AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

‘Do jesh kukull në garë’: Dhuna me bazë gjinore mbizotëron edhe në politikë

Gjetjet e një studimi të realizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në partneritet me Avokatin e Popullit dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, tregojnë se gratë diskriminohen brenda partive të tyre, nga media dhe nga shoqëria.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:48 | 06/04/2022
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjatë prezantimit të studimit “Dhuna ndaj grave në politikë” në Kuvendin e Shqipërisë.

Tre vite më parë, një politikane mësoi përmes një telefonate se ishte kandidate vetëm dy orë përpara shpalljes së emrave.

“Tashmë është vendosur se kush do të jetë kryetar, ju do të jeni një kukull,” i thanë përmes telefonit.

“Unë thashë se nuk e pranoj këtë lloj situate. Unë nuk jam një kukull. Kushdo që mendon se unë mund të jem një kukull e ka gabim…,” citohet të ketë thënë politikania në kushtet e anonimatit.

Rrëfimi i përket njërës prej grave të politikës, e intervistuar në kushtet e anonimatit në kuadër të studimit “Dhuna kundër grave në politikë”, i realizuar nga UNDP në bashkëpunim me Avokatin e Popullit dhe Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Gjetjet e studimit u publikuan të mërkurën në një tryeze të organizuar në Kuvendin e Shqipërisë me organizatat dhe institucionet e përfshira në realizimin e tij, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, e financuar nga Qeveria e Suedisë.

Sipas studimit, gratë politikane e karakterizojnë dhunën që përjetojnë si “të padukshme, tinëzare dhe të vështirë për t’u trajtuar”.

Duke u bazuar tek intervistat me gratë politikane dhe analizën tematike, studimi identifikon forma të ndryshme të dhunës në politikë, të tilla si përçmim dhe gjuhë fyese; ndërprerje, shaka të pista, akuza të rreme në media, kërcënimet, vënia në dyshim e aftësive të grave apo  heqja e tyre nga listat e kandidatëve të partisë.

Studimi thekson gjithashtu se gratë përmballen me mungesë të mbështetjes financiare gjatë fushatave zgjedhore, akuza të rreme ose thashetheme të natyrës seksuale, injorim apo kufizim të rolit të tyre në votimin e vendimeve të paracaktuara.

Gratë politikane pranuan se autoriteti kryesor i dhunës politike ishte partia e tyre politike. Sipas tyre, liderët e partive duken shumë mbështetës për gratë në publik, por i kërcënojnë dhe diskriminojnë gratë në prapaskenë.

Studimi i mblodhi të dhënat nëpërmjet 3 metodave, intervistave të drejtpërdrejta, fokus-grupeve dhe vëzhgimit të kandidatëve për deputetë, duke përfshirë qindra kandidatë burra dhe gra që garuan për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Sipas tabelave të gjetjeve, kandidatët politikë kishin më shumë gjasa të raportonin se kishin pasur biseda degraduese ose thashetheme të rreme (31.05%), të ndjekur nga kërcënimet (13.40%), dëmtimi i pronës (10.16%) dhe dhuna fizike (1.96%).

Gjithashtu, politikanëve iu mohohet mbështetja financiare nga partia (18,52%), përjetojnë  kërcënime për shkarkim për shkak të përfshirjes së tyre në politikë (12,79%) si dhe përballen me kërcënime të përjetuara nga anëtarët e familjes.

Fjalët degraduese dhe thashethemet synonin kryesisht gjininë, moshën, statusin social apo ekonomik të kandidatëve.

Një përqindje më e lartë e grave se sa e burrave raportuan se bisedat degraduese ose thashethemet e rreme që ato përjetuan ishin të natyrës seksuale. 43.18% e të anketuarve femra që kanë përjetuar biseda degraduese ose thashetheme të rreme  Ndërkohë, ky ishte rasti për 8% të meshkujve.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, tha se të dhënat, faktet dhe komentet e studimit ilustronin dukuri apo hipoteza të njohura dhe nuk sillnin dukuri, tendenca apo interpretime të reja. Sipas saj, pavarësisht kritikave ndaj partive politike, ato kanë qenë mekanizma që kanë shërbyer për zgjerimin e aksesit të grave në politikë. “Partitë kanë ende punë për t’u demokratizuar,”tha Nikolla, duke kërkuar që organizatat e grave të krijuara në institucionet politike të krijojnë një “front për të kufizuar dhunën me bazë gjinore në politikë”.

Përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të huaja në tryezë diskutuan mbi rolin që duhet të luajë vetë politika dhe veçanërisht partitë politike në këtë drejtim, si dhe rolin e medias dhe aktorëve të tjerë të shoqërisë civile për të ndalur dhunën me bazë gjinore në politikë.

Në mesin e dhjetra intervistave të marra, një tjetër grua e konsideron ‘abuzim psikologjik’ emrin e saj nga lista për deputetete.

“Abuzim psikologjik është kur konkurron dhe largohesh nga gara dhe askush nuk të jep shpjegim pse u largove… Unë kam qenë kandidate në zgjedhjet e fundit parlamentare. Plotësova formularin e vetëdeklarimit por çfarë ndodhi ishte se më hoqën emrin,” citohet ajo në studim.

Në rekomandimet e raportit i kërkohej medias që të mos publikojë artikuj me gjuhë përçmuese, që  përforcojnë stereotipet gjinore ose përjetësojnë dhunën. Raporti rekomadon gjithashtu që Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) “duhet të marrë hapa për të siguruar që gratë që kandidojnë për poste politike të jenë të dukshme në media dhe atyre t’u ndahet një kohë e mjaftueshme për të komunikuar mesazhin dhe axhendën e tyre politike tek votuesit”.

 

Etiketa: abuzimAkuzaAMAAnalizëAutoriteti i Mediave AudiovizivedeputetdhunaDhunëgraKandidatekandidatëtkryetarLindita NikollaMediaPartiaQeveriaRaportiSHShkarkimshqipShqipëriUNDPvotuesitZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillit
I mëparshmi

Prokurores Elfrida Bregova i kërkohen shpjegime mbi transaksionet bankare dhe huatë

Tjetri

KPK shkarkon me shumicë votash prokuroren Eriselda Bala

Tjetri
Prokurorja Eriselda Bala jep shpjegime për pagesën e ‘çuditshme’ përmes bankës

KPK shkarkon me shumicë votash prokuroren Eriselda Bala

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.