AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kolegji shkarkon drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin e Imerajt për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë si për veprime të papërshtatshme, që cenojnë besimin e publikut te drejtësia. Imeraj e kundërshtoi vendimin dhe tha se ishte cenuar procesi i rregullt ligjor.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
18:01 | 27/04/2022
në Artikull kryesor, KPA, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Elizabeta Imeraj pas shpalljes së vendimit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Foto: LSA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të mërkurën se pas shqyrtimit në dhomë këshillimi, kishte vendosur shkarkimin e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj. Kryesuesja e trupës, Ina Rama tha se pas shqyrtimit të provave, Kolegji kishte vendosur të ndryshonte vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e pati konfirmuar më herët Imerajn në detyrë.

Sipas vendimit të shpallur nga KPA, Imeraj shkarkohej për shkelje të nenit 61 pika 3 dhe pika 5 të ligjit për rivlerësimin kalimtar të magjistratëve, konkretisht për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë dhe cënim të besimit të publikut te drejtësia në vlerësimin tërësor të çështjes, që përfshinte gjetje edhe në kriterin e profesionalizmit dhe atë të figurës.

Në një deklaratë për mediat jashtë KPA-së, Imeraj e konsideroi vendimin të padrejtë. Ajo tha se ishte cënuar procesi i rregullt ligjor dhe këmbënguli se procesi ndaj saj ishte bazuar mbi ‘dy denoncime anonime dhe dokumente të falsifikuara’.

“Në KPA jam drejtuar me pyetje konkrete:Kush e dëshiron shkarkimin e Elizabeta Imeraj? Vetëm kjo përgjigje nuk u dha në vendimin e  sotëm,” tha Imeraj.

Imeraj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në pranverë të vitit që shkoi, pas një seance me debat me vëzhguesin ndërkombëtar, Theo Jacobs. Pas vendimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi ankimimin dhe rihetimin e Imerajt në të tre kriteret e rivlerësimit. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa e ankimoi vendimin e konfirmit në Kolegj.

Trupa e KPA që gjykoi çështjen kryesohej nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Sokol Çomo, Mimoza Tasi dhe Albana Shtylla. Vëzhgues ndërkombëtar gjatë procesit në KPA ishte Tonci Petkovic.

Në vendimin e shkurtuar, kryesuesja Rama tha se Kolegji kishte rrëzuar fillimisht pretendimin e Imerajt se kishte pasur një regjim të ndarë pasurie me ish-bashkëshortin. Trupa tha se kontrata që përcaktonte regjimin e ndarë nuk ishte deklaruar më herët nga Imeraj në deklarimet vjetore, nuk ishte deklaruar në deklaratën ‘veting’ dhe as ishte regjistruar si e tillë në regjistrat publikë.

Rama lexoi se kjo kontratë ishte sjellë në vëmendje vetëm në një “fazë të avancuar të procesit të rivlerësimit”. Kolegji po ashtu arsyetoi se pretendimi për pasuri të ndara nuk e përjashtonte Imerajn nga përgjegjësia dhe se hetimi kishte gjetur “sjellje që tregonin bashkësi ligjore”.

Bazuar mbi këtë arsyetim, KPA më pas arsyetoi se për pesë pasuri që figuronin në emër të ish-bashkëshortit, Imeraj dhe ish bashkëshorti nuk kishin burime të mjaftueshme. Këto përfshinin 2500 metra katrorë tokë te ish-Fusha e Aviacionit, 400 metra katrorë tokë arë në Mullet që ishte shkëmbyer për të përfituar të parën, që u gjetën me mungesë burimesh. Ndërkohë, KPA tha se nuk ishte provuar as ekzistenca dhe as burimi i ligjshëm i një fondi 80 mijë euro të personit të lidhur.

Për një apartament me sipërfaqe 66 metra katrorë dhe një shtesë 74 metra, KPA tha se subjekti kishte kryer deklarim të pasaktë. Kolegji arsyetoi se për shkak të deklarimeve kontradiktore të Imerajt në deklaratat vjetore, deklarimin veting, deklarimet gjatë procesit të hetimit administrativ, ishte bërë objektivisht e pamundur për të gjetur të vërtetën për këtë pasuri dhe ishte krijuar “pamundësi objektive për të kontrolluar ligjshmërinë e burimeve të krijimit të tyre”. Imerajt, sipas KPA i mungonin burimet e ligjshme për të paguar një kredi dhe kishte mungesë burimesh të subjektit dhe personit të lidhur për një apartament 73 metra në rrugën “Ali Demi”.

