AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Pas dronëve turq në Ukrainë, fshihen interesat e Erdoganit në vend dhe jashtë tij

Ukraina po përdor dronë të prodhimit turk për të luftuar forcat ruse. Nga kjo përfiton edhe presidenti i Turqisë.

Hamdi Fırat BuyukngaHamdi Fırat Buyuk
4 years më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Drone i armatosur Bayraktar TB-2 i përdorur nga Ukraina kundër forcave ruse. Foto: Baykar Defense Company

Duke pasur parasysh efikasitetin e tij kundër forcave ruse, nuk duhet të jetë habi që droni i armatosur Bayraktar TB-2 i Turqisë ka “këngën ukrainase të luftës” në YouTube, me më shumë se gjysmë milioni klikime.

Droni ka rezultuar tepër i rëndësishëm për forcat e armatosura të Ukrainës në mbrojtjen kundër një pushtimi rus që filloi më 24 shkurt.

“Banditët rusë janë kthyer në fantazma nga dronët Bayraktar”, shkroi ushtria ukrainase në faqen e saj në Facebook në mes të marsit.

Lavdërimi është reklama më pozitive për një dron të prodhuar nga dhëndri i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe i përdorur tashmë në Libi, Siri dhe luftën e dytë të Nagorno-Karabakut të vitit 2020.

Por përdorimi i tij nga Ukraina nuk sinjalizon një ndryshim në politikën e jashtme turke. Ankaraja nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe as nuk ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për avionët rusë.

Në vend të kësaj, thonë ekspertët, Bayraktar TB-2 është bërë një mjet i lirë, por i fuqishëm për të nxitur eksportet ushtarake dhe për të projektuar ndikimin turk, duke fuqizuar dhe pasuruar ata rreth Erdoganit në këtë proces.

Ahmet Erdi Ozturk, profesor i asociuar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Politikë në Universitetin Metropolitan të Londrës, tha se dronët turq ishin bërë një pjesë tjetër e politikës së “personalizimit” të Erdoganit brenda dhe jashtë vendit.

“Dronët janë prodhuar nga dhëndri i tij, mbështeten dhe promovohen nga shteti. Prandaj, këta dronë tani nënkuptojnë Erdoganin, ashtu siç Erdogan nënkupton Turqinë, me gjithë pushtetin në duart e tij”, tha Ozturk për BIRN.

“Turqia përdor dronët si një aset në politikën e saj të jashtme, duke shpresuar se do të rrisë kërkesën për produktet e saj të mbrojtjes dhe do të rrisë zonën e saj të ndikimit.”

Pozicion i privilegjuar

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan viziton fabrikën turke të dronëve. Foto: Presidenca turke.

Duke pasur parasysh kapacitetin e kufizuar të armëve të zjarrit të forcave të armatosura të Ukrainës, Bayraktar TB-2 është një shtesë e fuqishme.

“Droni Bayraktar TB-2 është i vetmi sistem armësh në inventarin aktual të forcave ukrainase që mund ta përdorin për të sulmuar kundër forcave ruse, përveç raketave Tochka (balistike)”, tha eksperti turk i sigurisë, Burak Yildirim. “Ndërsa përdorin forcat e tyre të kufizuara ajrore për mbrojtjen e vendeve kyçe si Kievi, ata gjithashtu mund të sulmojnë forcat ruse me dronët Bayraktar TB-2.”

“Dronët mund të ofrojnë inteligjencë dhe të kryejnë misione zbulimi dhe ata kanë aftësinë për të goditur objektiva të ndjeshëm”, tha ai për BIRN. “Ata mund t’i kryejnë të gjitha këto detyra dhe me çmim të ulët dhe me rrezik minimal.”

Dhe çdo sukses është një reklamë për industrinë turke të mbrojtjes, shtoi Yildirim.

Turqia ka shitur drone Bayraktar në 13 vende deri më tani, duke përfshirë Azerbajxhanin, Katarin, Ukrainën, Turkmenistanin, Marokun dhe Kirgistanin. Polonia nënshkroi një marrëveshje blerjeje vitin e kaluar dhe Serbia gjithashtu ka shprehur interes.

