AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Socialistët sinjalizojnë dorëzimin e Alqi Bllakos në duart e drejtësisë

Ndryshe nga rasti i Sajmir Tahirit, kur socialistët u bënë bllok për kërkesën e prokurorisë, kreu i deputetëve socialistë Taulant Balla deklaroi të martën se imuniteti i deputetit Alqi Bllako do të shqyrtohet menjëherë dhe se partia e tij “nuk do të bëhet avokate”.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare miraton reolutën për Ukrainën | Foto : LSA

Partia Socialiste sinjalizoi të martën se nuk ka në plan të pengojë prokurorinë në kërkesën për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, i cili dyshohet nga prokuroria se ka përfituar në mënyrë të parregullt para nga kompanitë koncesionare të inceneratorëve.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Socialistëve Taulant Balla i tha gazetarëve se këshilli i mandateve pritet të mblidhet nesër pasdite për të shqyrtuar kërkesën e SPAK.

“Asnjë vonesë për të çuar përpara një arritje që Shqipëria e ka në mënyrë pa diskutueshme, Reformën në Drejtësi. Unë nuk interpretoj dokumente zyrtare, vetëm i lexoj, është një dokument që më është vënë në dijeni dhe kemi thirrur mbledhjen e këtij këshilli nesër në orën 18:00,” deklaroi Balla.

Administrata e Kuvendit njoftoi pak më vonë se mbledhja e Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet të mërkurën me praninë e gazetarëve.

Deputetët në Shqipëri kanë imunitet parlamentar ndaj arrestimit por jo ndaj hetimit, në bazë të reformës kushtetuese të vitit 2012. Sipas kushtetutës deputeti nuk mund të arrestohet, t’i kontrollohet banesa apo t’i hiqet liria pa lejen e kuvendit.

Socialistët bllokuan kërkesën e prokurorisë për arrestimin e deputetit Sajmir Tahiri në vitin 2017 pas zbulimit në Itali të një rrjeti trafikantësh droge. Vendimi i socialistëve për të mos lejuar arrestimin e Tahirit ngriti pikëpyetje serioze mbi rendin kushtetues, pasi cilësia e kërkesës së prokurorisë apo provat që kanë çuar prokurorinë të kërkojë arrest duhet të shqyrtohen nga gjykata dhe jo nga opinioni politik i ligjvënësit.

Socialistët duket se kanë ndryshuar mendim mbi këtë çështje në rastin e Bllakos.

Alqi Bllako, ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe ish-Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), akuzohet nga prokuroria për abuzim me detyrën dhe korrupsion pasiv. Sipas prokurorëve, ai ka “përfituar në mënyrë të parregullt” afro 15 milionë lekë nga Integrated Technology Ëaste Treatment Fier.

Etiketa: abuzimAdministrataAfera e inceneratoreveAKUMAlqi BllakoArrestdeputetDrogeFiergazetarGjykataInceneratorItaliKorrupsionkorrupsion pasivkushtetueseLiriaMjedisitParaPartiaPartia SocialisteprokurorProkuroriaSajmir TahiriSHshqipShqipëriShqipëriaSPAKTaulant BallaUjësjellësVendimi
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Aurel Arapi – Gjykata e Kurbinit

Skeda e pasurisë së deklaruar – Aurel Arapi – Gjykata e Kurbinit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.