe Brunilda Bekteshi.

Bledar Bejko e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Në vitin 2007, Bejko është transferuar në Prokurorinë e Fierit dhe prej vitit 2013 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Durrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë e deklaruar nga prokurori Bledar Bejko nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurori Bledar Bejko.

Në deklarimin për të herë të parë në vitin 2003, prokurori Bledar Bejko deklaronte pasuri familjare me vlerë 1.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria familjare është rritur në vlerën e 16.1 milionë lekëve.

Bejko zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 10.7 milionë lekë, kursime të akumuluara në cash prej 3.7 milionë lekësh, likujditete bankare prej 818 mijë lekësh si dhe automjete me vlerë 833 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 38.2 milionë lekë, nga të cilat gati 43% kanë si burim pagën e subjektit, 33% pagën e bashkëshores dhe 22% dhuratat në cash nga familjarët.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” dhuratat në cash nga të afërmit, të cilat kanë shërbyer si burime për shtimin e aseteve.

Më konkretisht, subjekti Bledar Bejko deklaron në vitin 2003 një apartament banimi me vlerë 1,450,000 lekë në bashkëpronësi me prindërit. Ky aset deklarohet në vitin 2007 me vlerë tregu 17,000 euro dhe shitet në të njëjtin vit me vlerë 81,000 euro. Nga kjo shumë, 57,000 euro i dhurohen subjektit deklarues nga prindërit në vitin 2008, të cilat së bashku me një kredi bankare 30,000 euro do shërbejnë për të blerë apartament banimi me vlerë 87,000 euro në pronësi 100% të deklaruesit.

Në vitin 2010 deklarohet automjet “Renault Clio” me vlerë 3,500 euro, me burim të ardhura të cilat janë dhuratë nga motra e personit të lidhur. *

Në vitin 2013, subjekti deklaron t’i ketë dhënë borxh kunatës 10,000 euro, hua e cila i rikthehet në vitin 2014.

Gjatë viteve 2013-2018, subjekti deklaron të ardhura si dhurata cash nga familjarët në vlerë totale 1,067,483 lekë.

*Ky shkrim u amendua për të saktësuar burimin e të ardhurave për blerjen e një automjeti “Renault Clio” në vitin 2010. 

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Etiketa: AnalizëBIRNBledar BejkoBrunilda BekteshiDurrësEuroflamuj të kuqhuaKomisioni i Pavarur i KualifikimitKontrollikrediOlsi KomiciPamela QirkoPasuri të paluajtshmepasuriaprokurorProkuroreProkuroriProkuroriaProkuroria e Rrethit Durrësraportreporterreporter.alSHSkedaTiranëTregu
I mëparshmi

Jeta dhe arti i Lumturi Blloshmit: Rrugëtimi drejt Bienales së Venecias

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Taulant Banushi – Gjykata e Fierit

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Taulant Banushi – Gjykata e Fierit

Skeda e pasurisë së deklaruar – Taulant Banushi – Gjykata e Fierit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.