AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Socialistët kërkojnë nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri

Partia Socialiste ka kërkuar të premten nga Kuvendi nisjen e procedurave për zgjedhjen e presidentit të ri.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-presidenti Ilir Meta gjatë një konference për shtyp | Foto: LSA

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla, i kërkoi të premten kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që të inicojë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa mandati i presidentit aktual përfundon më 25 korrik.

Balla i propozon Nikollës që të mbledhë Konferencën e Kryetarëve me datë 29 prill për nisjen e procesit në mënyrë që raundi i parë i votimit të kryhet në datë 4 maj. “Propozoj që raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës të kryhet në një seancë plenare të posaçme, e cila të mbahet më datën 4 maj 2022”- shkruan ai në një shkresë dërguar Kryetares së Kuvendit.

Afati kushtetues për nisjen e këtyre procedurave është jo më vonë se 60 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, që i bie data 24 maj. Por, socialistët duke ndjekur dhe praktikën e mëparshme kur presidenti është zgjedhur më herët se sa afatet fundore, kërkojnë që deri në fund të majit të kenë zgjedhur presidentin e ri.

Sipas eskpertit ligjor, Kristaq Kume, nisja e procedurave në këtë moment nuk është e parakohshme dhe në çdo rast mandati i presidentit të ri nuk nis deri më 24 korrik, kur parashikohet ligjërisht të jetë dhe dita e betimit në Kuvend.

“Duke iu referuar ligjit në të cilin përcaktohet, jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit, angazhimi i mazhorancës për këtë proces nuk kundërshtohet nga ligji, ashtu sikurse është edhe në të njëjtën kohë përsëritje e praktikave të mëparshme”- sqaroi Kume për BIRN.

Presidenti aktual Ilir Meta është zgjedhur nga Kuvendi më 29 prill 2017 dhe u betua si president gati 3 muaj më pas, 24 korrik.

Sipas Kumes, procedura në kuptim ligjor të fjalës fillon kur Kuvendi angazhohet në plotësimin e kësaj detyre kushtetuese dhe brenda 7 ditëve organizohet raundi i parë i votimit.  “Mund të bëhen, mund të mos bëhen propozimet për kandidatët dhe kjo nuk e pengon procedurën”- thotë Kume, duke sqaruar se raundi i votimit mund të realizohet dhe pa patur kandidatë dhe kjo gjë mund të ndodhë në 3 raundet e para.

Sipas Kumes, më shumë se sa respektimi i afateve dhe procedurave ligjore, ky është një moment që duhej të shërbente për realizimin e një procesi gjithpërfshirës në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, ku politika ka mundësinë të angazhojë shoqërinë civile dhe qytetarët.

“Ndjekja e procedurës për të shkuar deri tek propozimet që mund t’i bëhen Kuvendit duhej të ishte një proces konsultimi dhe shqyrtimi të kandidaturave nga të gjithë grupet e interesuara, apo qytetarët,  jo vetëm nga partitë politike”- propozon Kume. Dhe pse gjithsesi, shton ai, “çdo emër që do të vinte do t’i nënshtrohej detyrimit për të mbledhur firmat e 20 deputetëve që të quhej kandidat zyrtar”.

Sipas Kumes kërkesa për angazhimin e shoqërisë civile në proces duhet të jetë e vërtetë dhe jo vetëm për të krijuar një sfond të bukur procesit dhe në fund mazhoranca të zgjedhë e vetme presidentin.

Në Kushtetutë thuhet se Presidenti i Republikës përfaqëson unitetin e popullit, por mënyra e zgjedhjes i jep mundësinë partisë në pushtet që të zgjedh një kandidat të saj, pasi procesi nis raundin e 1-rë të votimit që kërkon 94 vota dhe në raundin e 4-ët mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë ose 71 vota.

“Në qoftë se do të kishe patur vullnet për ta bërë ishte koha që presidenti të zgjidhej me votë popullore”- shton Kume, por sipas tij, edhe një zgjedhje 94 vota është shumë më e mirë se sa me shumicë të thjeshtë. Një president i tillë do të ishte jo aq lehtë i atakueshëm nga partitë politikë mendon Kume.

Presidenti aktual Ilir Meta drejtonte një parti në koalicionin qeverisës me PS-në në 2017-ën kur u zgjodh president dhe para se të betohej u përfshi në fushatë elektorale kundër partisë që e zgjodhi për shkak të prishjes së koalicionit.

Meta e kaloi mandatin e tij si president në këtë konflikt të vazhdueshëm politik me partinë në pushtet dhe ndaj tij u ngritën 2 komisione hetimore për t’a shkarkuar. Mazhoranca votoi për shkarkimin e tij në vitin 2021, vendim i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese duke i lënë Metës mundësinë të përfundonte mandatin.

Etiketa: BIRNdeputetGjykataGjykata KushtetueseIlir MetakandidatëtkonfliktKristaq KumekryetarkushtetueseKuvendKuvendiLigjLindita NikollaMetaParapresidentPSSHTaulant BallaVendimVotazgjedhje
Tjetri
Socialistët kthejnë në ligj të shtetit platformën e vet elektorale

‘Nuk ka trajtime preferenciale’; si u dëbua Edi Rama nga fluturimi i Lufthansas drejt SHBA

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.