AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kërcënimi i deputetit të PD-së nuk i step aktivistët nga protesta

Aktivistët e shoqërisë civile i thanë BIRN se akuzat e deputetit Edi Paloka se protestuesit paguheshin nga kryeministri Edi Rama, përfaqësojnë një mentalitet të vjetër që synon drobitjen e nismave qytetare për interesa politike.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qytetarë në protestë kundër korrupsionit në Tiranë më 14 mars 2022. Foto: LSA

Aktivistët e shoqërisë civile pritet të dalin në shesh të martën mbasdite në protestën e radhës kundër rritjes së çmimeve. Ndërkohë ato kanë hedhur poshtë akuzat e deputetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka që i sheh si bashkëpunëtor me kryeministrin Edi Rama.

“Politikanëve të mumifikuar për 30 vite në partitë e tyre, si rasti i Palokës ju duket vetja si pronarë të shesheve dhe mikrofonave dhe nuk arrijnë ta perceptojnë dot se vetë qytetarët e keqpërfaqësuar prej tyre mund të kthehen në zotërues të shesheve dhe mikrofonave,” tha Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i organizatës “Qendresa qytetare”dhe një prej organizatorëve të protestave.

Protesat nisën si reagim kundër rritjes së kostos së jetesës dhe kulmuan me 12 mars në një nga tubimet më masive jopartiake të viteve të fundit, kur mijëra qytetarë u derdhën në Sheshin Skënderbej dhe më pas, marshuan për te selia e kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Rama i cilësoi tubimet si të pamoralshme, duke pretenduar se po prishnin imazhin e Shqipërisë në sytë e botës në kohën e një krize botërore. Por më vonë u tërhoq duke propozuar një paketë masash për mbrojtjen e kategorive në nevojë nga rritja e çmimeve.

Në një deklaratë në rrjetin social Facebook të dielën, deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka i kërcënoi aktivistët e shoqërisë civile të largoheshin nga protesta, duke i akuzuar ato se bashkëpunonin me qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

“Ata që Rama i ka si grup të gatshëm, gjoja “shoqëri civile” e që i fut qëllimisht në çdo protestë qytetare vetëm me një qëllim: të shuajnë protestën,” shkroi Paloka, ndërsa paralarmëroi se “ata zë hollët e paguar nga Rama, duhen kapur të parët e nxjerrë për bythe jashtë protestës.”

Ndaj deklaratës së Palokës kanë reaguar dhe aktivistë të tjerë në rrjetet sociale. Aktivistja Doriana Musai i kujtoi deputetit të opozitës se “protesta nuk është pronë e partisë, por është armë e demokracisë”.

“Zoti Paloka duhet të dëgjojë më shumë dhe të flasë më pak, sepse ka marrë detyrën të përfaqësojë zërin e qytetarëve dhe jo t’i anatemojë ata dhe iniciativat e tyre”, shkruan ajo në një reagim në rrjetin social facebook.

Edhe përfaqësues nga grupimi i majtë “Organizata Politike” – një nga organizatoret e protestave, e cilësuan deklaratën e Palokës si tentativë për të shuar shpirtin e protestës.

Aktivisti i OP-së, Kristjan Zoto, përmend disa raste të mëparshme protestash qytetare, të cilat sipas tij PD nuk i ka mbështetur, pasi ka mbajtur anën e “oligarkëve”.

“Mesa duket këtë herë oligarkia po përdor edhe Edi Palokën për të sulmuar protestuesit që kanë dal në rrugë e po thërrasin të vërtetën ‘shteti i Çet Kastratit dhe Samir Manes’”, shkruan Zoto në faqen zyrtare të organizatës në Facebook.

Etiketa: aktivistAktivistëEdi PalokaEdi RamaFacebookkrizeOligarkëOligarkiaOrganizata PolitikePartisë DemokratikePDProtestaPunëPunëtorRamaRigels XhemollariRritja e çmimeveRrjetet socialeshqip
Tjetri
Erjon Shehaj përballet me gjetjet për profesionalizmin dhe kallëzimet

Erjon Shehaj përballet me gjetjet për profesionalizmin dhe kallëzimet

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.