AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Aktivistja pro-abortit rrezikon burgun në Poloni

Në një rast të paprecedentë, një aktiviste që ndihmoi një grua të kryente abort, rrezikon tre vjet burg në Poloni sipas ligjeve të reja drakoniane të vendit kundër abortit.

Claudia CiobanungaClaudia Ciobanu
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Njerëz duke orotestuar jashtë gjykatës në Varshavë më 8 prill 2022. Foto: BIRN/Claudiia Ciobanu.

Gjyqi i Justyna Wydrzynska, një aktiviste me grupin polak të grave Aborcyjny Dream Team, filloi të premten në mëngjes në Varshavë. 47-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, është akuzuar për “ndihmë për një abort” dhe rrezikon deri në tre vjet burg.

Kjo është hera e parë që një aktiviste akuzohet se ka ndihmuar dikë të bëjë një abort që kur qeveria e krahut të djathtë mbikëqyri një ndalim virtual të abortit në vitin 2021, në një rast për të cilin grupet feministe shqetësohen se mund të ndikojë negativisht në gatishmërinë e grave për të kërkuar ndihmë kur ato nevojitet të ndërpresin shtatzëninë.

Aborti tani është i paligjshëm në Poloni në të gjitha rastet, përveç rasteve të përdhunimit dhe incestit ose kur kërcënohet jeta e nënës. Partnerët dhe mjekët janë ndjekur penalisht më parë për asistim në aborte, por çështja kundër Wydrzynska, nga rrjeti më i njohur i aktivistëve që ndihmojnë gratë, kuptohet nga shumë si një çështje politike, e ndjekur nga Prokurori i Përgjithshëm Zbigniew Ziobro i cili kërkon ta bëjë shembull aktivisten.

“Më është bërë një nyje në fyt dhe një lëmsh në stomak”, shkroi Wydrzynska në një mesazh për mbështetësit e saj të postuar në internet nga kolegët e saj më 4 prill. “Jam nervoze, por kush nuk do të ishte në një situatë të tillë? Përballem për herë të parë në jetën time me akuza.”

“Ditët e ardhshme do të jenë të vështira për mua”, vazhdoi ajo. “Por dal para gjykatës me paqe në zemër. E di që kam bërë gjënë e duhur, sepse mbështetja e abortit është një gjë e mirë, nëse falë meje dikush ka gjetur paqen.”

Wydrzynska u akuzua pasi bashkëshorti i gruas që dëshironte një abort paraqiti një kallëzim në polici kundër aktivistes. Sipas Wydrzynska dhe kolegëve të saj, gruaja i kontaktoi ata në vitin 2020 duke kërkuar të ndërpresë një shtatzëni, pasi ajo ishte në një marrëdhënie abuzive. Aktivistët ia dërguan ilaçet me postë, megjithëse nuk është e qartë nëse gruaja i përdori ato.

Rreth 100 njerëz protestuan jashtë gjykatës në Varshavë të premten në mëngjes në mbështetje të Wydrzynska.

Në një vit e gjysmë që kur Gjykata Kushtetuese i mbylli derën e abortit të ligjshëm në Poloni me një vendim në tetor 2020, duke përfshirë kur fetusi është i sëmurë rëndë ose i keqformuar, Aborcyjny Dream Team thotë se ata kanë marrë deri në 300 telefonata në ditë nga gra që duan ndihmë ose që thjesht kontrollojnë nëse mund të marrin ndihmë nëse është e nevojshme. Grupi thotë se vitin e kaluar ka ndihmuar mbi 1,500 gra të udhëtojnë jashtë vendit për të kryer një abort.

Etiketa: aktivistAktivistëAkuzaBashkëshortiBurgGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjyqigrakushtetuesembështetjeMjekmjekëndalimpaqeParapoliciPoloniProkuroriProkurori i PërgjithshëmQeveriaVendim
Tjetri
Ekspozita sjell në vëmendje problematikat e minoritetit në Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom

Ekspozita sjell në vëmendje problematikat e minoritetit në Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.