Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode dënohet për trafik droge

Gjykata e Posaçme ka gjetur fajtor ish-shefin e Policisë së Dhërmiut Sokol Bode dhe e ka dënuar me 8 vjet burg për përfshirje në trafikun e marijuanës të kryer nga organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit Habilaj.

Edmond HoxhajNgaEdmond Hoxhaj
15:11 | 22/04/2022
Në Artikull kryesor Lajme, Lajme, Në Fokus
Kohe leximi: 1 min për lexim
A A
0
Ekspertet bëjnë thirrje për kufizimin e ligjit shqiptar për përgjimet

Godina e SPAK, Tiranë. Foto: SPAK.

Share on FacebookShare on Twitter

Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode u dënua të premten me 8 vjet heqje lirie për trafik narkotikësh. Sokol Bode u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj.

Koodrinatorja për të drejtën e informimit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Dinora Aleksi sqaroi për BIRN se gjyqtarja Flojera Davidhi ka dënuar të pandehurit Sokol Bode me 12 vjet heqje lirie, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar është vendosur dënimi përfundimtar me 8 vjet burg.

Anëtarët e organizatës së drejtuar nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, u ndaluan në tetor të vitit 2017 nga autoritetet italiane dhe u dënuan në qershor të 2019-ës. Ata u arrestuan nga policia Italiane teksa po tentonin të trafikonin një sasi të konsiderueshme lënde narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Një proces paralel për ta filloi edhe në Shqipëri.

Bazuar në hetimet e drejtësisë italiane dhe asaj shqiptare përfundoi në burg edhe ish-ministri Tahiri, pasi u dënua me vendim të formës së prerë për “shpërdorim detyre” më 24 shkurt. Ndërkohë akuzat e SPAK ndaj Tahirit për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal u rrëzuan si të paprovuara. Prokuroria ngriti akuza edhe për punonjësin e policisë Gjergji Kohila dhe për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, ky i fundit i dënuar për shpërdorim detyre së bashku me Tahirin.

Etiketa: Florian HabilajMoisi HabilajSajmir TahiriSokol BodeSPAK
Tjetri
Krimet zgjedhore: Nga qindra kallëzime, vetëm 2 të dënuar për 25 prillin

Krimet zgjedhore: Nga qindra kallëzime, vetëm 2 të dënuar për 25 prillin

Më të lexuarat

Ekspertet bëjnë thirrje për kufizimin e ligjit shqiptar për përgjimet

Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode dënohet për trafik droge

15:11 | 22/04/2022
Jaeld Çela kundërshton nga arratia shtyrjen e hetimeve ndaj tij

Katër gjyqtare në garë për tre vende të Gjykatës së Posaçme

16:57 | 06/06/2023

Ish-kryebashkiaku Vangjush Dako arrestohet për shpërdorim detyre

19:04 | 06/06/2023
Irena Brahimi

KPA dëgjon qëndrimet për analizën financiare të gjyqtares Irena Brahimi

19:00 | 05/06/2023

Shkeljet e ligjit nga Vangjush Dako janë të dukshme nga satelitët në hapësirë

13:00 | 08/06/2023
Prona me shumicë, mungesa të mëdha: Gjyqtari Gaxha përballet me probleme në veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e ish-gjyqtarit Artur Gaxha

10:44 | 09/06/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.