AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Pavarësisht humbjeve, televizionet tërheqin investitorë të mëdhenj

Dy prej biznesmenëve më të fuqishëm në vend, Samir Mane dhe Shefqet Kastrati zgjodhën të hyjnë në tregun e televizioneve, duke blerë respektivisht aksionet e TV SCAN dhe Euronews Albania. 

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
4 years më parë
në Artikull kryesor, Faqja e pare
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Mikrofonë të televizioneve të vendosura në mjediset e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve më 1 qershor 2015. Foto: BIRN

Dy biznesmenët më të përfolur në vend për lidhje klienteliste me qeverinë, Samir Mane dhe Shefqet Kastrati, vendosën së fundmi të hyjnë në tregun e televizioneve duke investuar në dy televizione të vogla dhe me humbje.

Grupi Balfin, i cili kontrollohet në masën 100% nga Mane, bleu në mars për 700 mijë euro televizionin SCAN, një televizion i hapur në vitin 2001 nga një grup biznesmenësh të kohës, i cili, sipas bilanceve zyrtare të kompanisë të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka pasur një rezultat kumulativ negativ përgjatë pesë viteve të fundit.

Në vitin 2020, SCAN zotëroi 2.9% të tregut të reklamave të televizioneve kryesore në vend.

Kompania ka njohur injektime të njëpasnjëshme të kapitalit të ri, ndërsa të ardhurat e saj kanë qenë të pakta dhe fitimet kanë munguar. Investimi më i madh u bë në vitin 2009, kur aksionerë të rinj rritën kapitalin e kompanisë nga 105 milionë në 400 milionë lekë. Në fund të vitit 2020, kompania kishte humbje të akumuluara prej 56 milionë lekësh, ndërsa në mars 2022 ajo iu shit grupit Balfin për 700 mijë euro, (afërsisht 84 milionë lekë), gjë që nënkupton se aksionerët fillestarë kanë humbur mbi tre të katërtat e investimit të tyre fillestar. Mane ka interesa komercialë në tregti elektroshtëpiakesh, veshjesh dhe ushqimesh, pasuri të patundshme, turizëm, banka, energji elektrike, minerale, mbledhje borxhesh të këqija, ndërtim, transport dhe arsim privat përmes disa dyzinave me kompani.

Blerja e SCAN nga Mane nuk ishte lëvizja e vetme në këtë treg, i cili në përgjithësi konsiderohet i mbingopur nga pikëpamja komerciale. Kompania nën pronësinë e Shqefet Kastratit njoftoi se ka blerë 60% të aksioneve të kompanisë pronare të kanalit televiziv Euronews Albania. Ajo  ka pasur një hyrje të vrullshme në tregun e reklamave, pasi arriti të kontrollojë në vitin e dytë të operimit, viti 2020, 5.3% të tregut me afro 214 milionë lekë të ardhura. Megjithatë, humbjet e akumuluara të kompanisë për vitet 2019 dhe 2020 ishin 59 milionë  lekë, ose gati 60% e kapitalit aksioner të paguar prej 100 milionë lekësh. Transaksioni nuk është regjistruar ende në qendrën kombëtare të biznesit, ndërsa Kastrati nuk dha të dhëna mbi vlerën e transaksionit në njoftimin e vet për shtyp.

Kastrati ka interesa në tregtinë e hidrokarbureve, ndërtimit, turizmit, siguracioneve, si dhe kontrollon kompanitë koncesionare të aeroportit të Rinasit dhe të autostradës Rrëshen-Kalimash.

Tregu i televizioneve në Shqipëri dominohet nga Televizioni Klan dhe Top Channel, të cilët të dy bashkë kontrollojnë 63% të të ardhurave totale të tregut.

Etiketa: autostradBalfinBiznesmenenergji elektrikeEuroEuronewsEuronews AlbaniaGrupi BalfinKastratiKlanMASMbledhjeMediaQendrën Kombëtare të BiznesitSamir ManeSCANSHShefqet KastratishqipShqipëriTelevizionetTop ChannelTregtregtiTregu
Tjetri
Socialistët pa qëndrim për dy deputetët e PS-së të ‘mbështetur’ nga Aqif Rakipi

Socialistët pa qëndrim për dy deputetët e PS-së të ‘mbështetur’ nga Aqif Rakipi

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.