AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Anastas Angjeli zgjidhet në Këshillin Mbikëqyrës të BSH edhe me vota të opozitës

Parlamenti votoi të enjten me 92 vota pro kandidatutën e ish-ministrit socialist, Anastas Angjeli, për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë edhe me vota nga opozita. Partia Demokratike kontestoi procesin dhe kërkoi të fuste në garë një kandidat të saj, por mazhoranca e rrëzoi për “mosplotësim të kushteve ligjore”

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputeti Anastas Angjeli duke hyre ne nje seance parlamentare ne Kuvend, ku kater drejtuesit e institucioneve te pavarura ose te krijuara me ligj raportuan per Kuvendin lidhur me veprimtarine e tyre vjetore per vitin 2020.

Kuvendi votoi të enjten për dy vakancat në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë duke zgjedhur si anëtar të ri Anastas Angjelin, një ish-ministër socialist dhe duke rikonfirmuar në një mandat të ri Natasha Ahmetajn.

Numri i lartë i votave në favor të Angjelit, 92 vota, tregon se ai ka marrë edhe mbështetje nga deputetë të opozitës, pavarësisht orientimit politik që iu dha deputetëve nga kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, për të mos marrë pjesë në votim.

Të dy kandidaturat kishin mbështetjen e mazhorancës socialiste si propozime për seancën plenare, ndërkohë që kandidatura Mateo Spahos, e mbështetur nga opozita u rrëzua nga socialistët në Komisionin e Ekonominsë me argumentin se nuk plotësonte kriteret ligjore.

Angjeli, Ahmetaj dhe Spaho ishin pjesë e një liste prej 17 kandidatësh që kaluan në seancat dëgjimore të këtij komisioni gjatë muajit dhjetor. Angjeli ishte një prej kandidaturave që mori vlerësime me superlativa edhe nga deputetët e opozitës gjatë seancës dëgjimore, duke u cilësuar si një “kandidaturë ekselente” dhe me përvojë në këtë fushë.

Por, opozita tentoi të fuste një kandidaturë të saj në garë duke mbledhur firmat e deputetëve në momentin e fundit.

Alibeaj kërkoi gjatë seancës që të futej dhe kandidatura e Spahos me argumentin se duhet përfaqësim opozitar në këshillin e BSH-së. “Thjesht për t’i shërbyer depolitizimit të Bankës së Shqipërisë”. Po i referohemi së shkuarës për përfaqësimin opozitar”- tha ai. Por Komisioni i Ekonomisë i thirrur gjatë seacës e shqyrtoi dhe e rrëzoi kandidaturën e opozitës.

Komisioni i Ekonomisë realizoi gjatë dhjetorit dëgjesa publike me 17 kandidatët për dy vendet vakante dhe Angjeli u mikprit nga të gjithë anëtarët e komisionit të Ekonomisë, duke marrë vlerësime superlative edhe nga deputetët e opozitës.  Angjeli mbahet mend si një nga ministrat e sulmuar për korrupsion nga ish-kryesocialisti Fatos Nano, gjatë fushatës për “katarsis” brenda partisë në vitin 2001.

Për 2 vendet vakante në BSH u paraqitën 17 kandidatura; Natasha Ahmetaj, Anastas Angjeli, Senida Mesi, Artur Mamadhaj, Marta Muço, Rezarta Bitri, Edvin Libohova, Indrit Banka, Elvin Meka, Mateo Spaho, Durim Kraja, Diana Dervishi, Altin Hoti, Emis Çerava, Manuela Tandini, Onorina Jata dhe Blendi Sena.

Gjatë muajit shkurt Kuvendi i dha guvernatorit të Bankës së Shqipërisë një mandat të dytë 7 vjeçar në krye të institucionit. Sejko u propozua me dekret nga presidenti dhe kaloi pa debate në Komisionin e Ekonomisë duke marrë më pas në parlament 103 vota pro.

Etiketa: AhmetajdebatedeputetEmis ÇeravaEnkelejd AlibeajFatos NanoHotikandidatëtKorrupsionKuvendimbështetjeOpozitaparlamentSejkoSenida MesiSHshqipVotavotim
Tjetri
Elizabeta Imeraj mbrohet në KPA me avokat nga Strasburgu, pa pagesë

KPA vijon seancën maratonë për Elizabeta Imerajn

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.