Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Platforma dixhitale risjell historinë e Europës Juglindore në 12 gjuhë

Një iniciativë e Fondit Europian për Ballkanin (FEB), ka sjellë një risi nëpërmjet krijimit të një faqeje interneti për rikthimin e dhjetrave titujve të librave të hershëm dhe të rinj historik nga Europa Juglindore, në një platformë online të quajtur “Librat e Historisë së Përbashkët”.

Nensi BogdaniNgaNensi Bogdani
17:28 | 01/04/2022
Në Lajme
Kohe leximi: 2 minuta
A A
0
Platforma dixhitale risjell historinë e Europës Juglindore në 12 gjuhë

Platforma Librat e Historise se Perbashket sjell tituj librash te Evropes Juglindore ne 12 gjuhe te ndryshme te Ballkanit

Share on FacebookShare on Twitter

Fondi Europian për Ballkanin ka krijuar një platformë të re dixhitale që do të shërbejë si një Librari e Historisë së Përbashkët për Europën Juglindore, duke ofruar pa pagesë tituj të shumtë librash historik nga vendet e Ballkanit.

“Fondi Europian për Ballkanin e kupton se këto libra janë një mjet i rëndësishëm jo vetëm për mësimin e historisë, por edhe për hapjen e një kulture dialogu dhe mënyrash të ndryshme të të menduarit.”, është shprehur në deklaratën për shtyp Drejtoresha Ekzekutive e Fondit Europian për Ballkanin,  Aleksandra Tomanić.

“Librat e Historisë së Përbashkët mund të jenë një rrugëdalje nga një sistem arsimor kryesisht një dimensional në rajonin e Europës Juglindore dhe kanë potencialin për të inkurajuar shkëmbimin rreth perspektivave dhe përvojave të ndryshme.”, shtoi Tomanić.

Librat e Historisë së Përbashkët prej 13 vendeve të Europës Juglindore përbejnë një koleksion unik të burimeve historike të përpiluara në periudhën e viteve 1998 – 2016.

Në këtë iniciativë janë përfshirë më shumë se 100 historianë dhe 300 mësues nga shtetet e Shqipërisë, Kosovës,  Bullgarisë, Kroacisë, Bosnjes dhe Hercegovinës, Greqisë, Qirpos, Malit të Zi, Rumanisë, Maqedonisë së Veriut, Sllovenisë, Serbisë dhe Turqisë.

Qëllimi i kësaj iniciative është të tregoje se çdo histori ka disa këndvështrime, dhe se agjë nuk është tabù në Librat e Historisë së Përbashkët.

Tematikat që trajtojnë këto libra variojnë nga fytyra e diktaturës deri tek shpërbërja e Jugosllavisë.

“Duke i vënë sërish në dispozicion këto libra, shpresoj se ministritë do të rishprehin interesin e tyre dhe do të rekomandojnë përdorimin e tyre në shkolla”, thotë Zvezdana Kovaç, ish-drejtoreshë ekzekutive e Qëndrës për Demokraci dhe Pajtim në Europën Juglindore  (QDPEJ).

Një kontribut të jashtëzakonshëm në prodhimin e këtyre librave ka dhënë themeluesi dhe iniciatori i idesë, z. Costa Carras, raportues i QDPEJ i cili ndërroi jetë së fundi, si edhe  Profesoreshë  Christina Koulouri, koordinatore e përgjithshme dhe redaktore e serive.

Platforma “Librat e Historisë së Përbashkët” mund të vizitohet nga të gjithë nëpërmjet linkut www.jointhistory.net, faqe e disponueshme në nëntë gjuhë të ndryshme për vizitorët dhe entuziatët e librave që kjo platformë përmban.

Tjetri

Adhurimi i socialistëve ndaj Edi Ramës ngre shqetësime për krijimin e “kultit të individit”

Më të lexuarat

Shtyhet seanca dëgjimore për Altin Abdiun

Vetingu i të birit ekspozon problemet në pasurinë e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu

20:01 | 24/06/2022
Platforma dixhitale risjell historinë e Europës Juglindore në 12 gjuhë

Platforma dixhitale risjell historinë e Europës Juglindore në 12 gjuhë

17:28 | 01/04/2022
Një sponsor privat financoi aktivitetin e KPK në një resort luksoz në Vlorë

Një sponsor privat financoi aktivitetin e KPK në një resort luksoz në Vlorë

12:33 | 07/01/2022
Gjyqtarja Elsa Ulliri përballet me vetingun

Gjyqtarja Elsa Ulliri përballet me vetingun

16:27 | 28/06/2022
KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në vetingun e Gerd Hoxhës

KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare në vetingun e Gerd Hoxhës

21:53 | 22/06/2022
KPA mbyll hetimin gjyqësor për ankimin ndaj konfirmimit të Rilinda Selimit

KPA shkarkon Rilinda Selimin për shkak të kontakteve të papërshtatshme

15:17 | 22/06/2022
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.