Turqia ka promovuar hapur Bayraktarin në tregun ndërkombëtar, promovim që mund të ketë të bëjë me faktin se droni është prodhuar nga Bakyar, një kompani private në pronësi të dhëndrit të Erdoganit, Selcuk Bayraktar.

Yildirim tha se kompania “gëzon shumë stimuj shtetërorë” dhe se Bayraktar TB-2 është qartësisht në një pozicion të privilegjuar në krahasim me dronët e tjerë.

“Dronët Anka-S të prodhuara nga kompania publike TUSAS nuk marrin të njëjtën mbështetje”, tha ai për BIRN. “Asnjë kompani tjetër nuk ka kredi eksporti apo stimuj të tjerë shtetërorë si Bakyar. Nuk mund të ketë asnjë shpjegim teknik për mospërdorimin e dronëve më të avancuar TUSAS në vend të dronëve Bayraktar.”

Dronët nuk do të ndreqin përçarjen Turqi-Perëndim

Turqia është pozicionuar si ndërmjetëse në luftën në Ukrainë, duke pritur negociatorët nga të dyja palët në fund të marsit në një takim që ofroi një zotim nga ana e Rusisë për të kufizuar operacionet ushtarake në dy zona, duke përfshirë rreth kryeqytetit, Kiev, dhe një ofertë ukrainase për neutralitet ushtarak.

Ndërsa dronët e saj janë vënë në përdorim nga ukrainasit, Turqia ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë dhe e ka mbajtur hapësirën e saj ajrore të hapur për avionët rusë. Ministri ijashtëm Mevlut Cavusoglu tha më 26 mars se oligarkët rusë, pasuritë e të cilëve u sekuestruan në Evropë dhe SHBA, ishin të mirëpritur në Turqi.

Marrëdhëniet e Turqisë me aleatët e saj të NATO-s janë bërë gjithnjë e më të tensionuara nën Erdoganin, jo më pak falë vendimit të tij në vitin 2017 për të blerë sistemin raketor S-400 të Rusisë.

Erdogan nuk pati një takim të veçantë me homologun e tij amerikan, Joe Biden, në samitin e NATO-s për Ukrainën në Bruksel në fund të marsit.

Një ekspert vuri në dukje një tjetër mospërfillje të mundshme në ditën kur Ukraina dhe Rusia zhvilluan bisedime në Stamboll, më 29 mars.

“Prapë jo Erdogani, as në ditën kur ky i fundit priti samitin më të suksesshëm – deri më sot – mes zyrtarëve ukrainas dhe rusë, duke hapur një rrugë për paqen”, shkroi në Tëitter Soner Cagaptay i Washington Institute. “Turqia është një aleat po aq kyç i NATO-s sa vendet e tjera, liderët e të cilëve Biden i thirri. Mendimi im: Biden nuk e pëlqen Erdoganin.”

Ozturk tha se vetëm dronët nuk kanë gjasa të rregullojnë një përçarje të tillë.

“Unë nuk mendoj se dronët dhe mbështetja e Turqisë për Ukrainën mund të rregullojnë plotësisht marrëdhëniet Turqi-Perëndim”, tha ai. Marrëdhëniet Turqi-Perëndim janë dëmtuar thellë dhe nuk ka besim ndaj Erdoganit në kampin perëndimor.

“Pyetjet dhe dyshimet për presidentin Erdogan do të vazhdojnë për shkak të zgjedhjeve të tij ambivalente në fushën e politikës së jashtme.”

Etiketa: ArmëbesimBidenBIRNbisedimeBrukseldroneErdoganFacebookforcat e armatosuraJoe BidenKievklikimekrediLibimarrëveshjembështetjeNATOOligarkëPoloniaPresidencareklamaRexhep Tajip ErdoganrrezikRusiasanksioneSerbiaSHSHBASiriStambollTurqiTurqiaUkrainaUkrainëUshtria
Tjetri
“Zgjimi”: Ekstremisti i djathtë amerikan gjen aleatë në Ballkan

“Zgjimi”: Ekstremisti i djathtë amerikan gjen aleatë në Ballkan

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.