Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Zgjedhje 2023
  • Veting
  • Mjedisi
  • Kosovë
  • SPAK
  • BE
  • Vladimir Putin
  • Olta Xhaçka
  • KLP
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

“Fakt i pamjaftueshëm”: Si e mbylli ILD hetimin disiplinor ndaj tre anëtarëve të KLP

Inspektori i Lartë i Drejtësisë vendosi pushimin e hetimit disiplinor ndaj anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti me argumentin se fakti i punësimit të familjarëve të tyre në Prokurorinë e Tiranës ngre dyshime legjitime, por nuk është i mjaftueshëm për të qenë ‘konflikt interesi”.

Edmond HoxhajNgaEdmond Hoxhaj
17:30 | 04/04/2022
Në Artikull kryesor !, Lajme
0
“Fakt i pamjaftueshëm”: Si e mbylli ILD hetimin disiplinor ndaj tre anëtarëve të KLP

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani gjatë një konference. Foto:LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, ILD ka vendosur mbylljen e hetimit disiplinor ndaj tre anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët në kohën që kishin të punësuar familjarët e tyre në Prokurorinë e Tiranës, votuan në favor të promovimit të drejtueses së kësaj prokurorie, Elisabeta Imeraj.

Vendimi për pushimin e hetimit disiplinor ndaj kryetarit aktual të KLP-së, Alfred Balla dhe anëtarëve Nurihan Seiti dhe Tartar Bazaj është marrë më 16 mars dhe u bë fillimisht i ditur nga Imeraj  gjatë seancës publike që u zhvillua më 30 mars në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë refuzoi të vendoste në dispozicion të BIRN një kopje të plotë të vendimit, me justifikimin e mbrojtjes së integritetit dhe figurës së subjekteve të procedimit disiplinor. Në mungesë të vendimit, ILD vendosi të dispozicion një informacion mbi zhvillimin e këtij hetimi disiplinor, ku vlerësohet se fakti i punësimit të të afërmve në Prokurorinë e Tiranës është i pamjaftueshëm për të arritur në përfundimin e konfliktit të interesit.

“Fakti që anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë gjatë periudhës që është kryer procedura e ngritjes në detyrë… të magjistrates E.I., kanë pasur familjarët të punësuar pranë organit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, paraqet një rrethanë e cila mund të ngrejë dyshime legjitime mbi vendimarrjen e këtyre anëtarëve në kushtet e konfliktit të interesit…,” thuhet në përgjigjen e ILD-së.

“Por ky fakt i pambështetur me rrethana dhe argumente të tjera nuk është i mjaftueshëm dhe objektivisht i justifikueshëm për të arritur në përfundimin se Z. Tartar Bazaj, z.Alfred Balla dhe znj. Nurihan Seiti… kanë qenë në kushtet e konfliktit të interesit në kuptimin e testit objektiv dhe subjektiv,” shtohet aty.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi unanimisht më 26 mars 2021 emërimin e Elisabeta Imerajt me një mandat 3-vjeçar në krye të Prokurorisë së Tiranës. Në kohën e këtij votimi, dy anëtarët e KLP-së, Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti kishin të punësuara vajzat e tyre në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa Alfred Balla kishte të punësuar nipin.

Nisur nga këto të dhëna, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit referoi në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë tre anëtarët e KLP-së, me dyshimin se ata ishin gjendur “në kushte të rënda konflikti interesi” gjatë votimit për promovimin e Imerajt.

ILD e nisi hetimin disiplinor disa muaj pas referimit të ONM-së, më 6 tetor 2021, dhe e mbylli atë pesë muaj më vonë, duke rrëzuar dyshimet e ONM-së për konflikt interesi.

Sipas informacionit të vënë në dispozicion nga ILD, procedura e ngritjes në detyrë të Imerajt është kryer në përputhje me ligjin. Ndërkohë, ILD vlerëson se tre anëtarët e KLP-së të hetuar për konflikt interesi, nuk kanë pasur asnjë pozitë të veçantë apo raport të ndryshëm me Imerajn, krahasuar me gjithë anëtarët e tjerë të Këshillit që e kanë votuar atë.

Këtë konkluzion, Metani e arrin në analizë të asaj që e quan “test subjektiv dhe objektiv”, pasi ka konkluduar më parë se në rastin konkret nuk ka ekzistuar papajtueshmëria apo konflikti i interesit sipas parashikimeve të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave apo Kodit të Procedurës Administrative.

“Nga tërësia e rrethanave të provuara gjatë hetimit disiplinor ka rezultuar se nuk ekziston asnjë indicie që të sjellë si pasojë një dyshim legjitim dhe objektivisht të justifikuar se në kuptimin e testit subjektiv, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë… kanë vepruar në kushtet e konfliktit të interesit,” sqaron ILD.

Sipas ILD, Bazaj, Balla dhe Seiti nuk kanë ndërmarrë veprime, mosveprime apo sjellje të caktuara nga mund të burojnë apo bazohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të tërthortë interesa private si dhe nuk kanë qenë në kushtet e konfliktit të interesit në kuptimin e testit subjektiv dhe objekt.

Bazuar në këto argumente, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka vendosur mbylljen e hetimit disiplinor për tre anëtarët e KLP-së.

Etiketa: Alfred BallaInspektori i Larte i DrejtesiseKeshilli i Larte i ProkuroriseNurihan SeitiTartar Bazaj
Pas

Ekspertet bëjnë thirrje për kufizimin e ligjit shqiptar për përgjimet

Tjetri

Dekada e ardhshme pa paqe

Tjetri
Dekada e ardhshme pa paqe

Dekada e ardhshme pa paqe

Më të lexuarat

“Fakt i pamjaftueshëm”: Si e mbylli ILD hetimin disiplinor ndaj tre anëtarëve të KLP

“Fakt i pamjaftueshëm”: Si e mbylli ILD hetimin disiplinor ndaj tre anëtarëve të KLP

17:30 | 04/04/2022
‘Investitori strategjik’: Si e fali qeveria ‘Rama’ portin e Vlorës për 1 euro

‘Investitori strategjik’: Si e fali qeveria ‘Rama’ portin e Vlorës për 1 euro

13:16 | 23/11/2023

Qeveria vendos ‘të zgjidhë qesen’ për pagat e shtuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve

15:16 | 30/11/2023
Gjyqtari Markelian Koça përballet me vetingun

KLGJ rihap pas 10 vjetësh procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit Markelian Koça

14:49 | 30/11/2023
Gjyqtari Arben Mickaj u dorëhoq tre vjet pasi filloi vetingu ndaj tij

Gjyqtarja Afërdita Maho u dorëhoq nga detyra pasi u njoh me rezultatet e vetingut

14:05 | 27/11/2023
Dëm ekonomik dhe favore: Arsyet pse gjykata vlerëson se Beqaj duhej të ishte në qeli

Dëm ekonomik dhe favore: Arsyet pse gjykata vlerëson se Beqaj duhej të ishte në qeli

21:04 | 24/11/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.