AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Anullimi i kontratave të inceneratorëve, Rama bën një sy qorr ndaj ligjit për PPP-të

Kryeministri Edi Rama insiston se qeveria e tij do të vijojë të paguajë për kompanitë konçensionare të inceneratorëve edhe pse ligji i koncesioneve qartësisht i jep mundësi qeverisë ta zgjidhi një kontratë që nuk zbatohet.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mbetjet e Fierit depozitohen në një landfill pranë godinës së inceneratorit. Foto: Nensi Bogdani.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë për shtyp të enjten se ligji nuk e lejon qeverinë të anullojë kontratat koncesionare me kompanitë e inceneratorëve dhe qeveria e tij do të vazhdojë të paguajë edhe pse pronarët janë në kërkim nga drejtësia.

“Qeveria nuk vepron si gazetë, as nuk vepron dot në bazë të reagimit në dukje krejt të natyrshëm individual,” tha Rama.

“Se si individ nëse doni ta dini, si individ jashtë barrës së kësaj zyre mendoj si ju; që çne këta… Por, ligjërisht kjo nuk bëhet dot,” shtoi kreministri në një konferencë për shtyp për prezantimin e gjetjeve të Këshillimit Kombëtar.

Sipas Ramës këto kontrata do të vijojnë të jenë aktive dhe qeveria do të paguajë për kompanitë deri sa të ketë një vendim të formës së prerë nga gjykata, edhe pse për shkak të akuzave për pastrim parash dhe korrupsion ndodhen pas hekurave një ish-ministër dhe një ish-deputet i PS-së, të përfshirë në këtë aferë.

Rama tha se si individ dhe ai mendonte se nuk duhej të vijonin kontratat, por si kryeministër ishte i detyruar të zbatonte ligjin.

“Ne jemi në të njëjtën anë bashkarisht në reagimin e arsyes së një bisede mes njerëzish që s’kanë përgjegjësi,” tha ai, por shtoi se “nuk mundet dot që qeveria të ndërpresë kontrata bazuar mbi procese që nuk kanë përfunduar. Është e ndaluar me ligj”.

Megjithatë, leximi që kryeministri i bën ligjit për koncesionet është miopik dhe kreu i ekzekutivit bën një si qorr ndaj faktit se qeveria mund ta zgjidh një kontratë koncesionare.

Ndryshe nga pretendon Rama, neni 36 i këtij ligjit parashikon se rastet kur zgjidhet kontrata me palëve kontraktore. Në pikën b, të nenit 36 shkruhet se secila palë ka të drejtë të prishë kontratën nëse “ka shkelje serioze nga pala tjetër dhe se kjo palë nuk mund ta korrigjojë këtë shkelje brenda afatit kohor dhe në mënyrën e përcaktuar në kontratë”.

I pyetuar në lidhje me deklaratën e kryeministrit, Drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim pranë Këshillit të Ministrave, Endri Fuga, deklaroi se Rama nuk ka tagër ligjor të bëjë konstatimin e shkeljes së kontratës.

“Kryeministri foli qartë kur tha që ligji nuk i kërkon e as lejon kryeministrit konstatimin e shkeljes serioze dhe që procesi në fjalë nuk ka asnjë vendim të formës së prerë nderkohë,” tha ai.

Me urdhër të SPAK tashmë  janë vendosur në sekuestro dy inceneratorët nga tre të tillë që po ndërton qeveria me skemën konçensionare, pas të cilave fshihen të njëjtët persona përfitues. Ndërkohë, qeveria vazhdon të bëjë pagesa drejt kompanisë koncesionare për inceneratorin e Tiranës, i cili është gjithashtu nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Javën që shkoi Alqi Bllako, deputet i PS-së, la mandatin dhe u dorëzua në polici me akuzën për shpërdorim detyre dhe përfitime të paligjshme lidhur me inceneratorin e Fierit por dhe atë të Tiranës, ku babai i tij figuronte i punësuar.

Bashkë me Bllakon 9 zyrtarë të tjerë u lanë në arrest me burg dhe arrest shtëpie, me akuzat për shpërndorim detyre në dhënien e kontratës së Fierit. Ndërkohë u shtuan akuzat për ish-ministrin Lefter Koka, i cili ndodhet në burg për inceneratorin e Elbasanit.

Klodian Zoto dhe Stela Gugallia, dy nga personat përfitues të këtyre kontratave ndodhen në arrati, ndërkohë që kompanitë e tyre vijojnë të paguhen rregullisht nga qeveria shqiptare në bazë të kontratave që janë nën hetim.

Etiketa: Afera e inceneratoreveAlqi BllakoArrestArrest me burgarrest shtëpieBurgdeputetDrejtësiaEdi RamaEndri FugaGjykataHetimInceneratorKëshillit të MinistraveKlodian ZotoKoncesionetKorrupsionKryeministri Edi RamaLefter KokaLigjMediaPastrim parashpoliciPPPProkuroriaProkuroria e PosaçmePSPunëQeveriaQeveria shqiptareRamaShpërdorim detyreshqiptareSPAKTiranëVendim
Tjetri
BE dhe SHBA kritikojnë “dizinformimin” ndaj vetingut dhe vëzhguesve

BE dhe SHBA kritikojnë “dizinformimin” ndaj vetingut dhe vëzhguesve

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.