KPA tha se kishte gjetur mungesë burimesh edhe sa i përket katit të godinës pesë katëshe të deklaruar si banesë nga Imeraj.

Kolegji tha se në këtë pikë e kishte gjetur të bazuar kërkesën e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa dhe se kishte arritur në përfundimin se Imeraj kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë.

Sa i përket figurës, KPA tha se kishte gjetur sjellje të papërshtatshme të Imerajt sa i përket gjetjes së vëzhguesve ndërkombëtarë se ish-kunati i saj ishte i dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar. Kryesuesja Rama tha se Imeraj kishte pasur një qasje ndaj këtij fakti, që sipas Kolegjit ishte në kundërshtim me ligjin për rivlerësimin dhe kishte treguar mungesë vullneti në zbardhjen e rrethanave.

Gjatë leximit të dispozitivit të vendit, u vu në dukje se Imeraj ndryshoi deklarimet në lidhje me këtë fakt, nga mohimi bazuar në të dhënat e identitetit, te mospasja dijeni për rrethanat. Sipas Kolegjit, kjo tregoi “sjellje të papërshtatshme” të Imerajt.

Po ashtu, sa i përket dy procedimeve penale, një hetim i vitit 2013 dhe atë në lidhje me një vendim të Gjykatës së Kirmeve të Rënda të vitit 2016, Kolegji tha se kishte gjetur mangësi në veprimtarinë hetimore. Sipas vendimit të shkurtuar, këto mangësi kishin cënuar hetimet dhe kishin sjellë pandëshkueshmëri të personave të përfshirë.

E papërshtatshme u cilësua edhe sjella e Imerajt në lidhje me letrën dhe kontaktet me ish-vëzhguesin ndërkombëtar, Hans Klijstra. KPA tha se çdo kontakt jo formal i një subjekti rivlerësimi me anëtarët e trupave të rivlerësimit apo vëzhguesit ndërkombëtarë është sjellje e papërshtatshme, pavarësisht përmbajtjes së e-mailit.

Në fund bazuar në këto tre gjetje në kriterin e figurës dhe profesionalizimit dhe vlerësimin tërësor të çështjes, KPA ka dalë në përfundimin se Imeraj ishte në “kushtet e cënimit të besimit të publikut te sistemi i drejtësisë”.

Bazuar sa më sipër, KPA tha se kishte dalë në një qëndrim ndryshe nga ai i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vendosur: “Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 363, datë 01.04.2021, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Elizabeta Imeraj”.

Pas shpalljes së vendimit, Imeraj për mediat se dikush kishte dashur shkarkimin e saj, por shtoi  se kësaj pyetjeje duhej ti ishte përgjigjur Kolegji. Imeraj pretendoi gjithashtu se argumentet e saj nuk ishin marrë parasysh.

“Është një vendim ‘copy paste’ i rekomandimit të ONM pa marrë parasysh asnjë lloj pretendimi të paraqitur nga ana ime që nga mesi i vitit 2018 dhe deri në seancën e fundit dëgjimore në KPA në 20 prill 2022,” tha Imeraj.

Ajo këmbënguli se nuk zotëronte asnjë pasuri dhe se kishte hetuar qindra çështje nga të cilat vetëm tre persona kishin fituar pafajësinë. Ajo po ashtu la të kuptohej se do ta ankimonte vendimin në Gjykatën e Strasburgut.

“Patjetër që do t’i drejtohemi instancave të tjera, në mënyrë që premtimi i dhënë dy fëmijëve të mi, që normalisht ka një gjykatë që jep drejtësi, të mbahet dhe të mos jemi në këtë situatë,” tha Imeraj.

Etiketa: Albana ShtyllaAli DemiBashkëshortiDrejtësiaElizabeta ImerajEuroFlorianFlorian BallhysaFushaGjykatëGjykatësHetimHetimetImerajIna RamaKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAkrediMagjistratMimoza TasiONMoperacioniOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitProcesi i rregullt ligjorProkuroreProkuroria e Rrethit TiranëRamarivlerësimiSokol ÇomoTHeo JacobsTiranëVendimVetingVëzhguesit
I mëparshmi

Fitorja e Macron s’është humbje e populizmit

Tjetri

Këshilli Europës bën thirrje për përmirësim të kushteve në spitalet e burgjeve

Tjetri
Këshilli Europës bën thirrje për përmirësim të kushteve në spitalet e burgjeve

Këshilli Europës bën thirrje për përmirësim të kushteve në spitalet e burgjeve

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.