AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kuvendi miraton një rezolutë me kritika për Institutin e Krimeve të Komunzimit

Puna e Institutit të Studimeve për Krimet edhe Pasojat e Komunizmit u vlerësua nga opozita, por u kritikua nga mazhoranca gjatë seancës me debat të enjten për punën e institucioneve të pavarura. Të dyja palët votuan një rezolutën me rekomandime për institutin.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
4 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Çelo Hoxha në Kuvend | Foto: LSA

Kuvendi miratoi të enjten një rezolutë për punën e Institutit të Studimeve për Krimet edhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri,  ku i i liheshin 7 rekomandime për t’u përmbushur. Përfaqësues të opozitës e vlerësuan punën e institutit, ndërsa mazhoranca shfaqi kritika kryesisht për rolin në studimet shkencore për periudhën e diktaturës dhe përbërjes së bordit, që siç thuhet në rezolutë ka dy anëtarë në shkelje të ligjit.

Në fund rezoluta e përgatitur nga komisioni i ligjeve u votua nga të dyja palët dhe ISKK-së iu caktuan nga Kuvendi disa detyra për tu përmbushur gjatë këtij viti si; rinovimi i bordit; gjetja e mënyrave për të çuar informacionin tek brezat e rinj, bashkëpunimi me institute kërkimore vendase dhe të huaja, etj..

Kuvendi kërkoi po ashtu rinovimin e marrëveshjen me ministrinë e Arsimit për rritjen e aksesit në shkolla të informacionit për krimet e komunizmit dhe të pasojave të tij dhe krijimin e një baze të dhënash për viktimat e komunizmit.

Drejtori i këtij instituti Çelo Hoxha gjatë prezantimit të punës së tij tha se njohja e të shkuarës vijon të mbetet një problem për tekstet e shkollave, ku ka ndryshime sipërfaqësore për kohën e komunizmit. “Ky ndryshim duhet të jetë rrënjësor”- tha ai.

“Ne nuk merremi me thelbin e çështjes, marrjen e pushtetit nga komunistët që ishte regjim ushtarak në vitet e para. Duke u dhënë historinë korrekte brezave u japim dhe kulturën e shtetit”- shtoi ai duke sjellë si shembull faktin se Partia e Punës kishte pushtetin, po nuk ishte parti elektorale e as politike.

Kryetarja e komisionit të ligjeve, Klotilda Bushka, shpehu rezerva për punën e institutit në aspektin e kërkimit shkencor, qëllim për të cilin është ngritur. “Është e vështirë të kuptojmë sa janë realizuar detyrat në kuadër të thelbit të veprimtarisë”- tha ajo duke shtuar se buxhetet kanë qenë në rritje çdo vit për institutin.

“Në vende të tjera ku ka institucione të tilla ka një përiudhë të kufizuar kohe, janë 32 vjet nga rënia e regjimit komunist dhe ne do të duhet të kemi sot një panoramë të qartë të studimeve të kryera në përmirësimin e fakteve historike”- theksoi ajo duke i kërkuara ISKK-së që të bashkëpunojë me institute të tjera kërkimore-shkencore.

Relatori i rezolutës nga PS, Denis Delili i kërkoi ISKK që “të marrë masa për të ndaluar rastet e papajtueshmërisë së anëtarëve të tij dhe paanësinë e tyre politike” duke iu referuar anëtarëve që mbajnë detyra partiake në Partinë Demokratike.

Deputetët demokratë folën për nevojën e dënimit të krimeve të komunizmit dhe ndryshimin e teksteve shkollore lidhur me këtë periudhë. Dhurata Çupi tha se “studimi i komunizmit pa ndikime politike dhe pa emocione do na bëjë të kuptojmë më mirë atë që ndodhi në diktaturën”. Por sipas saj,  “fakti që mbahen të njëjtat diskutime sa herë ka raporte të ngjashme në Kuvend tregon se në Shqipëri nuk është bërë asgjë për dënimet e krimeve të komunizmit”.

Ajo kërkoi që Ministria e Brendshme të vendosë në dispozicion të ISKK arkivën për studime duke krijuar kështu kushtet për një kulturë të kujtesës.  “Inkurajoj ISKK që të bëë sa të mundet për të krijuar këtë kulturë të kujtesës dhe ta përçojë tek të rinjtë”.

Puna e ISKK-së ka krijuar debate politike më herët me studimet për krimet e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe socialistët ndryshuan ligjin duke i ndaluar studimet para vitit 1944. Ish-drejtori i këtij instituti, shkrimtari Agron Tufa, u përball me akuza nga disa eksponentë të mazhorancës dhe kërkoi azil jashtë Shqipërisë pasi, sipas tij, kishte marrë kërcënime për jetën për shkak të punës së tij.

Etiketa: AkuzaazilÇelo HoxhadebatedeputetDhurata ÇupiISKKKlotilda BushkaKomisioni i LigjeveKrimet e komunizmitKuvendKuvendiMasaMinistria e BrendshmeParaPartiaPSPunaPunëRezolutashkollashqipShqipëriviktimat e komunizmit
Tjetri
Komisionerit për të Drejtën e Informimit përballet me kritika në Kuvend

Komisionerit për të Drejtën e Informimit përballet me kritika në Kuvend

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.